Këtë verë “vendosni” fluturat në sy


Qepallat ngjyrosen, qerpikët marrin jetë me tonalitete gjithë jetë dhe buzët lyhen me nuancë pjeshkë. Peter Philips, drejtor krijues i Chanel, frymëzohet nga krahët e fluturave dhe e kaltra e qiellit për koleksionin e tij të ri “L’été papillon de Chanel”.
Pjesa më e fortë e koleksionit janë pluhurat, që janë të thjeshtë për t’u vendosur.
“Përveç aplikimit të kollajtë dhe vendosjes së lapsit të zi, këto pluhura të reja, janë të freskëta dhe shumë verore”, thotë Philips.
Por janë qerpikët ato që do të bëjnë ndryshimin, protagonist të vërteta të grimit këtë verë falë edhe rimeleve gjithë ngjyrë që u japin syve një kontrast me tonalitetet e pluhurave të syve.
Për thonjtë, manikyrët e propozuar janë me ngjyrat jeshile, blu dhe koral. Ndërsa buzët, ato marrin një pamje më të thjeshtë dhe natyrale për të balancuar ngjyrat e syve për t’i dhënë pamjes një shije vërtetë verore.a.h/noa
91c9dca8-fd7f-45e4-88f3-0932f93899f0.

738c16c4-2b5c-4509-9a07-a93d422c7645.

a4b2ed7d-0a56-4ca0-859d-0b41d158eb58.

bafa3c9f-46a0-4ac9-8992-325f0abdb570.