Home »
» Humor pa kufi me fruta dhe perime, provojini
Humor pa kufi me fruta dhe perime, provojini
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të hani çdo ditë tre herë fruta dhe një herë në ditë perime. E ne të gjithë e dimë se ato bëjnë shumë mirë për shëndetin për të mbajtur larg sëmundje të ndryshme por edhe për të mbajtur kilet nën kontroll.
Por ato kanë edhe një efekt tërësisht psikologjik: humor pa kufi me fruta dhe perime. Të hash disa mollë në ditë ju kthejnë buzëqeshjen. Një pjatë e mirë me sallatë dhe largon nevozismin.
Ky është një zbulim i Universitetit të Otagos (në Zelandën e re). Sipas studimit në ditët kur konsumohen më shumë fruta dhe perime njeriu ndihet më i qetë dhe në gjendje më të mirë psikologjike.
Shkencëtarët kanë vëzhguar 281 të rinj. Ata u kanë kërkuar të rinjve të shkruanin një ditar për 21 ditë mbi ushqimet që hanin dhe gjendjen emocionale të tyre. Duke analizuar të dhënat ata kanë vënë re se në ditët që konsumoheshin më shumë fruta dhe perime përmirësohej edhe humori i tyre si dhe ulej niveli i ankthit dhe i stresit. Efekti positiv vazhdonte edhe në ditët në vijim.a.h/noa