BIK shkarkon hoxhë Irfan Salihun


Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e hoxhë Irfan Salihut, pasi që ky i fundit kishte komentuar dhe fyer femrën shqiptare në një video të shkarkuar në interent.
Hoxhë Irfani ka qenë kryetemë e medieve të Kosovës kohëve të fundit për komentet e tij në you-tube për amoralitetin e femrave shqiptare.
Pasi Express kishte publikuar para dy dite videon e Hoxhë Irfan Salihut, reagime kishin ardhur nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës të cilat e kanë cilësuar gjuhë denigruese "predikimin" që ka bërë imami.
Gratë Deputete thanë se Hoxha ka përdorur gjuhë helmuese që dhunon të drejtat e njeriut ndërsa është kërkuar nga BIK'u që të distancohet nga Irfan Salihu, transmeton Express.
Reagime kishte pasur edhe nga Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, ndërkaq reagimet e këtyre dy palëve partia LISBA konsideronte se këto janë më shumë sulme në drejtim të hoxhës. Ajo i ka quajtur sulme të paskrupullta ato që janë thënë për hoxhën nëpër media.
Hoxhë Irfan Salihu, aktualisht jeton dhe vepron në qytetin e Prizrenit dhe deri me tani ka qenë Imam në xhaminë Suzi Zerrini në këtë qytet./Indeksonline/