Home »
» SUPLEMENT/Kurat natyrale për reumatizmin në stinën e verës
SUPLEMENT/Kurat natyrale për reumatizmin në stinën e verës
Para së gjithash është i nevojshëm një sqarim, duke qenë se shumë flasim për reumatizëm, por pak e dinë se çfarë kuptohet vërtet me këtë fjalë: “Reumatizmat janë një grup sëmundjesh, në përgjithësi kronike, të karakterizuara nga dhembje në kyçe dhe muskuj. Me këtë term kuptohen shqetësime shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri për sa i përket shkaqeve, mekanizmave të shfaqjes, zhvillimit, prognozës dhe terapisë”. Simptomat e sëmundjes ndryshojnë nga një njeri te tjetri. Megjithatë ka disa shenja të përgjithshme të saj. Sa më shumë që sëmundja avancon, aq më tepër enjten, deformohen dhe dhembin kyçet, kufizohet lëvizja dhe shtohet dhembja. Për sa i përket shkaqeve të përgjithshme, mjekët përmendin moshën, ku artroza sa vjen e theksohet. Po ashtu klima e ftohtë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare. Nëse vuani nga artrit reumatik, ju mund të humbni edhe oreksin, të ndjeheni të dobët dhe të pafuqishëm. Por, për t‘i mos lejuar simptomat që të përparojnë, ju duhet të mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe të bëni ushtrime të lehta. Hani shumë fruta dhe perime. Ju duhet të merrni rregullisht vitamina, sepse sëmundja juaj ju bën deficitar në disa lloj vitaminash si p.sh: Vitamina D, që është shumë e rëndësishme për kockat. Gjithashtu duhet të merrni edhe kalcium. Ndryshe nga çmendohej, sëmundjet reumatizmale nuk janë tipike të plakjes, apo moshës së tretë, përkundrazi shumë të rinj (sipas disa vlerësimeve një në dhjetë europianë) kanë sëmundje reumatizmale. Në suplementin e sotëm, “Tirana Observer” sjell një paketë këshillash dhe recetash të mjekësisë popullore për të parandaluar dhe kuruar sëmundjet reumatizmale. Çfarë rekomandojnë mjekët për të luftuar artritin reumatik? Cilat janë simptomat dhe të cilat shfaqen? Si t’i njohim dhe t’i shmangin faktorët e riskut? A është e trashëgueshme kjo sëmundje. Mjekët rekomandojnë 30 ditë plazh në vit për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizëm. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm plastike ose prej druri. Këto e shumë të tjera në një speciale prej pesë faqesh.
Si t‘A dallojmë sëmundjen e artritit reumatik
“Nëse format degjenerative të lidhura me osteoatrozën dhe ostoporozën tentojnë të prekin një pjesë të popullsisë më të madhe në moshë, artriti reumatik mund të prekë njerëz më të rinj në moshë. Një nga karakteristikat më të rëndësishme të reumatologjisë është mungesa, e një analize patognomonike në gjendje të konfirmojë me siguri diagnozën e një sëmundjeje specifike. Çdo sëmundje kërkon kritere specifike për ta diagnostikuar, për këtë arsye bëhet e domosdoshme vizita te një specialist i këtyre sëmundjeve.
Reumatizën apo artrozë, cili është ndryshimi?
Me fjalën reumatizëm kuptohen të gjitha sëmundjet reumatike. Artroza, ose më mirë osteoartroza, është një formë e veçantë e reumatizmës që karakterizohet nga brerja me kalimin e viteve e kërcit që ndodhet në zonën ku bashkohen kockat midis tyre.
Është e vërtetë se lloji i ushqimeve mund të shmangë shqetësimet akute?
Në të kaluarën, i jepej shumë rëndësi, parandalimit përmes dietës, të ashtuquajturave reumatizma dismetabolike si për shembull përdhesi. Por të gjithë mjekët thonë: një ushqyerje e shëndetshme dhe e ekuilibruar, si për nga sasia ashtu edhe për nga cilësia, është një lloj ilaçi parandalues për të gjitha sëmundjet në përgjithësi.
