Endje mëngjesore me barkun bosh. Ende janë hijet aq të gjata sa ta arrijnë gjallërisht xhaminë mbi kreshtën shkëmbore. Në një gjysmë ore gjendem lart. Disi i frikësuar prej gjarpërinjve. Mbi cilin gur mund të shëlliheshin ata në diell? Por nuk më ngecet këmba në asnjë gur dhe nuk rrëzohem. Xhamia përbëhet prej një kubi dhe një motivi tetëkëndësh kubeje. Model i thjeshtë gjeometrik. Thjeshtësi ballas peizazhit të maleve. Nëpër dritare fryn një erë që të ngrin. Kubeja është plot të çara. Në çdo çast mund të rrëzohet, porsi një traditë... more »
Idetë e papërkryera
*Lexime filozofike* *At Gjon Shllaku* Asgjë nuk është më e rrezikshme dhe më pak diturore se të sundohesh në praktikë nga ide të papërkryera. Ashtu siç është se e shumta e njerëzve flet më tepër se di, ashtu është e vërtetë se pakica më e vogël di më tepër se flet. Duke lënë anash turmat e popullit të ulët po të marrim e të kundrojmë edhe çetat e atyre që e mbajnë veten të kallaisur me kulturë e qytetërim shpesh herë kemi për të mbetë të deziluzionuar për varfërimin e ideve fuqiprurëse të njëmendta të tyre e çka është më zi, për kuptimin e mkangët e jo fort rrallë edhe të dalluesh... more »
Londo: Si u sulmua Lasgush Poradeci në Lidhjen e Shkrimtarëve
*“Jeta që na dhanë”, libri që pritet të dalë në treg*. *Londo: Diskutimet kundër Poradecit në Lidhjen e Shkrimtarëve.* *Dënimi me harresë i poetit, debati i ashpër në vitet ’80 dhe ceremonia pompoze mortore.* *Shemëria mes gazetave “Drita” dhe “Zëri i Popullit”* *“Raporti i nderë me Ramiz Alinë e sulmet ndaj redaksisë”* Bardhyl Londo Gjatë viteve të diktaturës ishe i detyruar të vishje kostumin që të kishin prerë të tjerët, në të kundërt kishte pasoja të rënda. Jo më kot shkrimtari e poeti Bardhyl Londo e ka quajtur librin e tij me kujtime nga ajo kohë “Jeta që na dhanë”. Përmes l... more »
Londo, ndjesë Kadaresë për heshtjen pas pretencës penale të ‘Pallatit të ëndrrave’
BARDHYL LONDO (MAJTAS) ISMAIL KADARE *Mbi librin me kujtime “Jeta që na dhanë”* *Brenga e shkrimtarit që s’e mbrojti kolegun gjatë sulmeve për “Pallatin e ëndrrave”* Një botë bardhezi nuk ka nevojë as për letërsinë, as për shkrimtarin. Shoqëri të tilla janë totalitare. Ne ende e kemi kujtimin dhe trashëgiminë e një shoqërie të tillë. Në një aso shoqërie ekstremesh, ku vdekja e artit është siguri matematike, ku “e mira” dhe “e keqja” e skajshme ishin terminologjia jonë, lind pyetja: Si jetoi, si mbijetoi, si u transformua, si doli prej asaj shoqërie shkrimtari dhe intelektuali shqip... more »
Ernest Koliqi- letrar u dënua nga kolegët e tij
*VISAR ZHITI* * VISAR ZHITI* Fenomeni Koliqi i tejkalon vdekjet e veta, atë që është e natyrshme për jetë njerëzish dhe veprash, por dhe ato që ia dhanë plot me mëri, vdekjet si dënim dhe hakmarrje parake. Sipas sentencës latine mund të themi se vepra koliqjane tashmë i është vënë udhës së ringjalljes e jo vetëm të vetvetes. T’rrëzuemin due tá çoj nga balta; due m’u ngjit’ mbi maje t’nalta me shtegtar’qi kerkojn’ Dritën… *Ernest Koliqi* Ernest Koliqi Duke e parë të (ri)botuar, mbase duket jo aq e shumtë, por rëndësia e saj është e jashtëzakonshme dhe cilësia po ashtu. Ajo është m... more »
Efemerizma Vjeneze
*Musa Ramadani* Veç në mëngjes, Vjenë E di esullisht se sa (e) Paskam jetuar ditën dje E sotmja i ngjason ëndrrës Vjenë, mëngjesin që do të vije Vallë, do ta dija se si (e) Paskam shpenzuar ditën Ditë-e- Natë, Natë –e – ditë Vjenën efemere përjetoj. *//Vjenë, më 4/5 mars 2010//* *Te caffe “LAVAZZA*” (Nga notes book) Foto: Sharr Rezniqi
“NUSE NË DERËN E HASMIT”, ME AUTOR PANDELI SIMSINË, PRURJE E RE NË LETËRSINË TONË
