Siri: Ferr me armë kimike në Qusajr (VIDEO TMERRUESE)



Forcat qeveritare të Sirisë po kontrollojnë dy të tretat e qytetit Qusajr, qyteti kyç në Homs që e lidh kryeqytetin sirian Damaskun me bregun detar. Ballafaqime të tmerrshme po zhvillohen në këtë qytet, por edhe u paraqitën spekullime se forcat e diktatorit Asad po përdorin edhe armatim kimik. Siç potencojnë aktivistët opozitarë, forcat qeveritare me përkrahjen e lëvizjes terroriste shiite Hezbullah, po avasojnë në marrjen e tërësishme të këtij qyteti. Ky qytet është i rëndësishëm edhe për kryengritësit të cilët e shfrytëzojnë si kanalin kryesor për transport të armatimit dhe materijalit të nevojshëm. /LajmeOnline