Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista

Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista:

Media gjermane, e mbushur me klishe për myslimanët

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 day ago
*Studimi* *Turqit përgjithësisht cilësohen si mafiozë, të tjerët si të rrezikshëm* Sipas një studimi, myslimanët në Gjermani mendojnë se ata trajtohen negativisht në media. Është kjo e vërtetë? Hulumtimi në media tregon se një tendencë e tillë është vënë re që pas sulmeve të shtatorit 2001 në Nju Jork. Nga “Vrasjet Döner” deri te “Mafia turke” ishin epitetet që qarkulluan për vite të tëra në mediat gjermane kur flitej për serinë e vrasjeve të nëntë emigrantëve turq dhe një greku. Më pas në nëntor të vitit 2011 rezultoi se vrasjet mes viteve 2000-2007 ishin kryer nga grupe terroriste... more »

KONSTANDINI I MADH NË TIRANË

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 day ago
*(DHE QASJA JONË NDAJ HISTORISË)* ** *NDUE DEDAJ* *Sjellje e vakët me historinë e hershme…* Të shtunën në Tiranë mbahet një konferencë shkencore disi e veçantë mbi historinë. Ajo i kushtohet një personaliteti të rrallë historik për nga përmasat dhe rëndësia, siç është Konstandini i Madh, prej viseve iliro-shqiptare të Dardanisë. Një konferencë për këtë gjeni të njerëzimit mund të mbahet në Romë, Stamboll, Londër dhe në çdo vend tjetër të ish-perandorisë romake, por ndoshta pikësëpari ligjërata kushtuar tij iu përket të “parëve” të dheut amë, shqiptarëve. Konstandini i Madh ish... more »

Imazhi i Shqipërisë dhe diplomati i “veshit”

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 day ago
** *Ilir Yzeiri * Këto ditë opinioni publik po bombardohet me historinë e “veshit”. Është për t’u shënuar se një javë më parë, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë prodhoi një ngjarje që kish në themel një shenjë që rimonte me këtë të fundit. E kam fjalën për shenjën “lesh”. “Do të shkoni për lesh” pat thënë ajo, “më kapi në vesh” tha djali i Neritan Cekës, adhuruesi i botës arabo-muslimane dhe diplomati ynë në Vjenë. Në të dyja rastet, mbi një ngjarje, u ngrit një rrëfim me shumë variacione e me shumë ngjyra, me një ndryshim se, në rastin e parë, spektatorët e spektaklit e panë dhe... more »

Çfarë nuk po na thotë mendimi politik?

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 days ago
* Artan Fuga* Jemi në prag të një fushate elektorale. Përtej etheve të pushtetit që kanë kapur partitë politike dhe militantë të ndryshëm, çka edhe është e natyrshme, për ne qytetarët e gjitha kjo ka rëndësi, sepse ndodhin dy gjëra: E para, partitë premtojnë dhe janë të detyruara të shpalosin projekte të ndryshme në fushën e mendimit politik. E dyta, sepse kritikojnë njëra-tjetrën. Sado pak apo shumë gjëra të thuhen, përsëri, përtej asaj, nëse premtimet do të mbahen ose jo, rëndësi ka që disa të vërteta të thuhen. Mirëpo mendimi dhe debati politik thonë disa gjëra, por të tjerat nuk i ... more »

KOALICIONET E 23 QERSHORIT SI LOJË SHAHU

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 days ago
*Nga LUAN KURTI* *LUAN KURTI* Së fundmi u përvijuan dhe dy koalicionet e mëdha dhe palët po përgatiten të masin forcat. Epërsia me sa duket tentohet të vendoset në një terren të minuar si koncept numerik, apo si një lëvizje strategjike e minutës së fundit në kutinë e shahut, ku kundërshtari do duhet të pranojë matin e sigurt, pa pasur kohë rikuperimi. Sipari u hap me KQZ – në dhe zhurma që po bëhet për çështje anësore krejt pa rëndësi kërkon spostimin e vëmendjes së elektoratit nga çështjet e dorës së parë, që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes në përgjithësi dhe cilësinë ... more »