*Nga: Prof. Murat Gecaj* * * *publicist e studiues-Tiranë* * Nga e djathta: B.Xhama, P.Simsia e M.Gecaj* 1. Të martën paradite, në sallën “Tefta Tashko”, të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u organizua përurimi i romanit “Nuse në derën e hasmit”, me autor Pierre-Pandeli Simsia, banues familjarisht në Nju Jork. Kishin ardhur familjarë, kolegë e miq të autorit, shkrimtarë, poetë e publicistë, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj. Tubimin e rastit e hapi Irena Toçi, drejtoreshë e SHB “Toena”, e cila foli shkurt për këtë botim të ri të autorit P.Simsi... more »
Sa i bukur, bukureshti (Shkëputje nga libri në përgatitje “shpen’ udhëtar”)
Bajram Sefaj Mbresa udhëtimi Nga të gjitha shtegtimet e mia të derisotmet, kujtimin më të përzishëm (më të turbulluar) e ruaj nga vizita e parë Bukureshtit dhe Rumanisë, në përgjithësi. E kisha një (si) borxh, ta vizitoj këtë vend. Ndër të tjera, për dy arsye madhore. E para: dihet mirëfilli së “historia” e Shqipërisë, (pra edhe e Kosovës), është ngushtë e lidhur me “historinë” e këtij shteti. E dyta, ndoshta edhe më e rëndësishmja, atje, në Bukureshtin e bukur e të madh, tash e një kohë të gjatë, punon e krijon, dueti pogradecar Kyçyku, Kopi dhe Ardiani, atë bir. Që ta v... more »
Kujtimet e komunistes së radhëve të para dhe të persekutuarës Selfixhe Ciu Broja: Si u vra Qemal Stafa dhe dy internimet në diktaturë
Kopertina e librit “Tallazet e jetës” Një vajzë që e kishte dashur aq shumë lirinë, saqë poezitë e tregimet preferonte t’i nënshkruante Kolombia-Pëllumbesha, nuk e kishte menduar kurrë se pikërisht lirinë do t’ia dhunonin. Lindur në një familje të kamur gjirokastrite, ku kultura e arsimimi konsideroheshin pa dyshim “pajë”, shoqe fëmijërie dhe pene me Muzine Kokalarin, Selfixhe Ciu nuk mund të ishte nga ato vajza që rrinë në prapaskenë. Gazetat “Drita”, “Populli”, revista “Bota e Re”, “Diana” etj., do të bëheshin skena e ideve të saj në mesin e viteve ’30. Pushtimi fashist i Shqipë... more »
Në “digën” katolike!
Ka dalë nga shtypi me leje të etërve françeskanë një nga botimet e rëndësishme të albanologut kroat, Milan Shuflaj “Situata të Kishës në Shqipërinë paraturke- zona e dërptimit ortodoks në “digën” katolike”. Përktheu nga orgjinali gjermanisht dhe përgatiti për botim Edmond Malaj, duke e pajisur me hyrje dhe parathënien e autorit. Kjo vepër është një punim konsideruar me vlerë për historinë e Kishës Katolike në Shqipërinë Mesjetare, por në të ka shumë të dhëna edhe për Kishën Ortodokse. Përgatitësi i veprës na bën të ditur se ky punim është kapitulli IX i një historie të Shqipërisë, ... more »
KRUSHQIT NUK BËJNË PAQË…(Tregim nga: ALEKO LIKAJ)
ALEKO LIKAJ Lam Kukunja iku përsëri. Këtë herë i prishur në fytyrë, i vrarë dhe i heshtur. Dilo Jagodina, xhaxhai im, i vuri llozin derës së oborrit dhe u kthye midis nesh i pafjalë. Që prej më shumë se dy orësh ishim ulur në disa karrige në mes të korridorit të madh të shtëpisë së xhaxhait, ku dielli i mesditës nuk na ndriçonte më. Kishim qenë pjesë e një delegacioni, që ishte vënë përballë palës tjetër të ardhur nga kryeqyteti, në të vetmin hotel turizmi në qytetin tonë. Do të pritej fjala për një fejesë që dukej se nuk do të bëhej më. I kishte të pakta shpresat. La... more »
FILOZOFIJA E JETËS KA KUPTIMIN E PLOTË NË VARGUN E DHURATA LEZODHURATA LEZOS
Sokol DEMAKU DHURATA LEZO *-këtë filozofi lexuesi do e gjejë në librin e saj met ë ri me peozi “Shiu i dashurisë”, botoj shtëpia botuese Milosao-Gjirokastër* Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i poetës së re nga Kuçova, Dhurata Lezo, pas librit të parë ”Dhimbja e mosqeshjes” dhe atij prozatik ”30 vjet lumturi”. Po të ndalemi në ditët e sotme intelektuali i vërtetë jeton në dy botë, atë të ideve dhe atë të realitetit konkret, sepse sipas Platonit ”E bukura është shkelqimi i së vërtetës”. Misioni i shkrimtarit është përshkrimi i relaitetit jetësor, atij rea... more »
