Home »
» 10 vendet më raciste në botë, zbuloni se cilat janë
10 vendet më raciste në botë, zbuloni se cilat janë
1. Hong Kong. Ish-kolonisë britanike në territorin kinez i shkon bluza e zezë e vendit më racist në botë. 71.8 përqind e të intervistuarve ka deklarur se do të refuzonte të jetonte pranë një njeriu të një tjetër race nga ajo e tija.
2. Bangladesh. Vendin e dytë e mban Bangladeshi. 71.7 përqind e të intervistuarve nuk dëshiron të ketë asnjë marrëdhënie me njerëz të një race tjetër.
3. Jordania. Vendi i tretë i klasifikuar, është mbretëria e vogël e Jordanisë ku racistët janë 51.4 përqind.
4. India. Mbyll grupin e të parëve për intolerancë India me 43.5 përqind niveli i racizmit. Në këtë rast, faktori kulturor është vendimtar dhe struktura shoqërore ka sanksione të ashpra për ata që kanë konktakte me individë “të papastër”, siç konsiderohen personat e një race tjetër.
5. Egjipti. Vendi i piramidave të famshme është mes më racistëve në kontinentin afrikan, së bashku me Nigerinë.
6. Algjeria dhe Maroku. Një shkallë poshtë Egjiptit gjenden dy vender të tjera të Afrikës së veriut. Historia e Algjerisë dhe Marokut, pa dyshim që është shtysë drejt racizmit.
7. Franca. Pëtr çudi është Franca vendi europian ku racizmi ndihet më së shumti. Sipas të dhënave të World Value Survey, 22.7 përqind e francezëve uron të mos ketë fqinj një njeri që ka racë tjetër.
8. Italia. Gjendet drejt fundit të dhjetëshes së parë të vendeve raciste. Me 10 përqind të të intervistuarve racist, pranë saj renditen edhe Finlanda, Polonia, Ukrahina, Greqia, Republika Çeke dhe Sllovakia.
9. Gjermania dhe Japonia. Të parafundit në klasifikim, së bashku me Kilin, Perunë, Meksikën, Spanjën, Bjellorusinë, Kroacinë, Palistanin dhe Afrikën e Jugut. Në Tokio dhe Berlin racistët janë të paktë.
10. SHBA dhe Britania e Madhe janë vendet më pak raciste në botë së bashku me Kandanë, Brazilin, Argjentinën, Kolumbinë, Suedinë, Norvegjinë, Letoninë, Australinë, Zelandën e re.a.h/noa






