Home »
» Bima që han dele lulëzon pas 15 viteve!
Bima që han dele lulëzon pas 15 viteve!
Bima ekzotike që han delet” (Puya chilensis) lulëzoi për herë të parë në Shoqërinë mbretërore për hortikulturë në Britaninë e Madhe, pas 15 vjetësh nga mbëltimi.
Kjo bimë (Puya chilensis) në këtë kopsht rritet tash 15 vjet, është e lartë katër metra e gjysmë dhe ka formuar një bazë gjembore, transmeton MIA.
Emri i saj nuk është aq i këndshëm dhe s’është krejt i saktë, por ajo gjithsesi ushqehet me mish kafshësh.
Në ambientin e saj natyral në Kil, kjo bimë shfrytëzon gjembat për të kapur dele dhe kafshë të imta, që i afrohen. Pasi kafshët ngordhin nga uria dhe dekompozohen, ato veprojnë si plehra për të ushqyer bimën përmes tokës.
“Kujdes! Mos u afro”! Kështu në kushte të kontrolluara në Shoqërinë mbretërore për hortikulturë kjo bimë është rritur me dietë të plehut të lëngshëm, kurse hortikulturisti Cara Smith sqaron:
Prindërit s’kanë pse të frikësohen që me fëmijët e tyre të vijnë për ta parë këtë bimë, meqë ajo rritet në një ambient të rrethuar të kopshtit dhe gjembat e saj vdekjeprurëse janë larg nga vizitorët./orainfo