Prej aty, kryeministri Berisha sulmoi aleancën e re.
“Ne po mbjellim pemë, ata firmosin epitafin e Rilindjes. Ata që ua themeluan partinë, jua rithemeluan përsëri sot,” tha Berisha, duke iu referuar socialistëve evropianë.
Dyshja e zakonshme e këtyre viteve është rikthyer në ekrane, ndërkohë që Basha nuk e përmbante buzëqeshjen, sidomos kur Berisha deklaroi se ai ka bërë ndryshime të rëndësishme në Tiranë, duke ulur ndotjen në Sheshin Skënderbej.
“Plani i Bashkisë për rivitalizimin e Tiranës po ecën me shpejtësi. Ne do vazhdojmë kujdesin për qytetaret, mjedisin, shëndetin e qytetarëve për jetën e tyre. Bashkia ka ndërtuar këtu një terren sportiv, nuk është një pallat në pajë, por një terren ku do të luajnë të gjithë fëmijët e këtij blloku. Tirana është më e shëndetshme dhe shumë më njerëzore, se Tirana e njeriut që firmosi sot epitafin e rilindjes së tij,” u shpreh kryeministri./ep





