Pjeshka rregullon tretjen e ushqimit


Nektari i pjeshkës është një prej më të pasurve më vitamina dhe minerale, të cilat ekuilibrojnë sistemin tretës.

Me ndihmën e vitaminave A, B3 dhe C, acidit folik, betakarotenit, hekurit dhe kalciumit, ai forcon mekanizmin mbrojtës të trupit dhe lehtëson tretjen e ushqimit.
Veçanërisht personat që kanë probleme me tretjen dhe vuajnë nga kapsllëku mund ta kalojnë këtë shqetësim me ndihmën e nektarit të pjeshkës.
Specialistët sugjerojnë konsumimin e lëngjeve për të luftuar problemet e tretjes. Nektari i pjeshkës pastron edhe gjakun përmes efektit antioksidues, duke mbrojtur trupin nga toksinat. Ai mundëson një funksionim të rregullt të veshkave dhe tëmthit./femina.al