Home »
» Helikopterët policorë shqetësojnë malësinë e Tetovës
Helikopterët policorë shqetësojnë malësinë e Tetovës
Banorë nga fshatrat e Malësisë së Tetovës, Shipkovicë, Brodec dhe Veshallë janë paraqitur në redaksinë e gazetës “Lajm” duke shprehur shqetësim për shkak se në orët e sotme të mëngjesit janë shënuar fluturime të shpeshtuara të helikopterëve të policisë në këtë zonë. Ata kanë shprehur shqetësime për shkak të dyshimit se mos është duke përgatitur policia ndonjë aksion në këtë zonë. Mirëpo zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, thotë se nuk ka nevojë për kurrfarë shqetësimi.
“Nuk bëhet fjalë për diçka të jashtëzakonshme, ose ndonjë aksion policor, por për fluturime të zakonshme të policisë. Fluturime helikopterësh ka edhe mbi Shkup, por kjo nuk do të thotë se dikush duhet të shqetësohet”, deklaroi për “Lajm”, zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski./lajmpress






