Çfarë të hani para gjumit?


Për një gjumë të rehatshëm është e rëndësishme edhe në çfarë ore hani darkë dhe çfarë hani. Ushqimi i rëndë menjëherë para gjumit, mund të ndikojë negativisht në kualitetin e gjumit.


Megjithatë, një ushqim i lehtë mund të ketë ndikim pozitiv, pasi që nuk ja vlen që të shkohet në krevat i uritur. Lexoni foto-shpjegimin në vazhdim për të mësuar se cilat ushqimet që janë miku më i mirë i gjumit. Megjithatë, konsumoni ato së paku një orë e gjysmë para shkuarjes në shtrat.

Bananet

Kjo frutë në të vërtet paraqet një pilulë gjumi në një lëvozhgë. Përveç se përmbajnë qetësues, bananet përmbajnë edhe magnez, një relaksues i muskujve.


Çaj kamomili
 
Kamomil është një mjet natyral për t’ju vënë në gjumë duke qetësuar mendjen dhe organet tuaja. Mos ngurroni të pini një çaj të ngrohtë ca kohë para gjumit.


Qumështi i ngrohtë

Ky nuk është një mit. Qumështi ka në përbërjen e saj triptofan, një aminoacid që ka efekt qetësues. Ai është i pasur edhe kalcium, një mineral i rëndësishëm për organizmin tuaj, në veçanti për kockat.


Mjalti

Hidhni një lugë mjaltë në qumështin tuaj të ngrohtë ose tek çaji i kamomilit. Mjalti do të ulë nivelin e vigjilencës duke ju dhënë një gjendje përgjumjeje që do t’u ndihmojë të bëni gjumë më të rehatshëm.


Tërshëra

Ato janë burim i mirë i ndjenjës së gjumit. Në vend se të hani bukë të bardhë, provoni bukë tërshëre të përbërë nga fara të plota. Përveç që do t’u ndihmojë në gjumë, ajo është e pasur edhe me fibra dhe ofron më pak kalori se buka e zakonshme.


Bajamet

Një grusht me bajame do t’iu ndihmojë të bëni një gjumë më të qetë. Kjo për faktin se ato përmbajnë triptofan, një qetësues natyral, dhe magnez, mineral i që ndihmon relaksimin e muskujve./mjeku/