“Ju i keni bërë tre ligjet çështje pazaresh. Dhe unë një kërkesë kam për Ilir Metën, i cili që nga janari i 2012-ës, deri ditën e aleancës së tij, ftonte Ramën që të votonte 3 ligjet. Tani fton Berishën që të votojë, pavarësisht që Berisha ishte ai që kërkonte miratimin e tyre. Unë i kërkoj të mos i shndërrojë ligjet në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. Të vij këtu sepse kjo votë nuk mund të konceptohet si pazare. Tani është bërë lista e zezë se cilët pranohen dhe cilët nuk pranohen nga LSI-ja. Listën e zezë ia ka dorëzuar zoti Rama dhe tani u shty votimi”, tha Berisha.
“Ne jemi të gatshëm t’i votojmë edhe në mesnatë. Përgjegjësia bie mbi njeriun që privoi shqiptarët nga qindra milionë euro të BE-së, përgjegjësia bie mbi dëmin kolosal që i bëri vendit ku shqiptarët nga të katër anët e botës kanë përsëritur refrenin se atë që i bëjnë shqiptarët Shqipërisë nuk ia bën asnjeri. Unë prita ti votonin por ata vazhdojnë ti kenë lista pazaresh. Pa përfunduar pazare ligjet nuk do t’i votojnë. A e patë si ikën. Po flisnim për tre ligjet dhe ikën nga salla sikur të ishte futur ndonjë substancë apo halor të kafshëve në karriget e tyre. Ikën po karriget e tyre të lëna bosh flasin shumë më tepër. Ikën për të marrë me vete një përgjegjësi shumë të rëndë. Pavarësisht dëmeve ato duhet të votoheshin por pazaret nuk kanë përfunduar. Po halat do t’i ngelen në fyt atyre”, vijoi më tej ai./b.l