Lubonja: Mosfunksionimi i KQZ-së mund të ketë pasoja të paparashikueshme

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 3 days ago
*Shkrimtari dhe publicisti, Fatos Lubonja, në një intervistë për DW flet për atmosferën paraelektorale, aktivitetin e KQZ-së dhe rolin e ndikimin e ndërkombëtarëve në situatën e acaruar politike në Shqipëri* *Në optikën tuaj si do ta karakterizoni atmosferën politike tani kur duhen dhe rreth tetë javë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare?* Ndjesia ime për atë që po ndodh në Shqipëri është se jemi në një atmosferë të një degradimi politik në këtë periudhë paraelektorale. Po ta përshkruaj me pak fjalë situatën do të thosha që në një anë është popullata dhe në anën tjetër si në sk... more »

Letër të hapur Edi Ramës

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 3 days ago
*Nga Neritan Ceka* *Miku im i dikurshëm Edi,* Me keqardhje, nuk di si të të drejtohem, sepse sjell ndërmend kohët e largëta të miqësisë sonë, një kafe tek Bar Western në Tiranë, një drekë në Quartier Latin në Paris, apo një bisedë në zyrën tënde në Bashkinë e Tiranës. Dhe pyes veten se si mund të ndryshojnë njerëzit nën efektin shkatërrimtar të pushtetit. Ke bërë diçka për të cilën duhet të më kishe marrë menjëherë në telefon. Tashmë duhet të më kërkosh falje publike. Ke fyer djalin tim, Eginin, dhe jo vetëm atë, por edhe familjen time. Ke fyer edhe disa dhjetëra diplomatë të rinj... more »

Në Berlin, s’jam më e huaj

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 6 days ago
Në Berlin, s’jam më e huaj: *Shkrimtarja Ani Wilms vlerësohet me çmimin Chamisso në Berlin, për të huajt që shkruajnë në gjermanisht* * * * * Ani Wilms kërkoi në fillim një përkthyes për romanin e saj të dytë “Vrasje në rrugën e veriut”. Kur nuk mundi të gjente askush, atëherë i hyri vetë punës për të sjellë në gjermanisht librin e saj. Me këtë përkthim vetëm pak ditë më parë ajo u nderua me çmimin më prestigjioz për të huajt që shkruajnë gjermanisht “Adelbert von Chamisso”. Për jurinë e Chamisso-s libri është “… një episod ekzotik i historisë së shtetit të ri shqiptar… e mund të k... more »

Intervistë ekskluzive për “Zhurnal Plus” me Ahmet Selmanin, shkrimtar dhe kritik

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 6 days ago
Intervistë ekskluzive për “Zhurnal Plus” me Ahmet Selmanin, shkrimtar dhe kritik: *RIVLERËSIMI LETËRSISË SJELL SHËNDET ESTETIK* *Ahmet Selmani* *Çështja e letërsisë gjithmonë na çon në sfera të ndryshme që kanë të bëjnë me të, siç është poezia, proza, kritika, eseja, përkthimi etj. Të flaësh për aspektet e krijimit dhe trajtimit të tyre, të studimit dhe të perceptimit, për pozicionin aktual që kanë brenda kohës, për krizën e leximit përballë teknologjisë kompjuterike etj., gjithsesi nevojitet një kompetencë e veçantë. Për të gjitha këto na flet poeti, prozatori, studiuesi, kritiku,... more »

Intervistë ekskluzive për “Zhurnal Plus” me Faik Mustafën, shkrimtar dhe publicist

