24-vjecarja ka njoftuar fillimisht nëpërmjet faqes së saj në Facebook se “kishtë pësuar një aksident” dhe se ndodhej e shtruar në spital.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, këngëtarja ka denoncuar në polici dhe më pas në media dhunën e ushtruar nga i dashuri i saj.
Nga pamjet shihen qartë shenjat e dhunës në fytyrë dhe në trup. Ajo tregon se është dhunuar sistematikisht vitin e fundit nga i dashuri i saj dhe zënkat kanë qenë për shkaqe ekonomike.