********
Reumatizma, shkaqet dhe trajtimi
Kur një person preket nga reumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Një studim i ri i kryer nga qindra amerikane për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor për ata që punojnë.
Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Reumatizma apo Arthritis, është një prej shkaktarëve kryesorë të paaftësisë në Shtetet e Bashkuara. Prej saj preken rreth 46 milionë amerikanë. Shumë vetë e mendojnë reumatizmin si kufizuese të veprimtarive për të moshuarit.
Por një studim i ri i kryer nga qendra për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor edhe për ata qe punojnë. Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Për shembull, paaftësia si pasojë e kësaj sëmundjeje prek 25 për qind të personave të aftë për punë në shtetin Nevada, ndërsa në Kentaki kjo shkallë arrin në 50 për qind.
Personat që kryejnë punë të njëjtë si sekretaret që përdorin vazhdimisht makinë shkrimi ose punëtorë të industrisë mekanike e të tjerë janë më shumë në rrezik të preken nga reumatizma pasi çdo ditë kryejnë të njëjtat lëvizje të sforcimit të kyçeve të gishtave ose duarve. Shkencëtarët thonë se orare të ndryshme pune, mjedise të përshtatshme pune dhe nxitja e kryerjes së ushtrimeve fizike mund t’i ndihmojnë këta njerëz të ndjejnë më pak dhimbje.
Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.
Efektet
Tek 25 për qind e të sëmurëve që përdorin ilaçet nonsteroid antiinflamator shihen efekte anësore në sistemin gastrointestinal. Gjithashtu, Dr.Dolar, tha se këto lloj ilaçesh mund të bëhen shkak për shfaqjen e sëmundjeve si kolit, hemorragji, ulcerë në sistemin e poshtëm gastrointestinal. Duke shpjeguar domosdoshmërinë e ndërprerjes së menjëhershme të ilaçeve në 10% të të sëmurëve tek të cilët shihen efekte anësore të sistemit gastrointestinal, Dhe afërsisht 3% e të sëmurëve të këtij grupi preken dhe nga hemorragjia dhe perforacioni. Përdoruesit e ilaçeve nonsteroid antiinflamatore janë të rrezikuar 4 herë më shumë nga dëmtimet e mukozave, 3 herë më shumë nga hemorragjitë gastrointestinale dhe 6 herë më shumë nga perforacioni. Afërsisht 50-60% e personave që kalojnë një hemorragji të sistemit të sipërm gastrointestinal përdorin ilaçe nonsteroid antiinflamator brenda javës së fundit.
Trajtimi i reumatizmit pa ilaçe
Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e njerëzve mbi 65-vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë te seksin femër. Të gjitha format e sëmundjeve reumatike, duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza, nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar nëse zbulohen me një vonesë të madhe. Mjekët këshillojnë se është mjaft e rëndësishme të kapen me kohë shenjat e para të sëmundjes. Diagnostifikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë.
Klima
Nuk është e vërtetë se lagështira shkakton reumatizmin. Ajo reumatizmin e bën vetëm më të rëndë.
Uji.
Ata që mbajnë shpesh duart në ujë nuk janë më të rrezikuar se të tjerët. Por, nëse vuan nga reumatizmi, atëherë ajo shton dhembjet.
Pesha.
Personat që kanë peshë më të lehtë trupore vuajnë më shumë se ata që kanë disa kilogramë më tepër, por jo shumë. Dieta. Të hash fruta e perime ndihmon në luftimin e sëmundje së reumatizmës.
-Më mirë është të pakësohet përdorimi i mishit, i verës, dhe i ushqimeve me erëza.
Dhimbjet e shpinës.
Mjekimi i vetëm për këtë sëmundje është pushimi i plotë. Sipas statistikave, të gjitha dhimbjet e belit zgjasin një javë, qofshin të kuruara ose jo me pomada të ndryshme apo me antiinflamatorë.
Dhimbjet të qafës.
Një ndër tri rastet, ka prejardhje psikologjike. Ndër sëmundjet reumatike është mjaft e fortë trashëgimia gjenetike. Por specialistët japin disa këshilla për të larguar rrezikun e sëmundjes.