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 6 days ago
Faik Mustafa u lind më 19 maj 1945. shkollën fillore dhe të mesme, Gjimnazin, i kreu në Tetovë më 1964.Studioi në Beograd në Fakultetin Filologjik- grupii Albanologjisë. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, detyrohet që një vit të studiojë, një vit të punojë. Kështu, punoi si mësues (1964/65) në fshatin Grupçin të Tetovës, më 1966/67 në fshatin Shipkovicë të Tetovës dhe 1968/69 në fshatin Sellcë të Tetovës, ku pas tre muajsh, si organizator i Demonstratave do të burgoset dhe do të dënohet me pesë vjet e gjysmë heqje lirie.Pas lirimit nga burgu (3 vite të mbajtura), do të ... more »

Koha për NATO, një vonesë e humbur

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 6 days ago
* Ismail Arsllani * Duke rrahur kaçikun e mendjes mbi problemet drejtuese e shtetërore, që nuk më hyjnë fare në punë, m’u kujtua një anekdotë për “dhelprën”. Fabula që më ishte ngulitur në memorie shumë kohë më parë, flet për një dhelpër shumë të uritur që kërkonte ushqim. Duke nuhatur me nofullën e saj të stërholluar, gjeti në zgavër të një lisi, një copë bukë dhe një copë mish, që i kishin fshehur kafshë të tjera. U fut me shumë mundim në zgavër dhe hëngri të tërën që gjeti aty. Aq shumë kishte ngrënë, sa jo vetëm që gjëmonte dhe kuiste nga pesha e barkut të fryrë, por edhe s’... more »

Lukunia anti–Qose e inspiruar nga segmente të politikës së vjetër

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 6 days ago
*Nga Aleksandër Ndoja* Sapo u lajmërua se akademiku Rexhep Qosja gjatë një turi në Shqipëri përveç Tiranës, do të ndalej edhe në Mirditë, pati reagime të ndryshme, madje dhe në kundërshti të forta me njëra-tjetrën. Të parët ishin ata që nxitonin për të zënë vend në sallën e madhe mbi 300 vendeshe të qendrës kulturore në Rrëshen, për tu takuar dhe dëgjuar mendimin e akademikut Rexhep Qose, ndërsa një kategori tjetër, krejt e pakët në numër bluante predha tymuese në blogje interneti, të denja vetëm për gjirizet e llumnajës intolerante e arkaike, që ende gëlon si dhuratë e së shkuar... more »

Sa të merremi me emra, më mirë t’i vëmë emër gjërave

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 6 days ago
*Nga Prof. As. Dr. Artan Xh. Duka* Gjithmonë jemi shquar si shoqëri për ‘shtigje’ të pashkelura dhe not kundër rryme. Ndaj dhe tranzicioni tek ne, ndryshe nga kudo, është shndërruar, nga halli, në ‘stil jetese’ për më shumë se një brez, gati-gati një sistem më vete social-ekonomik. Kjo, sa për emancipim të vakët demokratik të qytetarit që riciklon të njëjtin ‘brum’ të politikës, po aq dhe papërgjegjshmëri e abuzim unik të klasës politike të tranzicionit për të konsoliduar pozita që zënë fill që në monizëm. Por, ndonëse kemi 20 vjet që jemi ‘ambientuar’ me një demokraci që çalon, ... more »

Premtimet elektorale në kushtet e varfërisë

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 6 days ago
*Nga Majlinda Bushja* * Majlinda Bushja * Prezantimi i programeve partiake në prag të zgjedhjeve është detyrë e çdo subjekti politik, ndërkohë që detyra jonë si zgjedhës është votimi për programin më të përshtatshëm të cilësdo parti që premton progres real. Në fokus të programeve partiake të këtyre zgjedhjeve ndër të tjera është dhe punësimi ku Partia Socialiste pretendon se do të hap gjatë mandatit të saj qeverisës 300 000 mijë vende pune, ndërkohë Partia Demokratike 250 000 mijë të tilla, çka nënkupton në vazhdim përmirësimin e jetës së qytetarëve, e më pak varfëri. Premtimet ... more »

Çka tash?

