Prindërit padi Facebook-ut për vetëvrasjen e 15 vjeçares


Rrjeti Facebook po hetohet nga policia italiane, për shkak të vetëvrasjes së 14-vjeçares, Carolina Picchio, nga Novarra, në Italinë veriore. Picchio u hodh nga dritarja e banesës ku jetonte, pasi në Facebook u shfaqën disa postime nënçmuese për të dhe një video-incizim.
Lidhur me këtë rast, policia italiane tashmë ka marrë në pyetje katër adoleshentë, 15 dhe 17 vjeç, të cilët, të cilët kishin postuar një videoregjistrim, në të cilin shihej Carolina e dehur dhe e shtrirë në dyshemenë e një banjoje. Ky material kishte qëndruar i postuar në Facebook për disa ditë; citon Noa.al mediat italiane.
Shoqata e Prindërve Italianë ka ngritur kallëzim penal kundër Facebook, për shkak të rolit të rrjetit social në vdekjen e vajzës.“Kjo është hera e parë që një shoqatë e prindërve në Evropë ngre padi kundër Facebook”, deklaroi drejtori i saj, Antonio Affinita. Sipas tij, ligjet italiane ua ndalojnë adoleshentëve që të nënshkruajnë kontrata, megjithatë, Facebook ka hyrë në raporte kontraktuale me persona të mitur, të cilat ndërlidhen me privatësinë e tyre, dhe atë pa dijen e prindërve.
Videoregjistrimi ishte shfaqur pak kohë pas ndarjes së Carolinas nga i dashuri i saj, i cili, disa ditë më vonë, e kishte shfrytëzuar atë që ta nënçmojë në Facebook. Në dhomën e fjetjes të vajzës që humbi jetën tragjikisht, është gjetur një letër lamtumire, të cilën ia kishte dedikuar ish të dashurit. Në të shkruan:  ”A nuk mjaftoi ajo që më bëre? Shkaku yt unë edhe ashtu vuajta së tepërmi”.
E, pak para se të bënte vetëvrasje, Carolina Picchio postoi edhe një porosi tjetër në rrjetin Facebook: ”Ju kërkoj falje nëse s’jam shumë e fortë. Por, ja që unë s’mundem më”.o.k/noa