Gi de Mopasan, Gratë e pasditeve të së dielës
“Është mesditë. Familja drekon nën hijen e dardhës së mbjellë para portës: babai, nëna, katër fëmijë, dy bujkesha dhe tre argatë. Gjatë ngrënies pothuajse nuk kuvendohet. Hahet supa pastaj mbushet pjata nga pjatanca plot me patate të skuqura në dhjamë. Herë pas here, një nga shërbyeset çohet dhe shkon në qilar për të mbushur një kanë me sidër. Babai, një burrë rreth të dyzetave, sodit hardhinë para shtëpisë së tij, një hardhi me një trung të zhveshur e që ishte i dredhur si një gjarpër nën qemer gjatë gjithë murit. Ai e çau heshtjen dhe tha: – Hardhia e babos lulëzoi shpejt këtë vit... more »
Edmond Tupja: Në edukatën tonë fetare trupin e femrës e masakrojnë
*Violeta Murati* E gjejmë shkrimtarin David Foenkinos me kokën kthyer, fort në të djathtë, nga zëri i lëshuar që i takonte pamjes po aq karizmatike sa autori, përkthyesit Edmond Tupes. Në anën e pasme të librarisë “E Për7shtatshme”, përkthyesi po i shpjegonte një grupi të rinjsh se romani “Delikatesa” e Foenkinos është filozofi e qartë se si e tashmja është e kaluar! Sentencat e zgjedhura janë delikate, plot ndjeshmëri që krijon një distancë klasike se si mund të shkosh drejt ëndrrës, kur sapo je shkëputur prej saj! Në fakt, ky ishte vazhdimi i fjalës së përkthyesit duke lëshuar në... more »
Partitë pa politika kulturore
*Ndue Ukaj* Kultura si term, ashtu siç e përkufizon Raymond Williams, një pionier i teorive kulturore në marrëdhëniet ndërkombëtare, është një nga dy ose tri fjalët më të komplikuara të gjuhës angleze. Ne do të thoshim se jo vetëm të gjuhës angleze, por çdo gjuhe. Kultura është një nga termat të cilin çdo njëri duket se e kupton, por asnjë në mënyrë adekuate s’mund ta definoj. Kur bisedojmë për kulturën, ne mendojmë në shumësi tiparesh shpirtërore e materiale të një vendi, siç janë: trashëgimia, libri, filmi, muzika, etj. Kulturat e vendeve të ndryshme, kanë arrit të krijojnë shenj... more »
Lumină din lumină
** *Vëllimi “Ditë nga drita” u promovua në festivalin “Lucian Blaga” në Sebesh (Rumani). Filozofi rumun Lucian Blaga në gjuhën shqipe* *Marius Dobresku* Në datat 9-11 maj 2013, në Sebesh dhe Lancrëm në Rumani, u zhvillua një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore kushtuar shkrimtarit dhe filozofit rumun të shekullit të njëzetë, Lucian Blaga. Festivali Ndërkombëtar “Lucian Blaga”, tani në edicionin e tij të 33-të, mblodhi rreth veprës së mendimtarit dhe poetit të madh rumun studiues dhe krijues të huaj, artistë dhe interpretues nga e gjithë Europa. Promovime librash, kumtesa, rec... more »
Eqrem Basha - Varrë (fragmente)
*Eqrem Basha* *Varrë* Koha Biblioteka ODA Prishtinë 2013 *1 **Kufiri* f.12 Te ne kufijtë janë varrë të hapura, rreze topash, sinorë që i ngul e i shkul i huaji dhe s’e pyet asnjëherë të zotin. Nuk na ndajnë nga të tjerët që s’janë si ne, por futen midis nesh, ndajnë vëllanë nga vëllai, djalin nga babai, burrin nga gruaja… f.14 Zona e kufirit shfaqej në forma dhe mostra të pazokonshme. Ndonjëherë lëvizte e hapej, si lumenjtë që gërryenin brigjet duke përvetësuar ara e brinja dhe duke i shndërruar në shkurre të thata tokat e bukës, livadhet e buta..Ndonjëherë ngjitej majave t... more »
Ka një krizë të leximit
David Foenkinos/Një nga shkrimtarët më bashkëkohorë sot në Francë tregon lidhjen e tij me të shkruarin, Parisin, krizën e leximit sot, dhe kritikën agresive franceze… *Alda Bardhyli * David Foenkinos Nga dritarja e apartamentit të tij në Paris, David Foenkinos duket se gjeti subjektin e romanit të tij të ardhshëm. Një grua që puth papritur një burrë, do ta frymëzonte shkrimtarin që po i afrohet të 40-ave të shkruante romanin që do ta kthente në autorin më të shitur në Francën e sotme, “Delikatesa”. Prej kohësh ai mendonte të shkruante një histori për kthimin sërish në jetë, pas ... more »