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Nga Blerim Shala* *Fati i Marrëveshjes për normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është zbatimi i saj i plotë.* Një histori e treguar fare shkurt dhe thjeshtë, do të thoshte kështu (për shembull): Në qershorin e vitit 1999, Kosova doli nga Serbia (ku nuk do të duhej të ishte kurrë), ndërsa Veriu i Kosovës doli nga Kosova. Jetuam me këtë realitet që prej vitit 1999, të gjithë ne, duke u munduar ta ndryshojmë atë në të gjitha mënyrat, pa mbërri asnjëherë në cakun e dëshiruar. Në shkurtin e vitit 2008, Kosova u bë shtet i pavarur, me tërësinë territoriale dhe ... more »

INTERVISTA/ Qosja: S’jemi popull i pjekur pasi durojmë këtë qeverisje. Shqipëria pa Berishën do jetë më e qetë, më e drejtë

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*[image: qosja xhunga]Akademiku i njohur në një intervistë për Rudina Xhungën, në “Shqip” në Top Channel* *Kënaqësi që jeni në Tiranë, pas 10 vjetësh. E thyet betimin se nuk do të vinit për sa kohë drejton Sali Berisha?* Po, e theva. Por ka një arsye pse e theva. Shpresoj se Berisha së shpejti nuk do të jetë më kryeministër i qeverisë së Shqipërisë dhe të shpresojmë se nuk do të jetë as kryetar i Partisë Demokratike, për të mirën e Shqipërisë dhe për të mirën e Partisë Demokratike. *Në fakt, do kemi kohë të flasim për politikë, por si fillim dua t’ju pyes për librin. Isha në prom... more »

Panorama e Dita, më të lexuarat print, Tema Online, më e klikuara (por të gjitha bashkë nuk shiten as sa një gazetë e vetme 5 vite më parë)

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
[image: when_the_press_makes_trial_685525]Ka një terr të plotë mbi nivelin e shitjes së shtypit të përditshëm në Tiranë. Gazetat i ruajnë me fanatizëm këto shifra (po ti pyesësh drejtpërdrejt japin shifra të ekzagjeruara) por edhe angazhimi i organizatave të ndryshme me fokus median, ka qenë minimal nëse vjen në pyetje niveli i shitjeve. Mund të merren vesh tirazhet në shtypshkronjat e printit shqiptar, por sa përqind e këtij tirazhi shitet? Ditët e fundit qarkullon në forumet online një material me autor Migena Aleksi që njihet në publik si aktiviste e te drejtave te njeriut, ku shkr... more »

Shteti i së drejtës përballë sundimit arbitrar!

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Nga Arian Galdini* Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha dhe aspirata shqiptare për t’u bërë një ditë një vend Perëndimor si e gjithë Europa, ka shumë gjasa të jetë e shënjuar nga një karakteristikë e fortë deperendimizimi kronik me burime dhe ndikime të brendshme, por edhe me nxitje e legjitimim transnacional. Shpeshherë këtë kaos, nxitje dhe legjitimim të çakërdisë politike të brendshme në Shqipëri e shkaktojnë vetë institucionet europiane dhe partnerët e mëdhenj ndërkombëtarë perëndimorë, të cilët kur i aviten rastit shqiptar, pësojnë zaptim të gjymtyrëve institucionale, ... more »

Zyba Hysen Hysa: Marrëveshja Kosovë – Serbi, një ëndërr e “bukur” që realitetin do t`ia shohim pasi të zgjohemi...

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
U çanë mediat, u shqyen gazetat dhe faqet elektronike mbeten pa faqe prej shkrimeve të shumta për bisedimet e pandërprera midis Kosovës dhe Serbisë për të lidhur një marrëveshje paqeje që më në fund “të hidhej një hap” drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Dhe ngrihej burri i shtetit të Kosovës Z. Hashim Thaçi i hipte avionit e në Bruksel në takime bisedore, por që biseda e tyre “nuk arriti rezultat”. E gjithë kjo, një tullumbace e fryrë nga skenaristja dhe dirigjentja tashme e mirënjohur Baronesha Eshton. Kur ajo u tha që të prononcoheshin se marrëveshja nuk u ... more »