Ushtrimet fizike.
Kryerja e ushtrimeve është themelore.
Si ta lehtësojmë dhimbjen e reumatizmit?
Për të vuajtur sa më pak, tani ka një mënyrë të re: “ekonomia artikulare”. Për pacientë të prekur nga sëmundje reumatike edhe veprimet më të thjeshta si: hapja e një dritareje, e një dere, mbathja e këpucëve, hapja e një shisheje etj., shkaktojnë një mbledhje të kyçeve, dhimbje që sjellin rrezikun e përkeqësimeve të mëtejshme.Por nuk janë vetëm barnat që përdoren për të lehtësuar dhembjet e të sëmurëve me reumatizëm. Ka edhe një mënyrë tjetër të quajtur “ekonomia artikulare”. Kjo metodë e re trajtimi është tërësia e një programi terapeutik dhe e mjeteve që u mundësojnë pacientëve të mësojnë përdorimin e duarve e këmbëve, duke shmangur sforcimet e tepërta të kyçeve. Kjo metodë bën parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të sëmundjes, si dhe rifitimin e funksioneve të humbura të gjymtyrëve.
Gjestet që duhet të shmangni për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjeve reumatike.
-Mos e mbani kurrë çantën të varur në bërryl, por gjithmonë në shpatull.
-Mos mbathni kurrë këpucë me taka të larta, të ngushta, ose mjaft të holla.
-Kur shkruani, më mirë përdorni një laps ose stilolaps të trashë, në vend të ndonjë lapsi me përmasa normale.
-Kur ngrini një sërë pjatash, më mirë bëjeni këtë veprim duke i vendosur të tërë gishtat nën to, sesa duke e mbajtur gishtin tregues mbi to.
Ja pse janë kaq tё rëndësishme ushtrimet:
- Njerëzit të cilët ushtrojnë jetojnë më gjatë, me ose pa artrit reumatik.
- Ushtrimet e rregullta vërtetë mund të zvogëlojë dhimbjet e përgjithshme nga artriti reumatik.
- Ushtrimet mund t’i mbajnё eshtra tuaja të forta. Dobёsimi i eshtrave mund të jetë një problem nё rastin e artritit reumatik. Ushtrimet ndihmojnё eshtrat tё ruajnë fortёsinë e vet.
- Ushtrimet ruajnë edhe fortёsinё e muskujve.
- Ushtrimet e rregullta përmirësojnë aftësitë tuaja funksionale dhe ju lejojnё të bëni më shumë për veten tuaj.
- Njerëzit me artrit reumatik të cilët ushtrojnë, ndjehen më të mirë dhe janë më tё aftё të përballen me probleme.
Këshilla
Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites
Mjekët rekomandojnë 30 ditë plazh në vit për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmin
Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore
Merrni here pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
Përdorni ujë mineral
Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A
Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera për përmbajtje paracetamoli
******************
Kura popullore për kurimin e artrit reumatik
Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka ndenjur në vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keq-vendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.
Gratë
Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të.
Mjekët
Sipas mjekësisë, artriti reumatik mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por edhe mund të fshihet nga një kohë në tjetrën. Mjekët përpiqen që t’u pakësojnë dhembjet pacienteve të tyre si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna anti-malcim si aspirina etj, ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lënde tjetër. Për përcaktimin e sëmundjes kthehesh te doktori specialist reumatolog, dhe ai të përshkruan ilaçet dhe këshillat e nevojshme, të cilat nëse përdoren përkrah kurave popullore të mëposhtme ndihmojnë në luftën kundër sëmundjes.
Bimë mjekësore dhe këshilla të posaçme për artritin reumatik
1. Hithra
(Bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim.) Hithra përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa të dallohet një si pullë gjaku. Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thellësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.
-3 gota çaj hithre këshillohet të pihet çdo ditë për të sëmurët me reumatizëm.
-2 herë në javë rekomandohet të lahet koka, për të eliminuar zbokthin në flokë. 15 minuta nevojiten për përgatitjen e çajit, që do shërbejë për kurimin e sëmundjeve.
