Britanikun e privuan me forcë nga mustaqet 70-vjeçare

Një banor i Britanisë së Madhe ka ngritur padi gjyqësore ndaj personelit të spitalit Kingston në Londër, ku babait të tij 86-vjeçar kundër vullnetit të tij i rruajtën mustaqet. Ken Perkin filloi t’i rriste mustaqet në moshën 16 vjeçare dhe me to ai luftoi gjatë Luftës së Dytë Botërore.
I biri i personit të dëmtuar Ian Perkin deklaroi se nga pikëpamja ligjore rruajtja e mustaqeve të një personi kundër vullnetit të tij përbën një akt dhunimi. "Nëse unë do kisha vepruar në të njëjtën mënyrë me ndokënd në një stacion autobusi, mua mund të më burgosnin për 6 muaj", - tha Perkin Junior./zr