Amenorreja mund të jetë primare dhe sekondare.
Amenorreja primare është kur vajza e re ende nuk ka filluar të ketë menstruacione dhe zakonisht ndodh në moshë të re, nga 14 deri 16 vjeçe. Nëse vajza juaj ende nuk ka menstruacione edhe pas kësaj moshe, kontaktoni mjekun.
Amenorreja sekondare është kur femra e cila më herët ka pasur cikle normale, ka mungesë të tyre për gjashtë ose më tepër muaj radhazi. Nëse mendoni se e keni këtë problem duhet ta takoni mjekun.
Ju mund të keni amenorre nëse ndonjëri nga organet reproduktive nuk funksionon mirë ose nëse nuk keni sasinë e mjaftueshme të hormoneve në trup. Nëse jeni shtatzënë do të keni amenorre deri në lindje.
Trajtimi i amenorresë varet nga shkaktari. Mund të trajtohet thjeshtë, vetëm duke e ndryshuar ushqimin dhe duke ndjekur një program ushtrimesh, por mund të keni nevojë edhe për kontraceptivë ose barna të tjera. Rrallëherë është e nevojshme ndërhyrja kirurgjike. Ndonjëherë ndodh që menstruacionet të mos kthehen më.
Çfarë mund të bëni?
- Flisni me mjekun nëse nuk keni pasur tre ose më tepër cikle menstruale radhazi;
- Nëse dyshoni se jeni shtatzënë, bëni një test shtatzënie;
- Nëse i keni menstruacionet e çrregullta shkruani kohën kur fillojnë, sa zgjatin dhe jepjani mjekut tuaj këtë informatë;
- Mbani një peshë të shëndetshme me dietë dhe ushtrime;
- Interesohuni nëse keni ndonjë anëtar në familje me të njëjtin problem;