Paketë këshillash
- -Gjatë përdorimit të hithrës duhet patur kujdes që të mblidhet në vende jo afër rrugës.
-Kjo bimë mund të jetë e ngarkuar me materiale të dëmshme për shkak të pluhurave.
-Nuk duhet të përdoret nëse keni probleme me sasinë e lëngjeve në trup.
- Çaji i hithrës nxit largimin e ujit nga organizmi.
-Për të patur flokë të shëndetshëm e të gjatë lajeni me lëngun e hithrës.
2. Rigoni
Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim. Jo vetëm kaq, përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin. Gjatë mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje. Për përgatitjen e çajit të rigonit, merr një lugë gjelle nga gjethet e tij të thara dhe i hedh në një gotë, pastaj në atë gotë hedh ujë të vluar dhe e lë 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi, dy herë në ditë.
3. Farat e lules se diellit për vetë përmbajtjen e tyre, kanë veti anti-malcuese të kyçeve, më të fortë se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Përvetësimi i 250 gram fara lule dielli është e barabartë me efektin e ilaçit me të mirë anti-malcues të kyçeve.
4. Qershia përmban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjësues dhimbjesh ndërsa i dyti zvogëlues malcimi. Ngrenia e disa kokrrave në ditë do të mjaftonte, qoftë edhe të konservuara.
5. Ngrënia e peshkut dhe e vajit të peshkut bën dobi në kurimin e malcimit të kyçeve.
6. Gjethet dhe degët i “fierit” përdoret gjithashtu për kurimin e përdhesit (cermës) dhe reumatizmës. Pasi i pret degët e fierit në copa të vogla, i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me një copë apo fasho. Në fillim dhembjet do të shtohen, por për një kohë të shkurtër ato do të eliminohen totalisht. Duhet pasur parasysh se fieri është dy llojesh: mashkull dhe femër. Fieri mashkull nuk ka gjethe, as degë, as lule dhe as kokrra, ndërsa fieri femër i ka këto dhe ky është për qëllim në këtë kurë.
7. Elimino lëvizjet apo qëndrimet që i shtojnë lodhjet kyçeve. Mos qëndro gjatë dhe pa lëvizur në një pozicion. Planifiko që me parë për shëtitjet dhe aktivitet e ndryshme dhe bëje jetën sa më të thjeshtë që të mundesh, sepse tensionet ndikojnë negativisht në sëmundjen tënde. Mos e lodh trupin dhe aq me tepër kyçet.
Dieta dhe ushtrimet
Nëse keni artrit reumatik ju mund të humbni edhe oreksin ndoshta. Mund të ndjeheni të dobët dhe të pafuqishëm. Por për të ruajtur shëndetin tuaj dhe për ti mos lejuar simptomat që të përparojnë, ju duhet të mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe të bëni ushtrime të lehta. Përpiquni të hani shumë fruta dhe perime. Përpiquni të shmangni dhjamëra, gjalp, qumësht të paskremuar, mish vici, derri, lope qingji. Duhet të hani me shumë peshk. Gjithashtu mund të hani pulë dhe gjeldeti. Përpiquni të konsumoni ushqime me pak kalori sepse kështu do të bini nga pesha që në fakt bën që të ulet pesha që duhet të përballojnë kyçet tuaja. Ju duhet të merrni rregullisht vitamina sepse sëmundja juaj ju bën deficitar në disa lloj vitaminash si psh: Vitamina D, që është shumë e rëndësishme për kockat. Gjithashtu duhet të merrni edhe kalcium.
Ushtrimet ndihmojnë tek artriti reumatik
Kur nyjet tuaja janë tё shtangura dhe me dhimbje, ushtrimet mbase mund të jenë gjëja e fundit qё ju bie në mend. Por, kur vuani nga artrit reumatik, ushtrimet e rregullta janё një nga gjërat më të mira qё mund të bëni për t’u kujdesur për veten tuaj dhe nyjet tuaja.