Zbulohet në Muzeun e Elbasanit dorëshkrimi i Petro Nini Luarasit që daton më 1909
Një dokument i rrallë ka dalë në dritë së fundmi, pas një hulumtimi në arkivin e pasur të Muzeut të Elbasanit. Dorëshkrimi trefaqësh, me shkrim dore dhe ende me shkronjat e alfabetit të Stambollit është shkruar me aq kujdes dhe korrektësi nga vetë drejtuesi i atëhershëm i shkollës së Negovanit, Petro Nini Luarasi. Nuk dihet se si kjo letër ka përfunduar në radhën e arkivave të Muzeut të Elbasanit por ka gjasa të ketë qenë pjesë e bibliotekës së Lef Nosit, i cili kishte një interes të shtuar për zhvillimin e arsimit dhe kishte kontakte me shoqëritë atdhetare të asaj kohe. Gjithses... more »
Një verë me Lasgushin - Aleko Likaj
Aleko Likaj Ai qëndronte përtej i heshtur me fytyrë nga liqeni. Dukej i pakët nga trupi, që kishte filluar të kërrusej, ndërsa supet i vareshin poshtë si të lodhura. Ndoshta nga pesha e viteve. Ca leshra të bardha që dilnin poshtë borsalinos verore, lëviznin nga një puhizë e lehtë që vinte nga larg e vendi i huaj, përballë, i cili tretej si një konfiguracion i çuditshëm, në një breg, që herë-herë, ngjasonte me një vetull të hollë femre, përçudnohej nga avujt e nxehtë. Poshtë te këmbët një qenush i vogël bënte rathë, duke lëvizur i shqetësuar, sikur të kërkonte diçka nga i zoti, që... more »
Zyba Hysen Hysa: Që të fitojmë lirinë, duhet të fillojmë “luftën”, pasi të kanë pushuar krismat e armëve...
*(Refleksione rreth librit ADEM DEMA “Shkrumbnajë e Dashuri”)* Zyba Hysen Hysa Për herë të parë, takoj drejt për së drejti Qëndresën e Gjallë Kombëtare, Adem Demaçin, me 11 prill 2013 në Akademinë se Shkencave në Tiranë, ku përurohej vepra e tij “ADEMDEM” prej 10 librash; “Fërkime”, “Gjarpërinjtë e Gjakut”, Libër për Vet Mohimin”, “Helli dhe Mimoza”, “Nënë Shega e Pesë Gocat”, “Shkrumbnajë e Dashuri”, Dashuria Kuantike e Filanit”, “Alb Prometeu”, “Politika dhe Pushka” “Tung, Vargu Im”. Unë kam veti natyrale të njoh njerëzit me aftësi të jashtëzakonshme, edhe kur i shikoj drejt për... more »
Luljeta Lleshanaku Shqipëria, vendi ku nuk gjen kurrë paqe
Pyetësori i Prustit *Luljeta Lleshanaku* *Poetja Luljeta Lleshanaku e ka një arsye që zhvendoset herë pas here në Nju Jork. Është qyteti ku do t’i pëlqente të jetonte për gjithçka që ai ofron. Zbulimi i asaj çfarë nuk shihet në çmendurinë dhe ritmin e këtij…* *Cila është ideja jote për lumturinë?* Momente të cilat na bëjnë të ndjehemi mirë, në kohë të vështira. Një llogari kursimi, do ta quaja. Ne kurrë nuk ia japim çmimin që meriton në kohën që ndodh, por vetëm pasi ajo ka marrë fund. *Cila është frika më e madhe?* Errësira dhe ambientet e mbyllura. Shpesh më zë paniku në dhoma p... more »
Aforizma nga Sami Frashëri
Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij. Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz të pa mend. Mos i poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy fjae të tyre, sepse diamanti sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formë të përsosur. Duke gërmuar tokën, del ujë. Dituria është e gjatë, jeta e shkurtër. Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve. Qeveria e mirë lind nga rregulli dhe kujdesi. Mos u tremb nga shuplaka e mikut, duhet të kesh frikë nga lëvdata e armikut. Martesa është një urë në mes shthurrjes dh... more »
Beteja që ndërroi rrjedhën e historisë
