Turqi: islamistët therën një njeri për shkak të puthjes

Në Ankara disa ekstremistë islamistë sulmuan një grup të rinjsh, të cilët po putheshin në shenjë proteste kundër rregullave që ndalojnë puthjet në vendet publike.
Rreth 100 çifte u mblodhën në stacionet e metrosë të kryeqytetit dhe po putheshin në të njëjtën kohë, kur u sulmuan nga një grup islamistësh. Si rezultat, një person nga protestuesit u ther me thikë.
Turqia konsiderohet një shtet laik, por qeveria e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan ka ndërmarrë tashmë një sërë masash, në të cilat kundërshtarët e Kryeministrit vërejnë përpjekje të dukshme për vendosjen e sundimit islamik në vend./zr