Vaji i peshkut dhe aspirina kundër dhimbjeve të artritit
Sipas një studimi të kryer kohët e fundit në Boston, vaji i peshkut dhe aspirina luftojnë në mënyrë efektive inflamacionin, i cili është përgjegjës për një mori sëmundjesh si ato të zemrës, kanceri, artriti, Alzheimeri. Aspirina dhe acidet yndyrore Omega 3 njihen secila për efektin e tyre intiinflamator, por studimi thotë se kur ato merren së bashku mund të kontrollojnë përgjigjet aktive të sistemit imunitar, që lidhen me sëmundje afatgjata. Inflamacioni i zgjatur në kohë mund të kthehet në kronik, çka çon në dëmtimin e valvuleve të zemrës dhe qelizave të trurit, duke shkaktuar goditje atak në zemër apo në tru dhe duke rritur rezistencën ndaj insulinës, që bën të shfaqet diabeti. Gjithashtu, ky inflamacion lidhet edhe me zhvillimin e kancerit. Aspirina është e njohur për përdorimin në parandalimin e infarkteve dhe goditjeve në tru, pasi hollon gjakun dhe bën më të lehtë qarkullimin e tij. E kombinuar me acidet yndyrore Omega 3, ajo kthehet në një ilaç të vërtetë kundër artritit. Nëse për aspirinën duhet të drejtoheni në farmaci, acidet yndyrore mund t’i merrni nëpërmjet ushqimit si vaj peshku, salmon, sardele, pulë, arra, spinaq dhe yndyrat vegjetale.
30 ditë plazh në vit për të kuruar reumatizmën
Mjekët rekomandojnë 30 ditë plazh në vit për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizëm. Sipas tyre, rëra, (në veçanti rëra e pastër), është tepër efikase për kurimin e kësaj sëmundje. Këshilla numër një e specialistëve është që, të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum, rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë.
*************
Studimi i mjekësisë amerikane: Si ta kuroni dhe parandaloni sëmundjen
5 mite që duhen rrëzuar mbi reumantizmën, gjithçka që duhet të dini mbi sëmundjen
Kur një person preket nga reumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Një studim i ri i kryer nga qindra amerikane për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor për ata që punojnë. Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Reumatizma apo Artriti, është një prej shkaktarëve kryesorë të paaftësisë në Shtetet e Bashkuara. Prej saj preken rreth 46 milionë amerikanë. Shumë vetë e mendojnë reumatizmin si kufizuese të veprimtarive për të moshuarit. Duke qenë se nga kjo sëmundje po preken shumë amerikanë revista prestigjioze “TIME” duke marrë këshillat e mjekëve më të njohur amerikanë ka sjellë 5 mitet që ekzistojnë mbi këtë sëmundje, që njerëzit të dinë ta kurojnë atë, por edhe ta parandalojnë. Në këtë këndvështrim gazeta “Tirana Observer” për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë janë të prekur nga sëmundje po sjell specialen e revistës amerikane të përkthyer në shqip.
Miti Nr. 1:
Artriti Remautoid është një sëmundje që prek vetëm të moshuarit
Fakt: Artriti Reumatoid mund të zhvillohet në çdo moshë. Sëmundja e reumatizmit, që shkakton inflamacion në indet e organizmit, zakonisht fillon ndërmjet moshës 25 dhe 60 vjeç.
“Ky mit bën që artriti të përhapet tre herë më shumë”, shprehet Dr. Erik Mateson, drejtori i repartit reumatologjik në Klinikën Mayo në Roçester, SHBA. “Duke thënë është ‘thjesht mosha e rritur’, ka të njëjtin impakt si të thuash ‘ti bëhesh me rrudha dhe të bien flokët’”.
Sipas Dr. Patience White, z/president i Shëndetit Publik për Fondacionin e Artritit, pjesa më e madhe e personave që vuajnë nga kjo sëmundje janë nën moshën 65 vjeçare, përfshi dhe 300 mijë fëmijë që kanë artritin reumatoid. “Njerëzit mendojnë se kjo sëmundje “pritet” të shfaqet në moshë të rritur dhe kjo nuk është e vërtetë”, shprehet ajo. (Artriti Reumatoid nuk duhet ngatërruar me osteoartritin, që është çrregullimi më i zakonshëm dhe është në të vërtetë pasojë e plakjes.)