Fryma e ligjit dhe Monteskiё, si teoricieni mё i keqkuptuar i perёndimit1 dhe mё i keqpёrdoruri i lindjes2

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
[image: arben-isaraj] *Nga Arben Isaraj* ** *“Bota shoqёrore qё drejtohet nga ligjet e veta, ёshtё botё e mençur. Ndaj, duhet dhe shumё punё, ngase sado tё mençur tё jenё, njerёzit nё njёrёn anё mund tё gabojnё (pra tё jenё tё dёnuar tё largohen nga arsyeshmёria), ndёrsa nga ana tjetёr tё jenё tё nxitur nga pasionet, kёshtuqё vullneti i tyre ua bёn tё mundёshme t’i shkelin ligjet hyjnore/natyrore, si dhe tё shkelin apo ndryshojnё ato ligje tё cilat i kanё nxjerrё vetё”* *Montesque “Mbi frymёn e ligjeve” 1748* *Mësimi tradicional mbi ndarjen e pushtetit* Fakti se shoqëria dhe liri... more »

Moralin nuk e studion arkeologjia

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Fitim Zekthi* Sjellja politike kudo në botë studiohet nga shkenca sociale si sociologjia, politologjia. Lami të tjera si antropologjia apo psikologjia ndihmojnë në shpjegimin e këtyre sjelljeve. Në Shqipëri, në mënyrën më të pabesueshme, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i kërkoi arkeologjisë dhe historisë në përgjithësi të merret me çfarë ai ka bërë, ka thënë apo si është sjellë. Edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se ai sheh përpara dhe nuk do të mbetet peng i së kaluarës. Që në krye duhet thënë se ndarjet e thella nuk mund të jenë domosdo arsye që kjo ndarje të vazhdo... more »

Familja ime falënderon SHBA-në për kujdesin dhe mbrojtjen morale…

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Mesazh publik falënderimi* *Nga Kastriot Islami* Një takim sa politik dhe miqësor, emocionues e plot ndjenjë, me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA, Jonathan Moore. Nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa ime dhe e familjes sime. Unë kam pasur shumë takime të nivelit të lartë si ministër i Punëve të Jashtme, si koordinator i Krizës së Kosovës, si ministër i Financave dhe si Kryetari i Parlamentit, me presidentë, kryetarë parlamentesh e senatesh, me Kryetarin e OKB-së, të NATO-s, të BE-së e tjerë e tjerë, me ministra të të gjithë portofolave, deputetë, novelistë e shu... more »

HIQ E VUR!

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*ARTAN LAME* Po të shkosh në “Facebook” këto ditë, ndër të tjera të del përpara edhe një peticion i një grupi pa kokë, që kërkojnë heqjen e monumentit të Ahmet Zogut në Tiranë. Peticioni rreshton edhe një sërë arsyesh pse e kërkojnë heqjen e monumentit, arsye midis të cilave, pas mendjes time, ka që qëndrojnë, ka që nuk qëndrojnë. Nuk kam ndër mend të analizoj këtu arsyet e tyre, por halli im është te kjo loja jonë e vjetër hiq e vur. Njerëzia kanë nja katër a pesë mijë vjet që u ngrenë monumente e statuja perëndive. Mirëpo këtyre, monumentet u takojnë “ex officio” siç do thoshin ... more »

INTERVISTA/ Baze: Ç’do të ndodhë brenda PD-së dhe të djathtës pas humbjes së zgjedhjeve

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Flet për gazetën Dita, publicisti Mero Baze* *A i ndryshon raportet brenda PD-së ikja e Metës?* I ka ndryshuar tanimë. Lulëzim Basha nuk arriti dot të ngjiste në strukturat e PD-së as si ministër dhe as si drejtues i PD-së, dhe e vetmja periudhë lulëzimi e tij ishte aleanca me Ilir Metën nga viti 2009. Në një farë mënyrë i ngjiti muhabeti me dikë tjetër si ai, që nuk ndjehej rehat në shtëpinë ku kish hyrë dhëndër brenda. Ata krijuan të dy një pol të rëndësishëm pushteti, të cilin Meta diti ta menaxhojë mirë deri në fund. Përmes Bashës ai vuri në gjumë Berishën për një aleancë ... more »

