Home »
» Arrestohet çifti i bashkëshortëve, blenë një vajzë për 4500 euro për ta përdorur si skllave
Arrestohet çifti i bashkëshortëve, blenë një vajzë për 4500 euro për ta përdorur si skllave
Një çift francez u arrestua nga policia nën akuzën se kanë blerë një vajzë gjatë udhëtimit të tyre të fundit në Afrikë, për ta përdorur si skllave në punët e shtëpisë.
Çifti i bashkëshortëve kishin paguar për vajzën me emrin Charlote rreth 14 vjeç, shumën prej 4500 eurosh, në mënyrë që kjo e fundit të përdorej nga çifti për punët e pastrimit në shtëpi.
“Një rast i pastër skllavërie”, deklaroi Sylvie O’dy, president i komitetit kundër skllavërisë moderne.
Thuajse rastësisht u zbulua gjithë historia, kur policia e pyeti vajzën se si ishin gjërat dhe si ajo kishte ardhur në Francë.
Pas druajtjes së fillimit vajza tregoi gjithçka në polici, duke bërë që policia të arrestojë çiftin me banim në Costa d’Avorio të Francës.
Gjithsesi O’dy, sqaron se këto raste janë shumë të rralla, por gjithsesi ekzistojnë dhe duhen denoncuar.a.y/noa