Artriti Reumatoid mund të shkaktojë probleme serioze për ata që vuajnë nga kjo sëmundje. Ajo mund të zvogëlojë aftësinë për të lëvizur dhe përfshirjen në aktivitetet e jetës së përditshme, që rezulton shpesh në nevojën për ndërhyrje kirurgjikale. Pritshmëritë mbi jetëgjatësinë e pacientëve me artrit reumatoid të lehtë ose të rëndë mund të jetë shtatë vjet më pak se jetëgjatësia e personave që nuk vuajnë nga kjo sëmundje, dhe janë dy herë më në rrezik për të patur sëmundje zemre. Kjo sepse artriti reumatoid mund të prekë pothuajse çdo pjesë të trupit, duke shkaktuar zmadhim të arterieve, dëmtuar indet e mushkërive, inflamacion të enëve të gjakut dhe inflamacion të zemrës.
“Duke thënë se ajo është një sëmundje e njerëzve të moshuar krijon përshtypjen e “ajo nuk përbën një problem të madh”, shprehet Mateson.
Miti Nr. 2:
Personat që vuajnë nga artriti nuk duhet të bëjnë ushtrime
Fakt: Njerëzit që vuajnë nga artriti, edhe ata që vuajnë nga osteoartriti i gjunjëve, duhet të kryejnë rregullisht ushtrime për të reduktuar dhimbjen dhe për të forcuar nyjet muskulore.
“Ushtrimet ndihmojnë në stabilizimin e nyjeve,” shprehet doktor Mateson. “Mbajtja e muskujve të fortë dhe elastik ndihmon në përmirësimin e tyre dhe në zvogëlimin e dhimbjes.” Ai rekomandon ushtrime të thjeshta si për shembull të ecurit me këmbë ose me biçikletë. Joga, gjithashtu mund të jetë një mënyrë e përshtatshme për forcimin dhe tërheqjen e nyjeve të muskujve.
Fondacioni i Artritit inkurajon pacientët me artrit të përfshihen në ushtrime që ngadalësojnë progresin e artritit dhe lindjen e osteoartritit kronik. “Ne nuk u themi njerëzve të bëhen pjesë e maratonave të vrapit; por ushtrimet ndihmojnë realisht, dhe humbja në peshë mund të ndihmojë gjithashtu në kontrollimin e dhimbjes së muskujve”, thotë Dr. Ëhite. “Nëse njerëzit mbajnë peshën në bazë të standardeve dhe janë fizikisht aktivë, ndihmon në uljen e simptomave.
Miti Nr. 3:
Dieta e duhur mund të kurojë artritin.
Fakt: Ngrënia e ushqimeve të caktuara nuk do të shërojë osteoartritin apo artritin rheumatoid, apo ta përmirësojë atë.
“Asnjë dietë nuk do ta kurojë artritin tuaj, por të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme ka gjithmonë anët e saj pozitive,” thotë Dr. Ëhite. “Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme mund të çojë në humbje në peshë, që mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave të artritit.” Fondacioni i Artritit rekomandon një dietë që përfshin pak yndyrna dhe kalori dhe të pasur në fruta, perime dhe drithëra.
Edhe pse dieta juaj ushqimore nuk do të shërojë artritin tuaj, ato mund të ndikojnë simptomat e sëmundjes suaj, sipas Fondacionit të Artritit:
• Ndjeshmëria ushqimore. Disa pacientë me artrit mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj ushqimeve specifike që mund të përkeqësojnë simptomat.
• Yndyrat e ngopura. Konsumimi i tepërt i yndyrave dhe vajit vegjetal mund të nxisë reagime inflamatore dhe të ndikojë në inflamacionin e nyjeve muskulore dhe të indeve.
• Shëndeti në përgjithësi. Dieta ushqimore ndikon në shëndetin në përgjithësi dhe në sëmundje të tjera si diabeti apo sëmundjet e zemrës. Kjo mund të ndikojë në mënyrën se si trupi i njeriut përballon dhe reagon ndaj simptomave të artritit.
