Japoni, qeveria siguron se nuk ka fantazma në rezidencën e kryeministrit



Kotei, rezidenca zyrtarë e kryeministrit japonez nuk është e vizitueshme nga fantazmat. Në këtë mënyrë Qeveria e Japonisë ka hedhur poshtë thashethemet në lidhje me ekzistencën e fantazmave në rezidencën e Kryeministrit në Tokio, tek e cila transferohen tradicionalisht për të jetuar të gjithë krerët në fuqi të Kabinetit të Ministrave pas zgjedhjes së tyre.
Siç njoftoi Agjencia e lajmeve “Kyodo”, diskutimi i kësaj teme u mbajt në një takim të Dhomës së Lartë të parlamentit me kërkesë të deputetit nga Partia Demokratike.
Kryeministri aktual i Japonisë, Shinzo Abe, duhet të transferohet në këtë vendbanim në të ardhmen e afërt, por ai po vonon ta hedhë këtë hap. Legjenda tregon se natën nëpër shtëpi ecën fantazma e një ushtari të vrarë në vitin 1936 gjatë një rebelimi.o.k/noa