Raporti 24 orësh i policisë së Kosovës, 28 Maj 2013


RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
TRAFIKIM ME NJERËZ
Prishtinë 27.05.2013 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njejti kishte detyruar bashkëshortën e tij viktimën femër K/Shqiptare qe pa dëshirën e saj te kryej mardhënie seksuale ne këmbim te parave me klient te ndryshëm. Info shtesë:Lidhur me rastin për trafikim me njerëz dhe shfrytëzim i viktimës se trafikimit rreth orës 21:30 janë arrestuar edhe katër te dyshuar meshkuj K-Shqiptar. Me urdhër te Prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
  • Fsh. Vragoli,Fushë Kosovë  27.05.2013 – 03:00 . Është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në nje lokal. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja te cal. te panjohur. Lidhur me rastin ne Stacionin Policor janë sjellur tre persona si te dyshuar një femër K-Shqiptare si dhe dy meshkuj K-Shqiptar. Me urdhër te Prokurorit njëri nga te dyshuarit nuk është intervistuar pasi qe ishte ne gjendje te dehur.
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Lagjja e Spitalit,Prishtinë  27.05.2013 – 18:05 . Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar te cilit i ka shkaktuar lëndime te rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit dërgohet ne mbajtje.
SULM
Fsh. Brece,Podujevë  27.05.2013 – 17:48 . Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes dy familjeve ka ardhe deri te një rrahje ku te involvuar ishin gjashtë te dyshuar meshkuj K-Shqiptar ku gjatë rrahjes janë përdorur mjete te mprehta me ç’ rast lëndime trupore kanë pësuar pesë te dyshuar ku tre prej tyre janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin janë arrestuar katër te dyshuar meshkuj K-Shqiptar te cilët me urdhër te Prokurorit dërgohen ne mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
  • Fsh. Brece,Podujevë  27.05.2013 – 20:30 . Raportohet se gjatë kontrollimit te shtëpisë se te dyshuarit mashkull K-Shqiptar lidhur me rastin e lartcekur  është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit M-48 me tre fishek e cila ishte me leje te skaduar. Me urdhër te Prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt.
  • Fsh. Brece,Podujevë  27.05.2013 – 20:30 . Raportohet se gjatë kontrollimit te shtëpisë se te dyshuarit mashkull K-Shqiptar lidhur me rastin e lartcekur  është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit M-48 e cila ishte me leje te skaduar. Me urdhër te Prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
  • Obiliq  27.05.2013 – 13:35 . Raportohet se janë arrestuar pesë te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pronar te dy kompanive-linjave te autobusëve pasi qe te njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur ne mes veti. Lidhur me rastin njëri nga te dyshuarit ka pësuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë . Me urdhër te Prokurorit dy te dyshuar dërgohen ne mbajtje.
KANOSJE
Rr. Dëshmorët e Kombit,Prishtinë  21.05.2013 – 12:39 . Është arrestuar i dyshuari mashkull Shtetas i Shqipërisë pasi që i njejti përmes telefonit celular i ka dërguar SMS kërcënues viktimës femër K-Shqiptare. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TE KËRKUAR
  • Rr. Lagjja e Spitalit,Prishtinë 27.05.2013 – 13:30 . Me urdhëresë te lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prishtinë  është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili me pas dërgohet ne vuajtje te dënimit ne Burgun e Dubravës ne kohëzgjatje prej gjashtë muajve.
  • Rr. Isa Kastrati,Prishtinë 27.05.2013 – 14:30. Me urdhëresë te lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prishtinë  është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili me pas dërgohet ne vuajtje te dënimit ne Burgun e Lipjanit ne kohëzgjatje prej 90 ditëve.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Viti 27.05.2013 – 11:00 . Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar pasi qe i një njëjti pas përfundimit te një manifestimit ka shtënë me armë zjarri ne ajër. Lidhur me rastin nga i dyshuari është konfiskuar një revole me Gas e tipit EKOL e cal. 9 mm. Me urdhër te Prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedure te rregullt.
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Gjilan  27.05.2013 – 22:00 . Janë arrestuar katër te dyshuar tre meshkuj dhe një femër K-Shqiptare e moshës se mitur pasi qe gjatë kontrollit derisa ishin duke qëndruar ne një lokal nate  është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë ne peshë 1.9 gr. Me urdhër te Prokurorit te dyshuarit pas intervistimit lirohen ne procedure te rregullt.

