Dhëmbë të verdhë, kura natyrale si ti zbardhni
Një nga gjërat që shpesh lihet pas dore por që nuk duhet lënë, është kurimi i dhëmbëve, qoftë me mënyra natyrale, qoftë te dentisti në rastin më të keq.
Për të shmangur që dhëmbët tuaj të bëhen të verdhë shmangni duhanin, dhe eliminoni disa produkte ushqimore që i dëmtojnë.
Kafja dhe salca e sojës janë ndër ushqimet që i zverdhin dhëmbët, ashtu sikurse pijet me gaz dhe me ngjyrues. Një tjetër shkak që çon në prishjen e ngjyrës së tyre është mos larja pas vaktit të ngrënies.
Kripa, është një ndër elementët që mund të përdoret për larjen e dhëmbëve, mjafton të hidhen pak breza mbi furçë dhe ti fërkoni me të. Gjithsesi mos e teproni me sasinë e saj dhe me forcën e fërkimit.
Mund ta shpëlani gojën me pak uthull, verë ose ujë me pak uthull për të zhdukur tepritë e elementëve ushqimore që kanë mbetur në dhëmbë.
Molla, karota dhe selinoja janë elementë ushqimorë që mund të ndihmojnë për pastrimin e dhëmbëve të verdhë. Konsumojini shpesh këto ushqime dhe do shikoni një përmirësim të ndjeshëm.
Lëkura e portokallit, veçanërisht pjesa e bardhë e saj është ndihmuese e madhe për pastrimin e dhëmbëve të cilët mund të zverdhen me kalimin e viteve.
Tuli i luleshtrydhes mund të përdoret fare mirë si një kurë natyrale për zbardhjen e dhëmbëve, madje kokrrizat e saj mund të vendosen në furçën e dhëmbëve dhe ti lani me të.a.y/noa






