Home »
» Shenjat, si të kuptoni kur lëkura është e thatë apo e dehidratuar
Shenjat, si të kuptoni kur lëkura është e thatë apo e dehidratuar
Çfarë ndryshimi ka mes lëkurës së thatë dhe asaj të dehidratuar?
Ndryshimi ekziston dhe është shumë e thjeshtë për ta kuptuar. Lëkura e thatë është e tillë për shkaqe gjenetike: është delikate, e ndjeshme dhe irritohet shumë shpejt. Ndërsa lëkura e dehidratuar është e tillë vetëm në disa situata të caktuara.
Cilat janë situatat kur dehidratohet?
Lëkura dehidratohet nga larësit agresivë, i ftohti dhe i nxehti: të gjithë janë agjentë që favorizojnë dehidratimin dhe për pasojë plakjen e parakohshme të lëkurës.
Ç’duhet të bëjmë?
Nëse problemi është gjenetik, lëkura duhet ushqyer me krem hidratues dhe shërues për të shmangur skuqjen e lëkurës, irritimet duke e bërë lëkurën më të butë dhe të qetë.
Kundër dehidratimit?
Hapi i parë është të nisim të pijmë të paktën dy litra ujë në ditë, të jetë i pasur me minerale. Në mëngjes përdorni një specialitet antikosidantësh dhe në mbrëmje aplikoni një krem të freskët dhe të lehtë i cili të thithet kollaj nga lëkura.a.h/noa






