Protesta e parë me femra zhveshur në një vend arab (6 FOTO – 1 VIDEO)

Protesta e parë me femra zhveshur në një vend arab (FOTO-VIDEO)
Tri aktiviste nga grupi femëror FEMEN janë arrestuar pasi kanë protestuar gjysmëlakuriqe në kryeqytetin e Tunizisë.
Femen-Tunis-Nackt-Oben-Ohne
Dy gjermane dhe një franceze janë arrestuar sot pasi i kishin zhveshur rrobat e pjesës së epërme të trupit afër ministrisë së drejtësisë në Tuniz, duke e zbuluar gjoksin e tyre, ku shiheshin mbishkrimet “Ushqimi i gjinjëve” dhe “Revolucion”.
Femen-Tunis-Nackt-Oben-Ohne
Ato thanë se protesta e tyre ishte në mbështetje të femrës 19 vjeçare nga Tunizia, e cila ishte arrestuar pasi në Internet i kishte publikuar fotografitë e saj gjysmëlakuriqe. Ajo ka thënë se kishte protestuar kundër trajtimit të femrave në Tunizi.
Aksioni i aktivisteve të grupit FEMEN ka nxitur një tubim të masës së zemëruar, që qartazi ishin myslimanë konservatorë, të cilët u përleshen me policinë derisa ata i largonin femrat e zhveshura.
Grupi FEMEN, i themeluar në Ukrainë, ka mbajtur protesta me veshje gjysmëlakuriqe në Evropë, prej vitit 2010, për ta tërhequr vërejtjen për një mori çështjesh.
Shikoni videon ne fund
Femen-Tunis-Nackt-Oben-Ohne
Femen-Tunis-Nackt-Oben-Ohne
Femen-Tunis-Nackt-Oben-Ohne