RAJONI I FERIZAJT
INCIDENT ZJARRI
Fsh. Dubravë,Ferizaj  27.05.2013 – 13:00 . Raportohet se për shkaqe te panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi private pronë e një mashkull K-Ashkali. Te gjitha njësitet përkatëse kanë dalë ne venin e ngjarjes si dhe njësiti i zjarrfiksave te cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit.
RAJONI I PRIZRENIT
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Fsh. Vermicë  27.05.2013 – 21:00 . Raportohet se është ndalur një veturë civile e tipit VW Golf II  me ngasës një te dyshuar mashkull K-Shqiptar ku ne automjet ndodheshin edhe tre te dyshuar te tjerë dy meshkuj dhe një femër K-Shqiptare me ç’ rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 55.57 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një gëzhojë e zbrazët e cal. 7.62 mm. Lidhur me rastin janë arrestuar te dyshuarit te cilët me urdhër te Prokurorit dërgohen ne mbajtje.
AKSIDENT TRAFIKU
Fsh. Landovicë,Prizren  27.05.2013 – 04:00 . Raportohet se një i dyshuar mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij civile nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturë duke u përplasur ne një shtyllë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit dhe tre pasagjer meshkuj K-Shqiptar te cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER  
Fsh. Reshtan,Suharekë  27.05.2013 – 13:15 . Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një kopsht kishte hasur ne një predhë. Lidhur me rastin rreth orës 17:35 ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së te cilët kanë bërë shpërthimin e mjetit .

fRAJONI I PEJËS
MASHTRIM
Rr. Migjeni,Gjakovë  17.05.2013 – 17:00 . Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se kishte pasur një marrëveshje për shitjen te dy veturave civile me te dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili i kishte marrë te dy veturat për ti provuar dhe me pas nuk i kishte kthyer. Sipas ankuesit vlera e veturave është 8.500 €.
ARMËMBAJTJE PA LEJE-LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Adem Jashari,Pejë  24.05.2013 – 17:20 . Raportohet se një i dyshuar mashkull K-Shqiptar i moshës se mitur ka sulmuar me një elektroshok dy viktima meshkuj K-Shqiptar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor pasi qe tek te njëjtit janë vërejtur lëndime te lehta trupore-skuqje te lëkurës. Me urdhër te Prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt.
ARRESTIM I PERSONIT TE KËRKUAR
Istog  27.05.2013 – 10:00 . Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili me pas dërgohet ne vuajtje te dënimit ne Burgun e Dubravës ne kohëzgjatje prej 25 ditëve.

RAJONI I MITROVICËS
Raport Shtesë:
TRAFIKIM ME NJERËZ
Rr. Ali Pashe Tepelena,Mitrovicë 2013 – Prill-Maj . Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull K-Shqiptar i cili pas intervistimit me urdhër te Prokurorit dërgohet ne mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Raport shtese :
PERSON I HUMBUR-GJETUR
Fsh. Prekaz i Epërm,Skenderaj 02.03.2013 - NN . Lidhur me rastin sot me datën 27.05.2013 viktima femër K-Shqiptare e cila ishte e lajmëruar si e zhdukur është gjetur e cila gjatë kësaj kohe kishte qëndruar ne nje motel  ne fshatin Korroticë-Drenas. Viktima pas tretmanit mjekësor me vendim të Prokurorit lirohet për shtëpi te familja .

POLICIA KUFITARE
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
Aeroporti i Prishtinës  27.05.2013 – 12:15 . Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti kishte tentuar të udhëtonte përmes Aeroportit të Prishtinës në drejtim të Vjenës-Austri me një pasaportë të Shqipërisë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me urdhër te Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
MOS DEKLARIM I MJETEVE MONETARE
PKK-Kullë  27.05.2013 – 00:15 . Njësitë policore gjatë kontrollit në automjetit me targa të Maqedonisë me të cilin po udhëtonin dy të dyshuar meshkuj shtetas të Maqedonisë nën ulësen e pasagjerit kanë gjetur 60.000 € të cilat të dyshuarit nuk i kishin deklaruar. Vetura si dhe parat janë dorëzuar njësitit të Doganave të cilët do të merren me rast.
TRANSPORTIM ILEGAL I DRUNJËVE
Fsh. Binqë,Viti  27.05.2013 – 17:10 . Raportohet se është ndalur një i dyshuar mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke drejtuar një kamionetë me targa lokale ne te cilën kishte te ngarkuar 10 m dru pa dokumentacion përkatëse. Masa drunore është konfiskuar ndërsa kamioni se bashku me te dyshuarin janë liruar.
STATISTIKA E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale 000

Aksidente me të lënduar 007

Aksidente pa të lënduar 049

Tiketa trafiku të shqiptuara 872

Arrestime 030

Në mbajtje 019/ZIMP