Për arsyet politike antisovjetike të asaj kohe, në vëllimin “Poezi gjermane dhe austriake”, që u botua më 1987, nuk u përfshi “Këngë djepi” në Moskë. Në atë kohë, përktheva nga gjermanishtja dhe poezinë “Stalingradi”, që për të njëjtat arsye të mësipërme s’mund të përfshihej në atë vëllim *Dita e Paqes në Europë**Petraq Kolevica* Më 9 Maj përkujtohet dhe festohet dita e 9 Majit 1945, kur u çlirua Europa, përfundimisht. Lufta e Dytë Botërore mbaroi, u bë paqe. Në Gjermaninë e rrënuar nga luftimet dhe bombardimet hynë triumfalisht ushtritë aleate. U shpartallua dhe përfundoi kështu... more »
Legjenda e vetmisë së Ridvanit
*Aristea Kola* *Legjenda e vetmisë e Ridvan Dibrës: teknika narrative, fabula e pjesshme* *nga Zuku Bajraktár dhe heroi i romanit* Romani Legjenda e vetmisë, libri i fundit i shkrimtarit Ridvan Dibra, vjen për lexuesin si një lloj i veçantë i lëvrimit të letërsisë shqipe (në dekadat e fundit?). Kjo vepër paraqitet me risi gramatikale, stilistikore e strukturë krejt ndryshe në krahasim me librat e mëparshëm të këtij autori. Legjenda e vetmisë lëndën e saj burimore (fabulën) e ka përftuar nga një “legjendë e moçme”, siç pohon edhe vetë shkrimtari në citimin dhe parathënien e librit... more »
RELIKTET E MBIJETESËS
** * * *Shkruan: Ahmet Selmani* *Moikom Zeqo: Papagajtë e Nembrotit (tregime nga ex-Cyberia), botoi “Toena”, Tiranë 2012* *a) Përsiatja e ekzistencës* Secilën herë kur janë bërë zbulime ose shpikje të mëdha për njerëzimin, gati në të njëjtën kohë është ringjallur edhe shqetësimi i njohur për ekzistencën e shumë gjërave që na rrethojnë, e në këtë rast, pa dyshim, edhe të letërsisë si formë shpirtërore, duke u shndërruar kështu në një temë debati në faqet e shtypit, si dhe në tribuna të ndryshme akademike. Kjo do të thotë se droja në fjalë është relativisht e vjetër, porse, sidomo... more »
Stilistika vs. Retorika
Nëse gjuha në poezi mund të përfytyrohet jo si veshje e mendimit, por edhe si trup i kuptimit, atëherë analiza e ka pranuar poezinë si fakt dhe jo thjesht si disa incidente të saj *ARS POETICA* *(Një vështrim tjetër i poezisë shqipe)* *GAZMEND KRASNIQI*** Në gjykimin e sotëm ajo që i dha vend qendror analizës letrare është bindja se format dhe kuptimet e letërsisë janë gjuhësore. Nga dija klasike për gjuhën si veshje e mendimit, e cila e kufizonte analizën letrare, u kalua te kategorizimi i tipareve stilistike dhe përshkrimi i dekoracioneve të jashtme. Për sa kohë realiteti... more »
Në kërkim të së tashmes së humbur - Milan Kundera (Ese)
Ne mes te Spanjes, diku midis Barcelones dhe Madridit, dy njerez jane ulur ne kafenene e nje stacioni te vogel: nje amerikan dhe nje vajze e re. Nuk dime kurrgje rreth tyre, perveç qe presin trenin per ne Madrid, ku vajza e re do te kryeje nje operacion, sigurisht (fjala s’eshte shqiptuar asnjehere) nje abort. Nuk e dime cilet jane, ç’moshe kane, nese duhen apo jo, nuk dime cilat jane arsyet qe i kane çuar ne kete vendim. Biseda e tyre, anipse eshte riprodhuar me nje saktesi te jashtezakonshme, nuk na jep asgje per te ftilluar arsyet, dhe te kaluaren e tyre. Vajza e re eshte shtr... more »
Arbëreshi Elio Miraço, një letër intime për Amik Kasoruhon Ti, banori i urtë i Monopolit…
“Pa mëri” është botimi publicistik i përkthyesit e shkrimtarit Amik Kasoruho, mbështetur nga Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pegi”. Libri përfshin shkrime dhe intervista, si dhe artikuj të Kasoruhos mbi fenomene letrare, autorë, personalitete që kanë interferuar në jetën si shkrimtar, e përkthyes. Në mbylle të librit, si epilog është një letër e shkurtër e studiuesit të letërsisë shqipe në Universitetin “La Sapienza” të Romës, e arbëreshit, prof. Elio Miraço, ish-nxënësit dhe më vonë bashkëpunëtor i Ernest Koliqit, i cili ia dërgoi autori... more »
Lumo SkëndoTë shpresojmë vetëm nga vetja jonë!
