Thirrje “Heil Hitler” në parlamentin e Greqisë, dyshohet se i lëshoi Kristos Papas



Në parlamentin grek janë dëgjuar thirrjet “Heil Hitler” të paktën tre herë, ndërkohë që ende nuk është saktësuar se kush ka thirrur sloganin nazist.
Ngjarja ndodhi pasi një deputet i Agimit të Artë, Panajotis Iliopulos u përjashtua nga seanca pasi shkeli rregulloren, duke dhunuar verbalisht një anëtar të partisë SYRIZA.
Ndërkohë që rojet po e nxirrnin nga salla, u dëgjuan thirrjet naziste.
Dyshohet se thirrjet u lëshuan nga Kristos Papas, por Agimi i Artë pretendon se rritjet erdhën nga deputetët e partisë opozitare SYRIZA.
Incidenti erdhi pasi deputeti i Agimit të Artë, Panajotis Iliopulos injoroi paralajmërimit e kryetarit të parlamentit për të ndalur fyerjet ndaj liderit të SYRIZA-s, Aleksis Cipras dhe ndaj deputetit të kësaj partie, Janis Dragasakis.
Deputetët e Agimit të Artë, duke përfituar nga fakti se kanë imunitet, shkelin shpesh rregulloren dhe përfshihen në sulme personale ndaj ligjvënësve të tjerë./ep