Bujar Kapexhiu: Politikanët gati zemërohen kur nuk i’u bëj karikatura


“Për një karrige”, kështu e ka titulluar përmbledhjen me 350 karikatura Bujar Kapexhiu, të cilën e prezantoi dje  në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës.
“Ky është libi i dytë  dhe unë fillova botimin  e kësaj serie pikërisht me përmbledhjen e dytë , pasi përkonte me  kohën e zgjedhjeve …Është një situatë e nxehtë.Qindra veta po luftojnë  për një karrigë dhe ne bërtasim e duartrokasim për ta. Unë zgjodha këtë periudhë , pasi libri im përmbledh një hark kohor  që përfshin zgjedhjet e kryetarit të Bashkisë dhe të Presidentit të Republikës. Janë 350 karikatura që i përkasin kësaj periudhe. Skena, prapaskena, batuta, intriga, përqafime, brohoritje, sharje, fyrje…Të gjithë për një karrige”, tregon Kapexhiu.
Ai shprehet se politika shqiptare ka  kaq shumë gjëra që të frymëzojnë , inatosin, të nervozojnë dhe të bëjnë për të qeshur.
“Unë edhe nëse jam i inatosur përpiqem që ta trajtoj me  anë të së qeshurës, që edhe të kuptohet gabimi, edhe ta godasim, por mundësisht edhe të qeshim”,pohon ai.
Kapexhiu tregon se përgjithësisht karikaturat e tij mirëpriten nga politikanët, madje ka nga ata  që kur nuk u bën  ndonjë karikaturë gati zemërohen…
“Të gjitha karikaturat bëhen për të ndrequr ose të godasin diçka, këshu që ka edhe reagime, të marrin në telefon, shfajësohen, por përgjithësisht  janë të prirur që të buzëqeshin me këto vepra edhe kur kritikohen”, nënvizon  për gazetën “Panorama”.
Kapexhiu shton se shumë politikanë kërkojnë origjinalet e karikaturave , si Ben Blushi, Arben  Malaj, dhe thekson se i apasionuar  pas karikakaturave ka qenë Gramoz Pashko./A.XH