*Lumo Skëndo* Janë ca gjëra që njeriu vetiu i kupton fort mirë, ca mendime që janë shumë të kthjellta në kokë të tij; nga ky shkak i duket se dhe gjithë bota, duhet që t’i kuptojë, kështu pandeh se nuk është fare nevojë që të ndritojë kuvendin e ta çpalosnjë gjer e gjatë fjalën. Po për fat të keq nuk është kështu: shumë sende i kuptojmë pakë me mundim, se ajo q’është fare e çelur për njërin, mund të jetë e turbulltë për tjatrin. Pastaj, një e vërtetë e madhe është kjo: atë që duam kuptohet çiltazi lipset që ta themi fare çiltazi, ta themi dhe ta themi prapë, dy herë, dhjetë herë, një... more »
…çka burrat thonë, mos u frikëso, vashë, zbutu!
** *Poezi të shkëputura nga antologjia e poetëve të lashtë grekë, shqipëruar e përzgjedhur nga Ilia Ballauri; janë poezi liriko-erotike që përfshijnë harkun kohor të një mijë vjetëve* *Karrem i ëmbël, fytyra jote joshëse* * Të vunë përpara vitet, të mbaruan* *Arkiloku* Tashmë të shkoi gjithçka, asgjë më nuk të mbet, nga lulëzimi i butë, i njomësisë së trupit tënd … u tha…, u thave, vaj medet. Tmerri i moshës, po të merr për fund, ai karrem i ëmbël, (pra fytyra jote joshëse) u shkri, prej kohës u mund. Prej shumë furtunash, që vitet mbi ty lëshuan, jo, s’rezistove dot, të vunë përpara... more »
MISTERE NATE - Mihallaq Qilleri
MIHALLAQ QILLERI Dhe thamë se tashmë kishte ardhur koha të flinim.. Ti veshe këmishën e purpurt të ëndrrës, Unë u shtriva para teje për të pritur afrimin e magjisë. Ti fike dritën e madhe të përjashtimit prej botës, Unë abazhurin e intimitetit ndeza ndërkohë, Sikur të doja të shtoja hijet ndër muret e zbrazta. Më kujtohet mirë... Ne bëmë dashuri të uritur mes zjarresh të habitshëm, Si popujt e egër lakuriq mbetëm në pyjet e fshehtësisë Shpërbërë te njeri-tjetri e fisnikërisht të etur. Nuk e di se kush fjeti më parë prej nesh.. Ndonëse kishim premtuar se gjumin do ta ndiqnim.. Pas perdeve... more »
U promovua në New York: libri “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri” i Mal Berishës
*Nga BEQIR SINA, New York* *“Mal Berisha, aktualisht ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretëri të Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës, për të gjithë ata që e njohin e kuptojnë fare mirë se ndonëse ai është një diplomat i arrirë, përmes këtij botimi ai vjen dhe si një studiues, një person që merret me meditimin”, ka thënë ambasadori i SHBA, në Tiranë z. Aleksandër Arvizu.* YONKERS NEW YORK : Shkrimtari, publicisti dhe analisti i cështjve politike, Ambasadori i Shqipërisë në Londër, dhe jo rezident në Republikën e Irlandës, zoti Mal Berisha, në New York, në njërin nga ambi... more »
EDHE NJËHERË PËR SAMI FRASHËRIN
*Nga Bledar KOMINI* *Jeta dhe vepra e Sami Frashërit* Dijetari dhe ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare Sami Frashëri, lindi më 1850 në fshatin Frashër. Që në fëmijëri atij i vdesin të dy prindërit, kështu që detyra për të mbajtur familjen i bie vëllait më të madh Abdylit. Duke qenë gjashtë vëllezër dhe dy motra, Abdyli e kishte të vështirë për t’i mbajtur ata në një fshat si Frashëri, ku ishte e pamundur që të gjeje një punë me të ardhura të mjaftueshme. Prandaj ai vendosi që familjarisht të shpërnguleshin për në Janinë që në atë kohë ishte qendra e vilajetit. Pasi u vendos... more »
Mbi dritare hëna. Erë po frymon.
