Nëse keni akne, përveç çfarëdo procedure ose trajtimi me barna të përshkruar nga mjeku, kujdesi i veçantë për lëkurën është shumë i rëndësishëm.
Ja disa sugjerime për kujdesin e lëkurës me akne, të dhëna nga Instituti Kombëtare Amerikan për Artrit dhe sëmundje Muskuloskeletore dhe të Lëkurës:
- Pastrojeni lëkurën tuaj me kujdes duke përdorë kremra ose losione të buta.
- Mos e ngacmo, prek ose rrjep lëkurën ose ndonjë njollë apo puçrrat.
- Nëse rruheni, mundohuni të shmangni prerjen e puçrrave të lëkurës. Përpiquni të mos rruheni shumë shpesh, dhe përdorni zhilet me të cilin mund të rruheni në mënyrë komforte.
- Shumë barna që përdoren për të trajtuar aknet mund të shtojnë rrezikun e djegies nga dielli. Shmangni qëndrimin në diell kurdo që mundeni.
- Përdorni vetëm preparate kozmetike pa vaj dhe që nuk i mbyllin poret./mjekuNet/






