Home »
» Mënyra natyrale për ta lehtësuar alergjinë
Mënyra natyrale për ta lehtësuar alergjinë
Shumë persona që vuajnë nga alergjia kërkojnë shpëtim tek barnat, që shpesh përfundon pa sukses. Por, mënyrat më të mira për lehtësim të alergjisë mund të jenë disa hapa të thjeshtë dhe “natyral”.
Ndiqni foto-shpjegimin në vazhdim për të mësuar disa “ilaçe” natyrale për lehtësimin e simptomave të alergjisë.
Thithni ajër të lagësht
Mbani një avullues të ajrit gjithmonë të lëshuar në dhomën e gjumit ose dhomat tjera ku kaloni shumë kohë.
Ajri i thatë i irriton sinuset, por mbajtja e ajrit të lagësht mund të ndihmojë në uljen e kongjestionit (rrjedhjes së hundëve).
Inhalimi i avujve dy ose katër herë në ditë, po ashtu mund të ndihmojë. Uluni në banjë me derën mbyllur dhe dushin të lëshuar. Sigurohuni që uji të jetë i nxehtë./Indeksonline