*Sergej Esenin* Mbi dritare hëna. Erë po frymon. Plepi, në të zhveshur, zbardh e argjendon Diku vetmitare, harmonika qan, Herë më duket larg, herë fare pranë Qan e qesh njëheraz si larëz me borë Ku je bliri im, bliri shekullor?! Edhe vetë dikur merrja harmonikën, Që me natë për festë shkoja zgjoja miken. Por tani për të nuk kam asnjë vlerë, Nën këngën e huaj qesh e qaj ngaherë *Shqipëroi: Qazim Shemaj* *Përgatiti për botim: Mia Mia*
UJKU DHE LEJLEKU
*LA FONTEN* Ujku, thonë, në vend tënë nukë nginjet dukë ngrënë. Një ujk, vetëm e pa miq, hëngri shumë, sa desh vdiq: një dit’ i mbeti një ashtë në gryk’ e s’mund ta nxirr jashtë, Thërrit, bërtit në një brek, ulërinte, tundtë vëndë; e dëgjoi një lejlek, për ujkun i erdhi rëndë me qeft të gjatë që kish, i nxori ashtën pa mish. Pastaj, për këtë shërbim, nga ujku deshi pagim “Pagim, tha ujku, kërkove? Ç’të lipsen të tilla fjalë? Nuk është mjaft që shpëtove nga goj’ e ujkut i gjallë? Guxon e kërkon pagim: Shporru! Ndryshe s’ke shpëtim!” Përktheu: Çajupi Perzgjodhi: Mia Mia
Profesioni më i mirë në botë
*Gabriel Garcia Marquez* Kur pyeta një herë në një universitet të Kolumbisë se çfarë provimesh aftësie apo të karakterit profesional iu nënshtrohen personat që dëshirojnë të studiojnë për gazetari, përgjigja që mora ishte e prerë: “Gazetarët nuk janë artistë.” Në një farë mënyre, këto pikëpamje ushqehen nga bindja se gazetaria e shkruar është një zhanër letrar. Këtu e pesëdhjetë vjet të shkuara shkollat e gazetarisë nuk ishin në modë. Ky zanat mësohej në zyrat e redaksive, shtypshkronja, qoshkat e kafeneve më të humbura, si dhe festat e organizuara të premteve në darkë. Gazeta përg... more »
Lasgush Poradeci: Miqësia me gazetaren ruse
Petraq Kolevica sjell në një libër detaje nga miqësia e gjatë me Lasgush Poradecin Poeti (Lasgush Poradeci) pikturë nga Stefan Taçi Ata do të takoheshin për herë të parë në shtator të vitit 1957. Atëherë një djalosh që sapo kishte mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe kishte nisur punën që gjithnjë kishte ëndërruar si arkitekt projektues, takimi me poetin do t’i zgjonte një ëndërr tjetër të vjetër që flinte brenda tij, poezinë. “Njohja s’ishte gjë tjetër veçse nja dy takime te veranda e shtëpisë së tij në Tiranë”, kujton përkthyesi dhe arkitekti Petraq Kolevica. Shtëpit... more »
Fuqia e fjalës - VEDAT KOKONA (Botuar më 1939)
VEDAT KOKONA Që nga koha e Ifigjenës e deri në ditët t’ona fjala nuk ka humbur dhe as që ka nër mënd t’a humbasë fuqin e saj.Një ditë, në një refleks të titulluar “Mënyrë foljeje”, shkruanja: “Ndjenjat t’ona, të gjitha nuancat e psihikës s’onë shprehen me anën e të qeshurit, të qarit të kërcyerit, të kënduarit etj. Mendimet që na e përshkojnë mëndjen i rëfejmë me anën e fjalëvet që themi ose shkruajmë”.Nuk do të kthehesha prap mbi këtë subjekt, me gjith që mund të shkruhen vëllime të tëra mbi të, po të mos më kishin thënë: ç’ësht fuqija e fjalës?Ja një pyetje që na vihet shumë rra... more »
Pёr zemrën time - Pablo NERUDA