• Kequshqyerja. Të paturit artrit mund të ndikojë në dietën tuaj ushqimore; ta përkeqësojë atë. Dhimbja dhe lodhja mund të shkaktojnë humbje të oreksit ose ta bëjnë të vështirë të ngrënin dhe përtypjen.
Miti Nr. 4:
Podagra është kryesisht shkaktar i artritit
Fakt: Simptomat e podagrës, një formë e artritit inflamator (ekzistojnë më shumë se 100 lloje artriti), mund të jenë më të rënda se dhimbjet e nyejve muskulore. Krijimi i acidit urik në gjak, që shkakton inflamacionin e nyejve muskulore dhe të podagrasë, është gjithashtu i lidhur me një risk të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare.
Në periudha të caktuara podagra shkakton dhimbje të mëdha të papritura. Ajo zakonisht shfaqet në nyejt e mëdha të shputave, por gjithashtu mund të prekë nyje të tjera muskulore si këmbët, gjunjët, kyçet, duart dhe bërrylat. Nëse nuk trajtohet, podagra mund të bëhet kronike dhe mund të prekë nyje të ndryshme muskulore në të njëjtën kohë. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë krijimin e kristaleve të acidit urik nën lëkurë; dhe nëse prodhohen në sistemin urinar ato mund të prodhojnë gurë në veshka. Me kujdes mjekësor, gjithsesi, podagra zakonisht mund të trajtohet Brenda disa orëve.
Ndryshimet në stilin e jetës mund të ndihmojnë gjithashtu në shfaqjen e podagrës. “Duke kontrolluar nivelet e acidit urik, duke ruajtur një peshë normale për njerëzit që janë mbipeshë, dhe duke mos konsumuar birra, që njihet si ndikuese në rritjen e rrezikut të podagrës, janë të rëndësishme në reduktimin e rrezikut të podagrës dhe komplikimeve në nivelet e larta të acidit urik”, thotë Dr. Mateson.
Këshilla nga Kilnika Mayo:
• Pini shumë lëngje, kryesisht ujë. Limitoni pijet e ëmbla.
• Limitoni konsumimin e mishit, peshkut dhe shpendëve. Merrini proteinat nga ushqime më pak të yndyrshme.
• Arrini një peshë të shëndetshme, por mos merrni/humbni peshë shumë shpejt. Kjo mund të rrisë nivelin e acidit urik.
Përafërsisht, rreth 6.1 milion amerikanë kanë patur të paktën një atak podagra, sipas Fondacionit të Artritit. Ajo zakonisht prek meshkujt mbi 30 vjeç. Gratë janë më pak të predispozuara të preken nga podagra, por ato të cilat preken zakonisht ndodh pas menopauzës.
Miti Nr. 5:
Artriti Reumatoid do të ju dënojë në karrige me rrota.
Fakt: Trajtimet për artritin reumatoid janë përmirësuar shumë gjatë 20 viteve të fundit, dhe trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në parandalimin e progresit të artritit.
“Njerëzit mendojnë se do të bëhen të varur nga të tjerët për të kryer aktivitetet e jetës së përditshme sit ë veshurit apo të larit e dhëmbëve,” thotë Mateson. “Ky nuk është fati që ka ndjekur pjesën më të madhe të pacientëve që janë trajtuar në mënyrën e duhur, shumë shpejt pas shfaqjes së simptomave të tyre.”
Studimet kanë treguar se trajtimi i hershëm mund të reduktojë simptomat dhe dëmet e nyjeve muskulare, duke shmangur që pacientët t’i nënshtrohen operacioneve kirurgjikale. “Trajtime të hershme si përdorimi i drogave për modifikimin e sëmundjes, mund të jenë të përshtatshme,” thotë Mateson. “Ato reduktojnë nevojën për ndërhyrjet në nyjet muskulore dhe përmirësojnë cilësinë e jetës.”
Këto droga mund të kenë efekte të rënda anësore; megjithatë pacienti duhet monitoruar vahzdimisht dhe nga afër. Medikamente të tilla zakonisht jepen së bashku me drogat antiflamatore, dhe me ushtrimet fuqizuese dhe pushimin.