Home »
» Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, 30 Maj 2013
Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, 30 Maj 2013
RAJONI I PRISHTINËS
ARMËMBAJTJE PA LEJE/ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë 29.05.2013-04:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën ndikim të alkoolit duke drejtuar veturën e tij. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar arma CZ-99 me 14 fishek të cal.9mm Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe i njejti është dërguar në qendrën e ndalimit, pasi që i njejti kërkohej edhe nga Gjykata e Qarkut në bazë të urdhëresës.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Obiliq i Vjetër, Prishtinë 29.05.2013-20:31. Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se nga rrethana të panjohura nga zjarri është djegur shtëpia e tij. Njësit e zjarrëfikësave kanë dalur në vendin e ngjarje të cilët ka lokalizuar zjarrin . Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
ARRESTIM I PERSONI TË KËRKUAR
Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 29.05.2013-13:30. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit në burgu e Lipjanit.
RAJONI I FERIZAJT
KANOSJE
Rr. Qamil Ilazi, Kaçanik 29.05.2013-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti kishte kanosur zyrtarët policore të cilët me datën 28.05.2013 të njejtit i kishin shqiptuar një tiketë për vozitje nën ndikim të alkoolit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Hani i Elezit 29.05.2013-11:00. Në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore dega Kaçanik është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes në Lipjan .
RAJONI I PRIZRENIT
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Rr. Enver Hadri, Prizren 29.05.2013-10:26. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në një fushë të hapur ka hasur në tri (3) mjete të dyshuara shpërthyese. Njësiti për deminim e FSK-së ka dalur ne vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjeteve pa incidente.
RAJONI I PEJËS
GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES
Fsh. Brovinë, Gjakovë 28.05.2013-16:00. Në lidhje me rastin raportohet se me 29.05.2013 njësiti për deminim i FSK-ës dhe KFOR-it kanë dalur në vendin ngjarjes dhe kanë bërë asgjësimin e mjetit pa incidente.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Osek Hyle, Gjakovë 29.05.2013-21:30. Raportohet për një aksident trafiku në me të dy motoçikletave me ngasës meshkuj K/Shqiptar. Si pasoj e kësaj lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe dy pasagjerët meshkuj K/Shqiptar të cilët janë dërguar në spitalin e Gjakovës për tretmanë mjekësor.
RAJONI I MITROVICËS
LËNDIM TRUPOR
Rr. 28 Nëntori, Skenderaj 29.05.2013-02:35. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull K/Shqiptar e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QMF në Skenderaj. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Deshmoret e Kombit, Vushtrri 29.05.2013-13:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një veture civile. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës mashkull K/Shqiptar dhe dy pasagjerë femra K/Shqiptare. Dy nga të lënduarit janë dërguar për tretmanë mjekësor në QKUK-së.
POLICIA KUFITARE
KALIM I LEGAL I KUFIRIT
PKK Merdarë 29.05.2013-15:10. Është ndaluar i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke kaluar kufirin Serbi-Kosovë me kamionin e tij i cili ishte duke transportuar 15 krerë bagëti (Dema) pa dokumente përkatëse. Në konsultim me prokurorin bagëtitë janë dërguar në terminalin doganor Podujevë ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
POSEDIM I NARKOTIKËVE
PKK. Vermicë 29.05.2013-18:10. Në hyrje të Kosovës është ndaluar një mashkull shtetas i R. Kosovës me veturën e tij dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një sasi narkotiku e llojit Marihuanë me peshë rreth 13.84 gram. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
PKK. Vermicë 29.05.2013-18:10. Në hyrje të Kosovës është ndaluar një mashkull shtetas i R. Kosovës me veturën e tij dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një rrethore me tre fishek të cal.12mm për pushkë gjuetie. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
STATISTIKA E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 015
Aksidente pa të lënduar 073
Tiketa trafiku të shqiptuara 867
Arrestime 015
Në mbajtje 014/ZIMP