Pёr zemrën time mjafton gjoksi yt, Pёr lirinё tёnde mjaftojnё krahёt e mi. Nga goja ime do tё arrijë gjer nё qiell, Ajo qё ishte e fjetur mbi shpirtin tёnd. Tek ti ёshtё iluzioni i çdo dite. Bije si vesa mbi kurora lulesh. Gёrmon horizontin me mungesën tёnde. Pёrjetёsisht nё ikje si dallga. Kam thёnё se këndoje nё erё Si pishat dhe si direkё anijesh. Si ata je e lartё dhe e heshtur. Dhe trishtohesh befas, si njё udhëtim. Mikёpritёse si njё rrugё e vjetёr. Tё popullojnë jehona dhe zёra nostalgjikё. U zgjova dhe ndonjëherё emigrojnë dhe ikin Zogj qё flinin nё shpirtin tёnd. *Përktheu F... more »
Nuk ke pse më do - Leonard COHEN
*Leonard COHEN * Nuk ke pse më do ngaqë je si të gjitha gratë që përherë më kanë munguar U linda për të rendur pas teje çdo natë dhe prapë jam orteku me burra që të dashurojnë Të takoj në tryezë ta marr grushtin mes duarve të mia në taksi nusesh zgjohem fillikat gishtat e mi te mungesa jote në Bujtinën e Virtytit. I shkrova tërë këto këngë për ty ndeza qirinj të kuq e të zinj në trajtën e një burri dhe një gruaje u martova me tymin e dy piramidave me nallane druri u luta për ty u luta të më duash u luta të mos më duash. *Përktheu Ilir Sofroni *
ERDHI NJË GRUA - Angjelo Siqelianos (1884 – 1951)
Angjelo Siqelianos (1884 – 1951)* * *Erdhi një grua që zbriti nga malet siç zbret një drenushë, gjithë hofje e brofje, siç zbret luanesha e re duke mbajtur nderë mbi gji si mahramë e hollë zemrën e vet – blatimin e fshehtë. Erdhi një grua që mbante në prehër – si lepur me gjak të prerrët që trembet dhe nga një gjethe – dëshirën e vet. Erdhi drejt meje ashtu siç vjen shqota te pema e vetmuar që ngrihet mes fushës, te pema e vetmuar që ngrihet mes fushës, te pemë kurorëmadhja që ka për kufi veç gjithësinë. Dhe ja profetisht një zhurmë e madhe nis qielin të mbushë. Erdh... more »
Si të ndërtojmë një univers që të mos shkërmoqet pas dy ditësh
Nga Philip K. Dick Gjithnjë kam shpresuar se duke shkruar romane e tregime, të cilët e përmbajnë pyetjen "Ç'është realiteti", një ditë do e kisha një përgjigje. Dhe po kështu shpresonte shumica e lexuesve të mi. Kaluan vite. Shkrova mbi tridhjetë romane dhe njëqind tregime, dhe prapë nuk arrita të gjej se çfarë është realja. Një ditë një studente kolegji në Kanada më kërkoi t'i jepja një përkufizim të realitetit, pasi kjo i duhej për një temë që ajo po përgatiste në kursin e filozofisë në shkollë. Përkufizimin e desh me një fjali. U mendova dhe në fund i thashë se "Realiteti është... more »
Rënia e funksionales
*ARS POETICA* *(Një vështrim tjetër i poezisë shqipe) * *Dr. GAZMEND KRASNIQI* 1. Një poet që, në pamje të parë, mund të duket jashtë rrjedhave, është edhe Frederik Rreshpja. Ky mendim krijohet duke parë botimet e dy dekadave të fundit, mirëpo, po t’u hedhësh një sy librave të rinisë së tij, kuptohet se sa e rëndësishme ka qenë për këtë poet krijimtaria poetike e Ismail Kadaresë, edhe pse tregonte një talent të veçantë në shumë drejtime. Duhet thënë se shumë motive dhe qasje ndaj tyre të kujtojnë poezitë dhe qasjet poetike të atij që shihej si poeti më i suksesshëm i kohës. Në men... more »





