Home »
» Lodhje dhe stres, si të keni fytyrë të relaksuar pa shumë mundim
Lodhje dhe stres, si të keni fytyrë të relaksuar pa shumë mundim
Shumë femra e dinë fare mirë se sa e vështirë është mbajtja e një fytyre të çlodhur, pasi problemi kryesor është stili i jetës dhe angazhimet e përditshme, të cilat lodhin jo vetëm fizikisht por edhe vizualisht.
Para së gjithash pastërtia është e rëndësishme për të pastruar fytyrën nga toksinat, ndaj duhet larë rregullisht çdo mëngjes me sapun për llojin e lëkurës suaj.
Nëse keni kohë mbushni një enë me disa kuba akulli dhe shpëlajeni dhjetë herë me shpejtësi. Si fytyra edhe sytë do duken shumë më të rigjeneruar.
Për të mos e përkeqësuar situatën, mundohuni të mos e teproni me tualet, mund të përdorni një ton të lehtë, pak rimel dhe një shkëlqyes buzësh, pasi nëse e teproni me korrektor apo krem pudër, sytë tuaj do të duken më të lodhur.
Kujdes, pasi nuk duhet të flini asnjëherë pa pastruar tualetin, është një nga mënyrat se si e shkatërroni me vetëdije lëkurën tuaj.
Një maskë ideale për të pasur gjithë kohën fytyrë të çlodhur është nëpërmjet dy lugëve kamomil, pak finok dhe përzieni këtë masë me kos dhie.
Në një enë tjetër bashkoni pak mjaltë me lëngë limoni, ndërsa në fund përziejini të dyja këto masa deri sa të arrihet një krem homogjen. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni për 20 minuta, shtrihuni në krevat dhe qetësohuni.
Sapo të kenë kaluar 20 minuta shpëlajeni fytyrën mirë me ujë të bollshëm dhe më pas aplikoni një krem hidratues për natën. Në mëngjes do shihni një fytyrë tejet të çlodhur dhe plotë me energji.a.y/noa