‘Sulltanesha Hyrem’ përfundon në psikiatri, braktis serialin


Meryem Uzerli, ‘sulltanesha’ Hyrem e cila u bë e njohur nga seriali “Shekulli madhështor” (“Muhtesem Yuzyil”), është larguar nga Turqia dhe është kthyer në Berlin.
“Jam keq. Nuk mund të duroj më asnjë ditë në Turqi. Po kthehem në Berlin”, – ka deklaruar aktorja, e cila mësohet se është shtruar në një klinikë rehabilitimi për shkak të problemeve me stresin.
Mësohet se aktorja ka humbur vetëdijen gjatë festimeve të episodit të 100-të të serialit, i cili e bëri të famshme. Ajo është diagnostikuar me lodhje kronike dhe rraskapitje mendore.
Me të në Gjermani ka shkuar edhe i fejuari i saj, Can Ates, ndërsa familja është e shqetësuar, sepse ajo e ka të vështirë të përballet me stresin. Nga ana tjetër thuhet se producentët e serialit kanë mbajtur audicione të fshehta për të gjetur zëvendësuesen e saj. /tribuna