Asgjë e përjetshme

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Nga Lorenc Vangjeli* Na ishte njëherë… Kështu nisin zakonisht përrallat. Ato që përgjithësisht kanë fund të lumtur. Por jo të gjitha përrallat e kanë këtë luks. Sidomos ato të vërtetat. Megjithatë, vite më pas, do të tregohet si përrallë dhe tranzicioni i gjatë, i pakuptueshëm dhe i pamerituar shqiptar. Personazhi kryesor është natyrisht Ai. Sot Ai është i vetmuar. Eshtë i lodhur. Eshtë pa forcë, është i kapitur nga betejat e shumta që ka nisur, është i trembur nga makthet e shumta që e trazojnë netëve, është në ankth nga mëkatet e shumta që ka kryer dhe mbi të gjitha, është p... more »

Meta: Nuk do bojkotojmë zgjedhjet, Berisha mos të prekë asnjë votë

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
* * *Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke folur për gazetarin Sokol Balla në Top Story, ka deklaruar se opozita nuk do ti bojkotojë zgjedhjet. Ndërkohë, kreu i LSI-së, ka përdorur tone të ashpra ndaj mazhorancës për shkarkimin e Ilirjan Muhos si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Madje ai deklaroi se prishja e KQZ-së është ajo që i dëmton më së shumti zgjedhjet. Me tone të ashpra ndaj ish-aleatit, Meta tha se ai kërkon të ketë kontroll absolut mbi çdo institucion. Sakaq Meta ka vënë në dukje se kryeministri Berisha duhet ta kuptojë se shumica është në... more »

A DO TË NDODHË DIXHITALIZIMI I TELEVIZIONEVE?!

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Oltjon Koja* ** Miratohet së fundmi në Parlament ligji i ri i shumëdiskutuar e shumëpërfolur për median audiovizuale. Ky ligj rregullon jo vetëm funksionimin e medias elektronike, por edhe shërbimet mbështetëse të tyre, duke dhënë garanci për një media të lirë dhe të pavarur. Ligji, krahas garantimit të lirisë dhe pluralizmit në median audiovizuale, merr përsipër licencimin e platformave dixhitale dhe rrjedhimisht rregullimin ligjor për kalimin e plotë në këto transmetime. Kjo u arrit pas një maratone të gjatë disavjeçare diskutimesh në komisionet parlamentare, objeksionesh, ... more »

Kthesa e Berishës

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 week ago
*Nga Andi Bushati* *Andi Bushati* Burri i shtetit është shndërruar brenda dy vitesh në kërcënim për shtetin. Nuk ka tanimë asnjë dyshim, se pasi i ka hedhur në koshin e plehrave “rekomandimet” urdhëruese të ndërkombëtarëve, kryeministri Berisha është futur në një rrugë pa krye. Këtë herë paralajmërimet për të kanë qenë të qarta dhe pa ekuivokë. Nuk duhet prekur KQZ-ja, iu dha ultimatum nga Brukseli, që e përsëriti më shumë se një herë mesazhin. Nuk mund të ndryshosh tani rregullat, ndryshe do hysh në spirale përplasje me ShBA dhe komunitetin ndërkombëtar, iu tha nga ambasadori ame... more »

