Libri shokues për presidentin më popullor të SHBA-ve
Për 20 vjeçarin John Fitzgerald Kennedy, që udhëtoi për turizëm në Itali dhe Gjermani në vitin 1937, fashizmi i bënte mirë këtyre dy vendeve, dhe për më tepër edhe në gusht të vitit 1945 ai ishte i bindur që Hitleri do të hynte në legjendë. Këto dhe informacione të tjera tronditëse kanë dalë nga letrat dhe ditarët e presidentit të vdekur amerikan. Këto letra janë përmbledhur në një libër që ka dalë dje në Gjermani me titull “John F. Kennedy. Në mes gjermanët. Ditare dhe letra 1937-1945”. Gazeta “La Frankfurter Allgemeine Zeitung” (Faz), ka publikuar disa pjesë nga ky libër. Historiani gjerman Oliver Lubrich, që është edhe kuratori i librit në një intervistë “turbulluese” thotë se njeriu që më pas do të bëhej miti i Amerikës liberale adhuronte Fuehrerin dhe kishte thënë se “ai ishte i bërë prej një stofe prej të cilës bëhen legjendat”.
Udhëtimi në Itali
Më 3 gusht të vitit 1937, ndërsa udhëtonte nëpër Itali si turist, Jfk theksonte në ditarin e tij ndërsa ishte në Milano, se “kishte arritur në konkluzionin se fashizmi ishte gjëja e duhur për Gjermaninë dhe Italinë, komunizmi për Rusinë dhe demokracia për Amerikën dhe Anglinë. Ç’janë të këqijat e fashizmit në krahasim me komunizmin?”.
Disa javë më vonë, pasi kishte bërë disa udhëtime entuziaste nëpër Gjermani, Kennedy shkruante më 21 gusht nga Këlni një pasazh ku përshkruante superioritetin e racës gjermanë në krahasim me popujt me origjinë latine. “Kemi ringjitur Reni. Shumë i bukur, edhe për kështjellat gjatë rrugës. Qytetet janë të bukura, çfarë tregon që racat nordike janë më superiore se ato romane. Gjermanët janë shumë të zotë, ndaj bashkohen të gjithë kundër tyre, për tu mbrojtur”
Deklarata shokuese për Hitlerin
Por ajo që të bën më shumë përshtypje nga ky libër për Kennedy-n, vjen nga një deklaratë e tij në ditën e parë të gushtit të 1945-ës, më pak se tre muaj pas rënësi se Boshtit të Ferrit. Kjo deklaratë erdhi kur Kennedy kishte vizituar të ashtuquajturën “Adlerhorst”, rezidenca alpine e Fuehrerit në malet e Berchtesgaden. Pasi kishte pirë një natë pas darke “cigare të gjetura në makinën e blinduar të Goering», tashmë 28 vjeçari Kennedy lë ti shpëtojë ky afirmim: “Kush shikon këto vende mund të mendojë pa diskutim se Hitleri, edhe pse tani emri i tij është i rrethuar me urrejtje, pas disa vitesh do të kujtohet si personaliteti më i rëndësishëm që ka jetuar ndonjëherë. Ambicia e tij e shfrenuar për vendin e tij ishte një kërcënim ndaj paqes në botë, por ai kishte diçka misterioze në mënyrën e tij të jetuarit dhe mënyrën e tij për të vdekur. Ishte i bërë prej stofës, prej të cilës bëhen legjendat”.
Por historian tregon se njeriu që do të bëhej një nga presidentët më popullor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës para se të vritej në vitin 1963 në Dallas nuk e admironte Hitlerin, madje as politikën e tij. Historiani duke shpjeguar thëniet në ditarin e presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, merr si tezë atë të thënë nga Susan Sontag që “askush nuk i bënte dot ballë sharmit të pabesushëm të fashizmit”.
Home »
» Zbulohen vlerësimet e 20 vjeçarit Kennedy për Hitlerin!