This is a Simpati of Doktori

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 2 weeks ago
Nga Edison Ypi Jo vetëm e keqja. Edhe e mira vjen ndonjëherë nga një drejtim, në ndonjë mënyrë, dhe në një moment që s’ta merr mendja. Ata janë komuniteti më i çuditshëm në Shqipërinë e sotme. Në Tiranë më së shumti, por edhe në të gjithë qytetet e tjera dhe në fshatra, janë prezentë gjithandej. Kudo ku jetohet, kudo ku punohet, kudo ku hahet e pihet, kudo ku konsumohet. Në të gjitha lagjet, në të gjitha rrugët, në gjitha skutat. Me të njëjtin rigorozitet matematik; në orën e caktuar, në vendin e caktuar, ata duken e zhduken nëpër rrugë e rrugica e cepa me veglat e nevojshme. Gj... more »

SUPLEMENT/Si lindi mafia më e fuqishme në botë, dhe si funksionon Cosa Nostra tani

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 3 weeks ago
* * * Kush ishte i penduari parë, luftërat, implikimet me politikën. Cilat ishin tre luftërat e mëdha të Mafias, pse nisën e si përfunduan. Si u ngrit Toto Rinës, bosi më i madh i mafias në histori, sulmi ndaj qeverisë, vrasja e Falkones dhe Borselinos dhe paqja e Bernardo Pronvenzanos. Dallimet mes mafias, ku ndryshon “Kamorra” nga “Cosa Nostra”. Si është riti i anëtarësimit në Cosa Nostra, nga vjen prejardhja e fjalës “Mafia”, cila është formula e betimit të “Cosa Nostra”-s. Këto e shumë të tjera në një suplement special të gazetës “Tirana Observer”.* ***** *Kush ishte i penduari ... more »

Shkaqet, ngjarjet dhe personazhet e luftës më shkatërruese në histori

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 3 weeks ago
* * *Shkaqet, ngjarjet dhe personazhet e luftës më shkatërruese në histori* * * *Lufta e Dytë Botërorë: Përmbledhja e ngjarjeve kryesore* * * *Ngjarjet e vitit 1939* Tre vitet e rritjes së tensionit ndërkombëtar – që përfshin Luftën Civile Spanjolle, Anschluss (bashkimin) e Gjermanisë dhe Austrisë, pushtimi i Sudetenland nga Hitleri dhe pushtimi i Çekosllovakisë – arritën kulmin në datë 1 shtator kur Gjermania pushtoi Poloninë. Britania e Madhe dhe Franca i shpallën luftë Gjermanisë vetëm dy ditë më vonë. Ndërsa SHBA shpalli neutralitetin, ajo vazhdoi të ndihmonte Britaninë e Madhe ... more »

Shushatje me Schengen-in

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 3 weeks ago
*Enver Robelli* * * * * Muajve të fundit, disa skandale, të vogla e të mëdha, e kanë dridhur Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), njërin prej resorëve kyç të qeverisë së Kosovës. Manipulime tenderësh, keqmenaxhim, vendime të gabuara, papërgjegjësi – ky është vargu i skandaleve. Disa zyrtarë të MPB-së janë larguar nga puna, ndoshta një ditë ndonjë i dyshuar për keqpërdorime do të dalë para gjyqit, ndoshta… Por, përtej kësaj, do të duhej të ndodhte diçka tjetër: përgjegjësit politikë do të duhej të pranonin dështimet dhe të jepnin dorëheqje. Është shumë e qartë se përgjegjësia p... more »

Doracak për njohjen e të keqes

Lajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 3 weeks ago
* Milazim KRASNIQI, Prishtinë* * * * * Kur e analizon skenën politike të Kosovës së çliruar në vitin 1999 e të pavarësuar në vitin 2008, e ke të vështirë ta kuptosh se nga burojnë gjithë këto anomali në mendësinë, strukturën dhe praktikën politike. Një vend i shumëvuajtur dhe i çliruar me ndihmën vendimtare të NATO-s, do të duhej të kishte në këto vite një skenë politike më të butë, më kooperuese, më të motivuar për zhvillimin e vendit dhe për shërimin e pasojave që ka lënë pushtimi i gjatë dhe posaçërisht i egër në vitet e fundit të tij. Vendi që vetëm falë ndërhyrjes së NATO-s s... more » 

Related Posts: