Nga Kastriot Myftaraj
1/2/3 shtator 2010
Ardian Ramadani, shef i departamentit të gjuhëve të huaja në Universitetin e Europës Juglindore, në Tetovë, e ka vazhduar polemikën me mua, me shkrimin “Misionari nacionalist me kokardën e fshehtë të ‘Cërna Rukës’, në misionin e tij antikombëtar”, të botuar në 17 gusht 2010, në gazetën islamike “Mesazhi”. Ardian Ramadani e ka mbyllur shkrimin e vet polemizues citat nga shkrimtari i njohur humorist francez Rableais (Rable), duke menduar se me këtë më ka asgjësuar përfundimisht në polemikë. E megjithatë e vetmja gjë që ka arritur është që më ka frymëzuar që përgjigjen ndaj tij ta shkruaj në stilin e Rableais. Se Ardian Ramadani, me bëmat e tij e meriton penën e Rableais, por unë do të përpiqem që ta bëj këtë me penën time modeste. Kur pyeta një të njohurin tim profesor në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë për Ardian Ramadanin, i cili ka polemizuar me mua në shtyp kohët e fundit, përgjigja ishte shumë interesante: “Kur Veton Latifi teshtin, Ardian Ramadani nxjerr një facoletë nga xhepi dhe shfryn hundët”.
Ardian Ramadani e ka Veton Latifin djalë daje dhe i detyrohet atij jo vetëm për krejt karrierën që ka bërë, por edhe për shkollimin që ka. Veton Latifi është kreu i një OJF fitimprurëse me shumë kontakte ndërkombëtare, Instituti për Demokraci dhe Zhvillim, me qendër në Tetovë, si dhe mësimdhënës në UEJL. Të gjithë në UEJL, në Tetovë, në Kumanovë, prej ku e kanë origjinën Ardiani dhe Vetoni, e dijnë se Ardiani nuk bën kurrgjë pa pyetur Vetonin. Të gjithë e dinë se Ardiani nuk di të shkruajë një tekst të llojit analizë politike, e aq më pak libra studimorë për marrëdhëniet ndërkombëtare, se ai nuk ka lexuar kurrë në jetën e vet ndonjë libër të këtij lloji. Të gjithë e dinë se Ardian Ramadani pas përfundimit të shkollës së mesme, iku nga shtëpia dhe u bë aktor teatri shëtitës, me një trupë teatrore “shumëetnike” të përbërë nga shqiptarë të Maqedonisë dhe sllavo-maqedonë. Ardianit as që i shkonte mendja për të shkuar në UEJL dhe për të studiuar, sikur Vetoni, të mos i kishte dhënë lajmin Ardianit se kishte fituar të drejtën për të studiuar në UEJL për gjuhë dhe letërsi frëngë. Ardianit nuk i pëlqente të studionte por Vetoni i tha se ky në fakt do të ishte një rol teatral, ashtu që Ardiani do të luante rolin e studentit, ndërsa të tjerat, provimet e mësimet, t’ ia linte atij Vetonit. Ardiani kur dëgjoi këto vuri dorën në zemër dhe shkoi në UEJL.
Në kohën që Ardiani ishte student në UEJL, në vitin 2004, Vetoni i dha lajmin se ishte emëruar mësues i frëngjishtes në shkollën e mesme “Goce Dellçev” në Kumanovë, pikërisht shkolla e mesme ku kishte qenë Ardiani. Ardiani, i cili në atë kohë ishte 21 vjeç, e priti lajmin me dorën në zemër, i bindur se Vetoni dinte më shumë se ai për aftësitë e veta. Nëse e pyet sot Ardianin se si është e mundur që një student i cili studion në Tetovë, me kohë të plotë, të jetë njëkohësisht edhe mësues në një shkollë të mesme në Kumanovë, Ardiani të quan agjent serb, që kërkon të detraktosh kuadrot e rinj shqiptarë, siç shprehet ai. Ardianit i dilte koha jo veç për të mësuar në universitet në Tetovë, dhe për të dhënë mësim në shkollën e mesme në Kumanovë, por ai kishte kohë edhe për të vazhduar të luante në teatër dhe për të fituar çmime. Djalë me talent, nuk ishte më kot kushëriri i Veton Latifit, i shpallur shkencëtari më i mirë në Maqedoni. Adelina Ismajli në një këngë të vet thotë: “Kumanova mori nanë/ qikat si perri”. Tash ndoshta duhet thënë: “Kumanova mori nanë/ intelektualët si perri”. Nejse.
Kur Ardiani u diplomua në UEJL, Vetoni i bëri me dije se do të qëndronte atje si mësimdhënës i gjuhës frënge. Ardiani e priti lajmin me dorën në zemër, se mendonte që Vetoni i njihte më mirë aftësitë e tij. Madje thuhet se Vetoni bëri dhe një hajgare, duke i thënë se tash që e bëri profesor universitar të frëngjishtes, Ardiani duhej të mësonte frëngjisht. Kur polemizon me një njeri të tillë si Ardian Ramadani, i cili ka dhe kurajën që ta mbyllë polemikën e vet me një citat nga Rableais, nuk mund të mos i ofrosh lexuesit dhe pak nga anekdotat që qarkullojnë për të. Nuk kaloi shumë kohë dhe Vetoni i dha lajmin se Ardiani do të bëhej shef i sektorit të gjuhëve të huaja në UEJL. Ardiani përsëri dorën në zemër. Një ditë Vetoni i dha lajmin Ardianit se ky i fundit do të fillonte punë si përkthyes në Gjykatën e Kumanovës. Këtë herë Ardiani nuk e vuri dorën në zemër menjëherë.
-Po si shumë punë kam edhe kështu,- tha ai si me hezitim.
-Hajt se te njoh unë, je në gjendje t’ i kryesh ti këto dhe të tjera. Do të merresh me përkthimin e dokumenteve të kompanive tregtare, sidomos që kanë të bëjnë me biznesin e duhanit, që ka marrë zhvillim të madh në Kumanovë. Prandaj atje në Gjykatën e Kumanovës na duhet një njeri i besuar.- I tha Vetoni.
Ardiani vuri dorën në zemër dhe shkoi të përkthente dokumentet e biznesit të duhanit të Kumanovë. Vetëm një herë Vetoni u mërzit me Ardianin kur e gjeti një ditë në korridoret e ndërtesës së Institutit për Demokraci dhe Zhvillim, OJF-së fitimprurëse të Vetonit, e cila gjendet në kampusin e UEJL.
-Po ty bre, kush të ka thënë të vish këtu ditën,- e qortoi Vetoni,- a nuk ke boll punë atje në Gjykatën e Kumanovës a? Boll po më çajnë kryet që kam bashkëdrejtor me Salajdin Salihun edhe kunatin, Sefer Tahirin, tash edhe ti më mungon. Shko më mirë andej nga dega e Akademisë Diplomatike të Shqipërisë në Tetovë, me duhet një njeriu im atje.
Ardiani vuri dorën në zemër dhe u nis por u kthye në mes të rrugës dhe pyeti se kush po e pranonte atje. Por Vetoni i bëri me dije se kishte folur që ta bënin lektor. Dhe kështu Ardiani u bë lektor në Akademinë Diplomatike në Tetovë. Një ditë kur Ardiani ishte në zyrën e vet në Kumanovë dhe po përkthente disa dokumente interesante të Bajrush Sejdiut, u shfaq Vetoni dhe i dha lajmin se Ardiani do të kryente studime postdiplomike për diplomaci. Ardiani përsëri hezitoi që ta vinte dorën në zemër si rëndom, se iu duk e çuditshme që të bënte master për diplomaci, ai që kishte diplomuar për gjuhë dhe letërsi frënge. Por Vetoni e bindi se ai mund ta bënte këtë gjë, se ai i njihte mirë aftësitë e tij. Vetoni i tha se detyra kryesore e Ardianit mbetej përkthyes në Gjykatën e Kumanovës, se atje kishin interesa të mëdha. Të tjerat t’ ia linte atij, Vetonit, se ai e kishte rregulluar që këto angazhime të tjera t’ i merrnin fare pak kohë. Dhe Ardiani e vuri dorën në zemër.
Vetoni i tha se tash që do të kryente studime postdiplomike duhej që të punonte edhe për një disertacion, temë, të cilën më pas do ta botonte si libër, se kështu i bëhej CV intelektuale.
-A,- tha Ardiani duke ngritur kokën nga librat e ngatërruar të llogarisë së Bajrush Sejdiut, se nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend se do të botonte një libër.- E për çka do ta shkruaj këtë libër?
-Unë them ta shkruash për politikën e Francës, se kënaqen miqtë tanë francezë,- i tha Vetoni,- ta kam zgjedhur edhe temën, politika e raison d’ etat në Francën e kohës së Richelieu.
Ardiani nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për këto gjëra dhe deshi ta pyeste më gjatë, por në atë moment u thirr ezani për faljen e drekës dhe ai rendi për në xhami, i bindur se edhe librin do ta bënte si punët e tjera, do të thotë se do t’ ia jepte gati Vetoni. Vetoni e ka zakon që bën plagjiaturë në libra të botuar në serbisht dhe kroatisht dhe me to sajon libra të cilët i boton në emrin e vet. Kështu sajoi edhe librin e Ardianit për raison d’ etat dhe Richelieu, Ardiani u bë magjistër dhe autor i një libri.
-Por mos na zbulojnë,- i tha Ardiani Vetonit, kur ky i dha tekstin në dorë.
-E kush do të na zbulojë, a mos mendon ti se i lexon kush këto libra? Ndërkombëtarët lexojnë vetëm titullin dhe kënaqen. Ata e dinë se ne i kemi vjedhur por thonë me vete se kështu bëhen punët në Ballkan. Ata që do t’ i lexojnë janë vetëm studentët e UEJL të cilëve ne do t’ ua shesim me detyrim, dhe do të jenë të detyruar t’ i mësojnë. Por ata nuk dinë se nga janë kopjuar këto libra. Tash dëgjo se mos harroj, e kam rregulluar që të jesh edhe kolumnist në shtyp.- I tha Vetoni.
-Por kam shumë punë andej nga Gjykata e Kumanovës,- u përgjigj Ardiani.
-Ti provoje njëherë, se pjesën më të madhe të shkrimeve do të t’ i përgatis unë tek instituti me njerëzit e mi dhe ti eja natën t’ i marrësh nga njeriu i caktuar prej meje. Parulla do të jetë si në atë këngën e Xen Jetishit: “Albulena gropa-gropa”.
Ardiani dorën në zemër. Një ditë tjetër Vetoni i tha Ardianit se duhej të hapte një faqe në facebook, “Ardian Ramadani figurë publike”.
-Ti nuk ke një të tillë,- i tha Ardiani.
-Unë kam arsyet e mia përse nuk e kam, por ti duhet ta bësh.
Dhe Ardiani hapi një faqe të tillë në facebook e me këtë iu shtua edhe një punë tjetër. Duhet të hapte llogari në facebook me emra të rremë, të cilët pastaj i bënte të pëlqenin veten e tij si figurë publike. Një ditë, në qershor të këtij viti, Veton Latifi e thirri Ardian Ramadanin dhe i tha se duhej të polemizonte me Kastriot Myftarajn për shkrimet e fundit që kisha bërë unë për çështjet e Islamit ndër shqiptarët.
-Ti i di më mirë këto punë,- i tha Ardiani,- por përse na duhet kjo, çka fitojmë? Dhe kam frikë se do të më dalë nami si wehabit?
-Ndërkombëtarët janë shumë të interesuar për çështjet religjioze, - iu përgjigj Vetoni,- kështu që ti duhet të bëhesh edhe ekspert për çështje religjioze. Kjo polemikë të shërben si pikënisje për këtë. Po nuk e bëre ti polemikën do të detyrohem t’ i them Salajdin Salihut, e nuk më pëlqen që ai të bëhet ekspert edhe në këtë fushë.
-Po të jetë puna kështu, atëhërë mirë,- i tha Ardian Ramadani,- them se në këtë fushë jam një farë eksperti. Në xhami kam shkuar rregullisht, ti e di, bashkë kemi shkuar.
Ky është Ardian Ramadani njeriu i cili polemizon me mua. Ai thotë për mua se “i ngjan herë ulërimave të ujqve e herë pëllitjeve të gomarit”. Kjo më jep të drejtën të them atë që e dinë të gjithë në UEJL se Ardiani është si një qen i lidhur me rrip, skajin e të cilit e mban Veton Latifi dhe shëtit me të. Punët e Ardianit i përkasin shkencës që quhet Cynology dhe që merret me studimin e sjelljes së qenve. Ardiani më thotë: “Leksionin më të mirë ta dha edhe kolegu tjetër Veton Latifi, i cili të injoroi duke mos polemizuar, ngase je me të vërtetë një pikë ujë në oqean që nuk çon kurrfarë peshe”.
E vërteta është se ishte pikërisht Veton Latifi ai që e filloi polemikën me mua, se të gjithë e dinë në UEJL se kur teshtin Vetoni shfryn hundët në facoletë Ardiani dhe atë që nxjerr pastaj e quan polemikë. Veton-Ardiani më drejtohet mua: “Për hir të respektit dhe informimit të saktë të auditorit shqiptar, ju njoftoj se Kastriot M... është i akuzuar dhe i paraburgosur për fyerje kundër Islamit si fe, ndërsa pas lirimit të tij ai lëshon vazhdimisht kushtrim kundër Islamit si religjion”.
Unë për këtë çështje kam dalë në gjyq, ku u shndërrova në akuzator i Islamit dhe kështu do të shndërrohet çdo lloj gjyqi i tillë. Si përfundim gjykata vendosi pafajësinë time. Ardian Ramadani më akuzon mua se bëj punën e Serbisë kur kërkoj konvertimin e shqiptarëve në fenë katolike, gjë që unë nuk e kam thënë specifikisht, se për mua nuk ka rëndësi se në cilën fe të krishterë kthehen shqiptarët mjaft që ajo t’ i përkasë Krishterimit perëndimor, pra mund të bëhen katolikë, luteranë, kalvinistë, baptistë etj. Ardiani shkruan: “Të gjithëve na kujtohen proceset e konvertimeve masive të shqiptarëve myslimanë dhe katolikë në ortodoksë, të kryera me dhunë nga ana e serbëve dhe pjesëtarëve të organizatës ‘Cërna Ruka: (Dora e zezë)”.
Për mua është njëlloj si Dora e Zezë serbe ashtu dhe Dora e Gjelbër arabo-islamike. Të dyja janë njëlloj antishqiptare. Konvertimi i shqiptarëve në muslimanë është bërë me dhunë dhe për këtë ka dokumente zyrtare osmane, të cilët unë i kam cituar por që Ardiani parapëlqen të mos u përgjigjet. Ardian Ramadani është kundër Dorës së Zezë serbe nga pikëpamja e Dorës së Gjelbër arabo-islamike. Ardian Ramadani më drejtohet, duke thënë për veten: “jam shqiptarë mbi të gjitha, po njëkohësisht krenohem që jam me përkatësi fetare islame. Mos harro, se edhe Faik Konica i madh e përmend faktin se ‘Islami shpëtoi kombin shqiptar nga asimilimi prej grekëve dhe sllavëve”.
Për mua nuk mund të jetë shqiptar ai që e definon veten edhe si musliman praktikant. Se musliman në Republikën e Shqipërisë dhe në krejt trojet shqiptare është natyrisht vetëm ai i cili e praktikon fenë islame. Për mua muslimani praktikant është arab se tek ai ka apel ezani që thirret pesë herë ditën në arabisht. Unë nuk mund ta quaj shqiptar një njeri që pesë herë ditën bie përmbys duke u kthyer nga Guri i Zi i Mekës. Ky njeri është arabizuar në shpirt. Sa për atë se Islami i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi sllav dhe grek, ky është një nonsense. Çka donin t’ u bënin serbët dhe grekët shqiptarëve përveçse t’ u ndryshonin fenë, t’ u ndalonin gjuhën shqipe, t’ u impononin gjuhën serbe dhe greke, t’ u ndërronin emrat. Të njëjtën gjë bëri edhe Imperia Osmane. Edhe ajo ushtroi asimilim turko-arab ndaj shqiptarëve, por ky projekt nuk funksionoi për shkak se Imperia Osmane nuk kishte as mundësitë as dëshirën që të hapte shkolla me shumicë, të cilat janë instrumentet e asimilimit. Shqiptarët i mbijetuan asimilimit se mbetën një popull më së shumti fshatar, analfabet. Imperia Osmane nuk bëri asgjë më pak se Serbia dhe Bizanti për t’ i asimiluar shqiptarët. Imperia Osmane nuk e njihte zyrtarisht identitetin nacional shqiptar, nuk lejonte mësimin në shkolla të gjuhës shqipe (një nga 14 pikat që Hasan Prishtina i paraqiti qeverisë osmane në emër të kryengritjes së përgjithshme shqiptare në 1912 ishte pikërisht lejimi i mësimit të gjuhës shqipe), nuk lejonte ekzistencën e flamurit shqiptar (kur lejonte flamurin serb nëpërmjet simboleve të Kishës Serbe).
Ardian Ramadani, më tutje më thotë: “Ky soj i yti renegat, zombi dhe kameleon do të bëjë ndërrime të fesë dhe emrave, sikurse prostituta e natës që i ndërron klientët.”
Në të vërtetë është Ardian Ramadani i cili ka mbetur si ato skllavet e haremeve të Imperisë Osmane, rob i një feje e cila ishte e lidhur me pushtimin osmane. Ardian Ramadani është një zombie osman, i cili si ajo skllavja e haremit i qëndron besnik zotit të vjetër, i cili është larguar me kohë. Ardian Ramadani më drejtohet me fjalët: “Ti e di shumë mirë, o bastard i laboratorëve të nomenklaturës antishqiptare, që misioni i yt prej Janullatosi, në mëtimin për rrënimin e xhamive dhe ndërrimin e fesë islame ndër shqiptarët, që është me shumicë ndër shqiptarët është i pamundur.”
Unë i përgjigjem: Ti e di shumë mirë o bastard i laboratoreve të shkretëtirave arabe se misioni i atyre të cilët kanë projektuar Arabinë në trojet shqiptare, duke vazhduar të ndërtojnë me zell dhe me para wehabite xhami të panumërta, nga minaret e të cilave megafonët thërresin pesë herë ditën ezanin në arabisht, është një mision i dështuar. Se ka shumë shqiptarë, së paku këtej kufirit të cilët po bëhen të vetëdijshëm se kjo gjë nuk mund të tolerohet më, dhe se nuk mund të tolerohet që Shqipëria të shndërrohet para syve tanë në Albarabia. Nëse konvertimi është i pamundur, rrënimi i fortesave arabe në Shqipëri është krejt i mundur dhe do të bëhet, sado e çuditshme të të duket ty dhe bastardëve të deveve me ferexhe. Sa për Janullatosin unë them se parakushti që të largohet ai dhe të tjerët si ai është që të deislamizohet Shqipëria, se Greqia ndërhyn në punët e brendshme të Kishës Ortodokse të Shqipërisë për shkak të ekzistencës në Shqipëri të Islamit me profil të lartë arab. Ardian Ramadani më atribuon mua gjërat të cilat unë nuk i kam thënë dhe pastaj polemizon me vetveten: “Teza e tij e mbrapshtë se shqiptarë janë vetëm ata që i takojnë besimit katolik, apo se myslimani shqiptar për t`u bërë shqiptar duhet të ndërrojë fenë është lajthitje dhe veprim antikombëtar”.
Unë nuk kam thënë kurrë se shqiptarë janë vetëm ata që i përkasin fesë katolike. Kjo do të ishte në kontradiktë me tezën time se ndër shqiptarët, muslimanë mund të quhen vetëm muslimanët praktikantë. Unë kam thënë se do të ishte mirë sikur shqiptarët e mbetur afetarë, pasardhës të atyre që u konvertuan me dhunë në fenë islame nga Imperia Osmane, të pranonin krishterimin, në dëgët perëndimore. Por kjo është opsionale. Ajo cka kam thënë unë se duhet bërë është që të deislamizohen trojet shqiptare në dy anët e kufirit.
Polemizuesi im shkruan: “unë mburrem me emrin tim ARDIAN, që ka të bëjë me fiset e paraardhësve tanë ilirë, ardianët, po mburrem edhe me mbiemrin tim RAMADANI”.
Emrin “Ardian” ju e keni shndërruar në “Gardian”, gardian të Gurit të Zi të Mekës në në trojet shqiptare. Nëse mburreni me emrin “Ardian” duhet ta dini se ai nuk shkon me mbiemrin “Ramadani”, se mbiemri, apo edhe emri “Ramadani” nuk është si mbiemri im me bazë fjalën “myftar”, çka do të thotë kryeplak katundi apo mëhalle. “Ramadan” është muaji arabo-islamik që lidhet me ritin e agjërimit të vendosur nga Muhameti, kur donte të zhdukte kanibalizmin, ngrënien e njerëzve në Arabi. Muhameti u kërkoi arabëve që të agjëronin tridhjetë ditë gjatë të cilave u flitej kundër ngrënies së njerëzve. Ç’ kuptim kishte agjërimi në një popull të shkretëtirës i cili kishte shumë pak gjëra për të ngrënë? Arabët agjëronin detyrimisht në pjesën më të madhe të vitit edhe para Muhametit. Por ata e prishnin agjërimin e detyruar kur shikonin ndonjë njeri të panjohur të cilin e hanin. Muhameti i dha fund kësaj mënyre ushqimi, së paku në letër. Prandaj nuk është për t’ u krenuar me mbiemrin “Ramadani”. Ardian Ramadani shkruan: “Unë nuk habitem, që ti je pjesë e agjenturave sllave dhe greke, ngase si antishqiptar i tërbuar, i veshur me petkun e antiislamizmit, ti nuk bën asgjë tjetër, përpos që vazhdon me planin e Kishës Serbe, planin 610 + 2000, me të cilin plan synohej spastrimi i plotë i Kosovës më 28 qershor 1999 në festimin e 610 vjetorit të Betejës së Kosovës”.
Por unë nuk mund të pranoj as që të realizohet plani islamik që me rastin e 600 vjetorit të rënies së kryeqytetit të Arbërisë, Krujës, në 2078, të jenë arabizuar krejt trojet shqiptare. Për mua janë njëlloj të këqija të dy planet. Ardian Ramadani më thotë: “E din që pikërisht xhamia më e madhe në Francë do të ndërtohet në Marsej. Shteti laik francez, me shumicë krishtere, lejon ndërtim të xhamive, e ti kërkon rrënimin e tyre. Në anën tjetër në vendin e kullave binjake në Amerikë, në Neë York, Presidenti i SHBA-ve Barak Obama të premten që kaloi, miratoi planet për ndërtimin e xhamisë dy blloqe pranë vendit të ish-Kullave Binjake në qytetin e Nju Jorkut, duke deklaruar se ‘myslimanët kanë të drejtë për të praktikuar fenë e tyre si çdokush tjetër në vend’, e ti kërkon djegien e xhamive”.
Unë natyrisht se i di të gjitha këto, por di edhe se derisa ndërtohen xhami në Paris, Romë, New York, nuk lejohet ndërtimi i kishave në Mekë e Medinë, çka tregon se Islami nuk është një fe tolerante, por një instrument i Xhihadit global, dhe ata që lejojnë ndërtimin e xhamive në Perëndim janë ose naivë, ose të shitur tek lobi saudit dhe lobistët e tjerë të vendeve arabe të pasura me naftë, të cilët ndajnë pa kursim petrodollarë për të siguruar ndërtimin e xhamive. Ardian Ramadani ma ze mua për të madhe se: “Ti o Kastriot M..., që tenton të praktikosh terapinë e shokut për shkatërrim të trashëgimisë fetare në trojet shqiptare, ti që mëton konvertimin e shumicës shqiptare myslimane në fe tjetër, i ndërron qëndrimet si ujku qimen, ngase pikërisht në vitin 2000, kur ke sulmuar studiuesin gjerman Peter Bartl për veprën e tij studimore ‘Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare 1878-1912’, ke kundërshtuar idenë e tij se shqiptarët e myslimanizuar gjoja qenkan bërë turq, por që në fakt Bartli nuk bën asgjë tjetër përpos që thekson se ‘vetëm tek shqiptarët vetëdija e prejardhjes (origjinës) së përbashkët dhe gjuhës së përbashkët ishte më e fortë se përkatësia fetare”.
Unë atë çka kam shkruar në vitin 2000 e përsëris edhe sot, se shqiptarët nuk u bënë turq kur iu imponua me dhunë feja islame, ashtu siç nuk u bënë rusë kur iu imponua me dhunë stalinizmi, ashtu siç nuk u bënë kinezë kur iu imponua me dhunë maoizmi. Unë kam thënë në vitin 2000, në vitin 2001, në vitin 2003, në vitin 2004, në vitin 2005, në vitin 2010, në gazeta, në libra, në televizion, në aula gjyqësore se fekthimi i shqiptarëve nuk mund të konsiderohet gjë serioze derisa Islami ishte feja zyrtare, gjegjësisht ideologjia e një imperie totalitare dhe despotike si ajo osmane. Nuk mund të flitet për kurrfarë fekthimi të vullnetshëm të shqiptarëve. Imperia Osmane ia imponoi fekthimin kujtdo që pati dëshirë t’ ia impononte dhe nëse ai që i imponohej fekthimi refuzonte atëherë asgjësohej fizikisht. Se sa u bënë shqiptarët turq nga fekthimi kjo është një gjë që duhet parë nga qëndrimi i tyre pas largimit të Imperisë Osmane. Dhe është fakt se një minorancë e shqiptarëve, ndër pasardhësit e atyre të cilëve iu imponua Islami me dhunë e ushtrojnë këtë fe. Të tjerët thjesht kanë mbetur afetarë. Ardian Ramadani më kritikon mua se: “Paloreagimin tënd e fillon me atë se gjoja unë paskam shkruar më 25 qershor 2010 tek gazeta ‘Lajm’, që nuk është e vërtetë, ngase unë kam shkruar në gazetën “24 orë”. Pra, qysh në start je gabim”.
Por zotëri Ramadani, ç’ faj kam unë se ti e ke botuar shkrimin në dy gazeta dhe ai gjendet edhe në website zyrtar të ditores “Lajm”? A ta kam tjetërsuar shkrimin unë në citimet e bollshme që i bëj, gjë që nuk ndodh ne rastin tënd? Ardian Ramadani polemizon me mua kështu: “vazhdon të citosh Kisinxherin që shkruan për Risheljenë, duke ndarë fenë nga interesat shtetërore. Pikërisht këtu vihesh në dyshim për shkak të dilemave tua në lidhje me informacionet, ngase harron se Risheljeja ishte princ katolik, por interesat shtetërore dhe kombëtare i shikonte në prizmin krejtësisht laik. Ai nuk kërkonte konvertime masive, po mbronte interesin kombëtar francez. E edhe unë, që më bën nder duke më quajtur Rishelje, përkrah mendimin se problemi kombëtar duhet të shtrohet pa ngjyra fetare, sepse është antikombëtare prekje e feve ndër shqiptarët. Edhe unë sikurse Risheljeja francez katolik, jam shqiptar, por mysliman. Por, nuk ngatërrojë kurrë fenë me shtetin”
Mbiemri “Kissinger”, të cilin ju zotëri injorant Ramadani e lexoni anglisht “Kisinxher”, është gjerman dhe jo anglosakson. Është njëlloj sikur mbiemrin “Richelieu” ta lexosh “Riçelje” në vend të “Rishelje”. Po ku do t’ i mësosh këto ti në gjykatoren e Kumanovës, me kartat e duhanit të Bajrush Sejdiut! Ajo çka thotë Kissinger të cilin unë e citoj gjerësisht në përgjigjen ndaj teje është se kardinali Richelieu, në kohën që ishte kryeministër i Francës për 18 vite, gjatë Luftës 30-vjecare europiane mes katolikëve dhe protestantëve, e bëri fenë variabël të interesit nacional francez, të quajtur prej tij raison d’ etat. Pra ai mori anën e protestantëve kundër fuqive katolike, edhe pse vetë ishte katolik. Në të njëjtën mënyrë them unë, duhet ta shohim edhe ne shqiptarët çështjen religjioze, pra të lëshojmë atë fe që dëmton interesin nacional shqiptar. Interesi nacional shqiptar është bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të vetëm dhe feja që e dëmton atë dhe që përbën rrezik ekzistencial për shqiptarët është Islami. Kardinali Richelieu vërtet që nuk kërkonte konvertime masive, sikur thotë Ramadani, dhe nuk kishte pse t’ i kërkonte, por ai, për interesin nacional francez, bëri të mundur mbijetesën e Protestantizimit europian, duke konsoliduar konvertimet e mëhershme. Unë nuk e quaj Ramadanin “Rishelje”, por them se ia do të duhej që të mendonte si Richelieu, për të cilin ka shkruar një “studim”. Por ja që sa gërvisht pak intelektualin frankofon tek Ramadani, del islamiku ekstremist.
Ju z. Ramadani, nuk mund ta krahasoni identitetin tuaj “shqiptar por musliman”, sikur shpreheni, me atë francez katolik të Richelieu. Se katolicizmin në Francë nuk e sollën pushtuesit, sikur ndodhi me Islamin në trojet shqiptare. Franca u bë katolike në vitin 496 pas Kr.,, kur mbreti pagan frank Klodvig (Klovis), i cili kishte pushtuar Galinë në krye të fisit gjerman të frankëve, u kthye në fenë e krishterë katolike (Krishterimi që prej ediktit të Imperatorit roman Teodosi I në vitin 382 quhej edhe Katolicizëm). Shën Remiu i cili e pagëzoi mbretin frank i tha fjalët e famshme: Uli kryet o simbër krenar!
Pra, në rastin e katolicizmit francez kemi të bëjmë me një pushtues i cili i nënshtrohet fesë së vendit të pushtuar. A e di ti frankofoni Ramadani, se në vitin 1996 u festua 1500 vjetori i krijimit të nacionit (kombit) francez, çka daton pikërisht në konvertimin e paganit Klodvig në fenë katolike? Apo atëherë ke qenë duke duke ruajtur delet në Likovë? A e di ti, frankofoni Ramadani, se Franca e mban Betejën e Poitiers (Puatje) në vitin 732 pas Kr., si betejën në të cilën fitorja e mbretit francez Karl Martel, gjyshi i Karlit të Madh, mbi arabët, e shpëtoi Francën nga islamizimi? Ne shqiptarët e humbëm ekuivalentin e Betejës së Poitiers në shekullin XV, por lufta nuk ka mbaruar, ne duhet ta fitojmë atë në shekullin XXI. Nëse arabët do të kishin fituar Betejën e Poitiers, nuk do të kishte Kardinal Richelieu, nuk do të kishte raison d’ etat, nuk do të kishte Rene Descart, nuk do të kishte Iluminizëm, Voltaire, Napoleon, George Bizet, Victor Hugo, Balzak, e nëse ju pëlqen as Michel Bourse. Pra problemi kombëtar nuk mund të shtrohet pa ngjyra fetare dhe Franca është shembulli për këtë.
Por z. Ramadani nuk është e vërtetë se ju nuk e ngatërroni fenë me kombin dhe shtetin. A nuk jeni ju i cili në shkrimin “Mbresat e një vizite të paharruar”, të botuar në qershor të këtij viti, dhe ku rrëfeni për vizitën në Prekaz të Drenicës, në shtëpinë e Jasharajve, shkruani: “Arritëm në fshatin i cili do të mbetet emblemë dhe simbol i shqiptarizmës, në fshatin bastion të rezistencës shekullore shqiptare, në vendin e Shaban Polluzhës, në vendin e Tahir Mehës, Ahmet Delisë, ...... për të ardhur më në fund te kryetrimi shqiptarë, Adem Jashari, respektivisht te kullat e Jasharajve, kibla kombëtare gjithëshqiptare”.
Përse zotëri Ramadani duhej këtu fjala arabo-islamike “kibla”? A nuk mjaftonte dhe tingëllonte shumë bukur “kulla kombëtare gjithëshqiptare”. Paj jo për ty, se ti e don Shqiptarinë me kible. Kibla është një fjalë arabe e cila tregon kahjen se nga duhet të drejtohet muslimani kur falet, dhe që është Kaaba (Qabja) me Gurin e Zi. Ti e do Shqiptarinë të orientuar nga Guri i Zi.
Ardian Ramadani insiston: “Unë kërkoj përgjigjen se përse ti, kërkon zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare duke kërkuar djegien e xhamive. A e din se ti nuk ke kaçik të dhezësh një cigare e jo më një xhami. Po, eja e provo në trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni po edhe në Shqipëri e gjetiu, provo të kallësh një xhami. Eja të ftoj në fshatin Sllupçan, e provo të djegësh një xhami, e do e shohësh se ku do vesh”.
Përgjigjia ime është se unë i kërkoj shtetit shqiptar që të kryejë obligimet e veta kushtetuese për ndalimin e fesë islame, mbylljen e xhamive, për shkak se feja islame është kthyer në instrument të profilizimit arab të Republikës së Shqipërisë dhe nacionit shqiptar në përgjithësi, me xhamitë si qendra të kësaj të keqeje. Në rast se shteti shqiptar refuzon të kryejë obligimet e veta, atëhërë natyrisht që më takon mua dhe shqiptarëve të tjerë të përgjegjshëm, që pasi të kemi konsumuar të gjithë modalitetet ligjore, të ndërmarrim veprime për deislamizimin e Shqipërisë. Kur të vijë ajo ditë, t’ i që je kaq burrë eja dhe ngujoju në xhaminë e parë që do të ketë këtë fat. Unë në fshatin Sllupçan nuk kam pse shkoj, se nëse sllupçanasit e duan xhaminë me ezanin që thirret arabisht dhe duan të bien përmbys në drejtim të Gurit të Zi të Mekës, atëherë thefshin kryet të gjithë tek Guri i Zi i Mekës.
Ardian Ramadani i përgjigjet kështu paralajmërimit tim për rrezikun ekzistencial që u vjen shqiptarëve në dy anët e kufirit për shkak të ekzistencës së Islamit, posacërit të profilizimit arab të trojeve shqiptare: “Po mos u friko aq shumë, se shqiptaria ka djem e vajza që do të mbrojnë dhe dinë të mbrojnë trojet e tyre. Kanë miq të përhershëm SHBA-të, Evropën që nuk e lejuan dhe nuk do ta lejojnë këtë.”
Por Ardian Ramadani, si ekspert i supozuar i epokës së Richelieu dhe të raison d’ etat, që hodhi bazat për marrëdhëniet ndërkombëtare moderne, duhet ta dijë se marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ndërtohen mbi bazën e sentimentit, cka presupozon miqësinë, por mbi bazën e interesave. Në marrëdhëniet ndërkombëtare një gjë si miqësia e përhershme, ekziston vec kur ka afërsi kulturore, do të thotë gjuhësore e religjioze, sic është afërsia mes SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, apo mes Rusisë e Serbisë. Në të gjitha rastet e tjera ekzistojnë aleanca që pavarësisht nga kohëzgjatja janë të përkohshme, se ndërtohen mbi bazën e pajtimit të interesave. Nga kjo pikëpamje Ardian Ramadani duhet të ishte shqetësuar dhe të kishte reaguar, kur në fillim të vitit 2010, ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Avigdor Lieberman, në një takim me kryeministrin maqedonas, Gruevski, i dha këtij të fundit një leksion për terrorizmin islamik në Ballkan. Lieberman tha se: “Informacionet e tashme tregojne qartë se Ballkani është destinacioni i radhës i Xhihadit global, i cili ka qëllim që këtu të krijojë infrastrukturën e vet dhe të sigurojë rekrutë… kjo duket nga veprimtaria e disa organizatave islamike dhe saudite të cilat i kanë transferuar paratë e tyre në Afrikë dhe Amerikën Jugore, dhe që tash po provojnë t’ i sjellin ato në zonat e banuara nga bosnjakë dhe shqiptarë”.
Deklarata e Lieberman se shqiptarët në Ballkan janë bartës të terrorizmit islamik, paralajmëron bashkëpunimin e Izraelit me fqinjët ballkanikë të shqiptarëve për të zbatuar skenarë të terrorizmit islamik në hapësirën shqiptare, ashtu që shqiptarët të trajtohen si palestinezët, duke u ushtruar genocid mbi ta. Unë kam bindjen se Izraeli është i interesuar që të ndodhë kështu, për shkak se ai nuk e shikon me sy të mirë angazhimin ushtarak amerikan në Ballkan dhe posaçërisht në hapësirën shqiptare. Kjo ndodh se Izraeli mendon se tejshtrirja amerikane në rajone si Ballkani, rrezikon që SHBA të mos jenë në gjendje t’ i japin Izraelit ndihmën që ai pret në rast rreziku. Prej këtej edhe mosnjohja nga e Izraelit e pavarësisë së Kosovës.
Unë, ndryshe nga Ardian Ramadani i cili fshehu kokën si struci, reagova në sens kritik kur Lieberman bëri këtë deklaratë, duke shprehur dyshime për motivet e këtij qëndrimi izraelit. Por nga pikëpamja e analizës me kategori të inteligjencës deklarata e Lieberman është korrekte. Unë atëherë shpreha dyshimin mbi efektin që mund të kenë deklarata të tilla mbi muslimanët shqiptarë me bindje ekstremistë, duke i nxitur të bëhen terroristë- një kujdes ky që duke konsideruar qëndrimin tim konstant antiislamik, e quaja të nevojshëm për aq kohë sa numri i muslimanëve me bindje ekstremiste në trojet shqiptare në dy anët e kufirit nuk ngjante të ishte aq i madh sat ë përbënte një rrezik imediat. Deklarata e Lieberman më bëri shumë përshtypje dhe më nxiti që të ndërmarr një investigim të thelluar në krejt hapësirën shqiptare, të dhënat e të cilit i kam shprehur pjesërisht në një artikull me titull “Një formulë për të matur rrezikun e terrorizmit islamik në Shqipëri dhe Kosovë”, të botuar në maj të këtij viti.
Ju, z. Ramadani, vetëm sa më rrisni bindjen se ndalimi i Islamit në trojet shqiptare është një gjë e domosdoshme. Ju në faqen tuaj në facebook, si “figurë publike” keni pëlqyer faqen “Kundër publicistikës së Kastriot Myftarajt”, ku paraqiten komunikatat kundër meje të një organizate paramilitare islamike me emrin Shërbimi Informativ Musliman. Nga emri i kësaj organizate kuptohet se ajo kërkon të dublojë shërbimin inteligjent zyrtar të Shqipërisë, Shërbimin Informativ. Me këtë ju tregoni se jeni i kyqur në organizata ekstremiste islamike. Ardian Ramadani mendon se ka thënë një gjë të zgjuar kur shprehet: “Pse kërkon vetëm Islamin dhe krerët e bashkësive fetare islame të mendojnë si Rishelje. Kërkoi edhe klerikëve të tjerë fetarë të njëjtën gjë. Fundja, nëse mendon se krerët e bashkësive fetare islame nëpër trevat shqiptare po e penguakan bashkimin kombëtar, kush po na e stimuluaka të njëjtin. Janullatosi grek?”
Unë nuk mund t’ i kërkoj Janullatosit që të mendojë si Richelieu për interesin nacional shqiptar se Janullatos është grek dhe jo shqiptar. Por unë kam bindjen, dhe e kam shprehur shpesh herë, se Janullatos nuk do të mund të rrinte asnjë sekondë në Tiranë sikur të mos qenë megafonët në minaret e xhamive që shpërndajnë ezanin në arabisht. Këtu gjen justifikimin Greqia për të uzurpuar Kishën Ortodokse të Pavarur Shqiptare. Dhe vetë të krishterët ortodoksë shqiptarë tremben nga ky agresion arab dhe shikojnë nga Greqia.
Ardian Ramadanin e kanë mësuar të përsërisë vazhdimisht “Natën e Shën Bartolemeut” dhe të kërkojë debat televiziv me mua: “Thirrjet e tua për djegie të xhamive, janë përsëris edhe njëherë, e këtë mund ta them kur të duash dhe ku të duash, qoftë në Shqipëri në ndonjë emision debativ, qoftë në Kosovë e ku të duash ti, janë thirrje për Shën Bartolome, sepse e din mirë, se shqiptarëve të kësaj ane, të Kosovës dhe të Shqipërisë, nuk mund t`ua djegësh xhamitë dhe t`ua ndërrosh fenë”.
Ky Ardian Ramadani nuk e kupton se Nata e Shën Bartolemeut, e cila ishte masakra e katolikëve ndaj protestantëve në Paris, në 1572, ishte një akt i raison d’ etat. Masakra ndaj protestantëve në 1572 bëri që Franca, në shekullin pasardhës, të mos bëhej fushëbetejë e luftës së madhe fetare europiane, Luftës 30-vjeçare, ku Gjermania humbi gjysmën e popullsisë së saj dhe mbeti e përçarë e nuk u bashkua dot deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Nëse nuk do të ishte bërë Nata e Shën Bartolemeut në 1572, atëherë në shekullin pasardhës, kardinali Richelieu nuk do të kishte bërë dot politikën e vet të famshme ndërkombëtare gjate Luftës 30-vjeçare kur ishte kryeministër, se do t’ i duhej të ishte i angazhuar në luftën civile brenda në Francë mes katolikëve dhe protestantëve. Çka është Nata e Shën Bartolemeut? Ajo është mitra e përgjakur nga ku lindi Franca moderne. Ky është konkluzioni realist i raison d’ etat. Derisa muslimanët praktikantë shqiptarë sa vjen e po bëhen më problematikë, nuk duhej shpërfilluar mësimet që na vijnë nga historia e vendeve si Franca.
Ardian Ramadani më pyet mua: “Nuk e di, se përse të duket prezenca e xhamive në trevat shqiptare si profil arab, kur nuk të pengon kryqi i madh gjigant në Vodno të Shkupit, sikurse kryq bizantin?”
Mua më vret sytë ai kryq sllav në trojet shqiptare, edhe më tepër se Ardian Ramadanit, për shkak se unë nuk duroj dot asnjë simbol religjioz të huaj në trojet shqiptare, ndërsa ju duroni simbole arabe. Por unë ju pyes se përse sllavo-maqedonët, kisha e të cilëve nuk njihet zyrtarisht nga Ortodoksia globale, as nga Patriarkana e Stambollit, dhe as nga Kishat e tjera Ortodokse, ngritën kryqin më të lartë në botë, të cilin e quajtën Kryqi i Milleniumit, me rastin e 2000 vjetorit të Lindjes së Krishtit? Me këtë sllavo-maqedonët dolën të krishterët më të mëdhenj të botës! Ata e bënë këtë për t’ i thënë Perëndimit të krishterë se ata janë paladinët, rojet e tij përballë Islamit. Dhe Islami për sllavo-maqedonët janë në rradhë të parë shqiptarët. Sllavo-maqedonët e kanë ngritur atë kryq për t’ i kërkuar Perëndimit leje që të bëjnë spastrim etnik ndaj shqiptarëve muslimanë, duke i parë ata si bërtës të rrezikut të terrorizmit islamik. Dhe në një situatë të caktuar, në të ardhmen, Perëndimi ka për t’ ua dhënë këtë lejë. Atëherë do të duket se sa do të jeni në gjendje t’ i mbroni xhamitë ju Ardian Ramadani së bashku me Veton Latifin dhe të tjerët që popullojnë xhamitë atje. Prandaj për mua problemi origjinar mbetet Islami shqiptar.
Ardian Ramadani shkruan: “Shqiptarët nuk kanë nevojë për kurrfarë zgjidhje të problemit religjioz. Atë e kanë të zgjidhur, duke shkuar shumica në xhami duke i kryer lutjet, një pjesë në kishë, ca në manastire, ca në teqe........... ca ku e di unë se ku. A nuk është kjo pasuri? E ti kërkon ta minosh tërë këtë mozaik”.
Xhamitë dhe teqet nuk janë pasuri nacionale, por janë prurje të pushtimit barbar osman, që tashmë janë shndërruar në fortesa të pushtimit djallëzor arab. Kush shkon në xhami dhe në teqe për të kryer ritet islamike nuk është shqiptar, por është arab. Këto janë fe të sjella nga pushtuesit islamikë.
Ardian Ramadani insiston në argumentin e martesave: “Në lidhje me martesat e bëra me serbët, unë prapë konstatoj se ka vajza shqiptare me përkatësi ortodokse, që martohen me serbë, malazezë apo maqedonas. Ata nuk janë rome, siç i quan ti. Mos u mundo ta anatemosh dhe ta fshehësh këtë. E dinë gjithë këtë. Po le të thyejnë qafen e të martohen ku të duan, ngase nuk më pengon kjo.”
Ja po e pranoj se ka ndonjë vajzë shqiptare ortodokse e cila, e trembur nga ezani i thirrur arabisht pesë herë ditën nga megafonët e minareve, martohet me një shkije. Edhe unë jam dakord që këto le të thyejnë qafën. Por nuk mund të jem dakord me Ardian Ramdanin kur ai më qorton se përse ndalem në rastin e asaj këngëtares shqiptare nga Shkupi, e fesë muslimane, e cila në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Canit, e pyetur nëse do të martohej me një shqiptar të krishterë dha përgjigje mohuese. deklaroi se nuk do të martohej me një shqiptar të krishterë. Ramadani shkruan: “Më tutje vazhdon duke e vënë në pah rastin e një këngëtareje A.T? Po, lëre këngëtaren, mos i stereotipizo sendet. Ajo ka të drejtën e mendimit të saj dhe nuk ke çka i përzihesh ti edhe asaj, si agjent që je.”
Unë nuk i përzihem asaj, por kur një person publik, cka është një këngëtare, bën një deklarim publik në media, atëherë kjo është një gjë që komentohet në të gjithë botën e qytetëruar, sikur e di mirë Ramadani. Pastaj si i bëhet kur kur një profesor në UEJL, të cilin Ramadani e njeh mirë, Ymer Ismaili, pyet studentët, shqiptarë të Maqedonisë, se cilin do të zgjidhnin për t’ u martuar mes një shqiptar/shqiptareje të krishterë dhe një muslimani/muslimaneje senegalez, dhe të gjithë me përjashtim të një vajze nga Prishtina u shprehën: Me një musliman/muslimane senegalez!
A do të shkojë t’ i thotë Ardian Ramadani edhe Ymer Ismailit se përse përzihet në këto gjëra? Edhe Ymer Ismailit do t’ i thotë agjent serb? Epo Ymer Ismailit nuk mund t’ i thotë agjent serb, se ai pati kurajën të votonte kundër një projekti të mbrapshtë sipas të cilit UEJL do të hynte në një rrjet bashkëpunimi me katër universitete serbe, por me asnjë universitet shqiptar. Dhe kur Ymer Ismaili mori këtë vendim plot kurajë, se ishte i vetëdijshëm që do të influenconte në karrierën e tij në UEJL, Ardian Ramadani polemizoi në shtyp duke e qortuar këtë vendimmarrje. Nga kjo del se njeriu i Serbisë në UEJL është Ardian Ramadani. Pastaj çka do të thoni ju z. Ramadani për Veton Latifin, i cili divorcoi gruan e vet shqiptare dhe bashkëjeton me një sllavo-maqedone të cilën e ka dhe në OJF-në e vet? Apo këtë e bën për të fituar pikë në sytë e ndërkombëtarëve si promovues i bashkëjetesës etnike? Ramadani i bishtnon polemikës duke iu përgjigjur pyetjes me pyetje: “Fundja, a të pengon ti të marrësh për grua një shqiptare myslimane? Përgjigju”.
Për Zotin se nuk po di ku me e gjetë një shqiptare muslimane! Ato që janë muslimane praktikante e quajnë veten muslimane shqiptare. Ato që nuk janë praktikante e quajnë veten shqiptare e nuk u shkon ndërmend të shtojnë edhe fjalën “muslimane”. Më tutje Ramadani thotë: “E tani, mos u mundo të tregohesh patriot, gjoja se duke më sulmuar për të drejtën time si përkthyes gjyqësor që e kam dhe për përkthimet në maqedonisht”.
Jo bre burrë, vazhdo përkthe në gjykatoren e Kumanovës, veç kujdes se mos ngatërrohesh ndonjëherë dhe shkruan në ato kartat e Bajrush Sejdiut punët e kardinalit Richelieu dhe të raison d’ etat.
Më tutje Ramadani bën sikur i përgjigjet edhe kritikës që i kam bërë unë gabimeve që bën ai në elaborimin e idesë së patriotizmit dhe nacionalizmit në Francë: “Të gjithë burrështetasit francez pikën e orientimit e kanë tek nacionalizmi dhe patriotizmi i Risheljesë, pra tek dashuria ndaj atdheut. Por, De Goli, duke qenë koshient për epokën e supranacionales që po vinte, arriti që të kamuflojë nacionalizmin e tij, duke performuar me patriotizmin francez. Këtë e thekson edhe në takimin me presidentin amerikan Ajzenauer, kur i thotë ‘Unë jam vetëm një profrancez, dëshira ime është të kontestoj, nëse nuk kontestoj unë nuk jam aleat, por protektorat’. Këtu mund fare lehtë të kuptohet nacionalizmi patriotik i De Golit, që për bazë e ka doktrinën e Risheljesë, që d.m.th. eksponimi i Francës në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes gjuhës dhe kulturës?”
Sa herë duhet t’ i them këtij njeriu, Ardian Ramadanit se nacionalizmi dhe patriotizmi nuk janë e njëjta gjë, përveç ndonjë rasti të rrallë si Franca, kur kufijtë etnikë përkojnë me kufijtë natyrorë? Nacionalizmi dhe patriotizmi nuk janë dashuria ndaj atdheut siç thotë Ramadani, por ato e kanë si parakusht dashurinë ndaj atdheut. Nacionalizmi dhe patriotizmi janë lëvizje politike, aktivizëm politik i motivuar nga dashuria ndaj atdheut, ndaj nacionit. Në kohën e Richelieu nuk përdorej asnjëri nga këta terma, dhe nëse do të kërkojmë origjinën e tyre, në kohëra kur nuk përdoreshin këta terma, atëherë do të shkojmë lehtë në shekullin XV, në kohën e Jeanne d’ Arc, në kohën e luftës për çlirim nga pushtimi anglez. Simboli i luftës i Virgjëreshës së Orleanit, kryqi i dyfishtë i Loraine (Lorenës) ishte simbol i mëvonshëm i nacionalizmit francez, i cili nacionalizëm ishte religjioz, katolik, në dallim nga patriotizmi që ishte laik. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill do të thoshte se kryqi më i rëndë që i ishte dashur të mbante ishte Kryqi i Loraines, duke aluduar për marrëdhëniet e tij të vështira me De Gaulle (De Gol).
De Gaulle (De Goli) nuk kishte asnjë dëshirë t’ i nënshtrohej supranacionales; dihen fjalët e tij të famshme të thëna në 1962, katër vjet pasi ishte bërë President i Francës, për Europë si “Europe des patries” (Europa e atdheve, nacion-shteteve). Termi “nacionalizëm patriotik” i Ramadanit, të cilin ia atribuon De Gaulle, është një nonsens; qka domethënë “nacionalizëm patriotik”, kush e paska elaboruar këtë term, apo Veton Latifi? Ramadani bëhet sharlatan kur thotë se baza e doktrinës së Richelieu ishte eksponimi i Francës në marrëdhëniet ndërkombëtare me anë të gjuhës dhe kulturës, duke e bërë dhe De Gaulle ndjekës të kësaj doctrine. Baza e doktrinës së Richelieu ishte eksponimi i Francës në marrëdhëniet ndërkombëtare me anë të forcës dhe diplomacisë. E njëjta gjë vlen dhe për De Gaulle i cili tha fjalët e famshme se një vend që nuk ka një armë bërthamore nuk mund të quhet i pavarur. Në një rast tjetër De Gaulle ka thënë “Franca është ndërtuar me shpata. Zambaku, simboli i bashkimit nacional, është vetëm një imazh i një heshte me tre shtiza”. Ardian Ramadani më pyet: “Nuk e di se çka nënkupton truri yt, me shprehjen mysliman praktikantë minorancë e çka jo praktikantë mazhorancë?! Shqiptarët me shumicë i takojnë përkatësisë fetare islame dhe pikë.”
Unë e kam bërë të qartë disa herë këtë gjë. Nga pasardhësit e shqiptarëve që Imperia Osmane i konvertoi dhunshëm në fenë islame pjesa më e madhe që as e ushtrojnë fare këtë fe, nuk mund të quhen muslimanë, ata janë thjesht afetarë. Ndër shqiptarët, në Republikën e Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, muslimanë duhen quajtur vec ata pasardhës të të konvertuarve në kohën osmane, të cilët e praktikojnë fenë islame sot. Më qartë nuk ka si bëhet. C’ kuptim ka të quhet musliman një njeri i cili nuk e praktikon fenë islame. Islami nuk është si Krishterimi ku ekziston riti i pagëzimit që në lindjen e njeriut. Nga kjo pikëpamje mund të thuhet se muslimanët janë një minorancë në numrin e përgjithëm të nacionit (kombit) shqiptar, në dy anët e kufirit. Nëse Ardian Ramadani do të më thotë se në ndonjë pjesë të hapësirës nacionale shqiptare, si p.sh. në Maqedoni janë shumicë, gjë të cilën unë nuk e besoj, atëherë duke i marrë të mirëqëna fjalët e tij, do të them: Thefshin kryet tek Guri i Zi i Mekës! Më tutje, Ardian Ramadani shkruan: “Mandej o grindavec i ndytë, thua që shqiptarët e Maqedonisë thyejnë kokën tek Guri i Zi. Ata nuk bëjnë lutjet në Gurin e Zi, por ata ritualet e tyre i bëjnë rreth e përqark Mekës, njashtu siç bëhen lutjet nëpër manastire, kisha, sinagoga dhe kjo mua nuk më pengon. Ty, të pengon xhamia dhe një pjesë përbërëse e Mekës (lexo: Guri i zi i Mekës)”.
Që të gjithë muslimanët kur falen përkulen në drejtim të Kaaba (Qabe), ku gjendet Guri i Zi, ky është një fakt. Edhe ne pelegrinazhin në Mekë, muslimanët tubohen rreth Kaaba, ku gjendet Guri Zi. Pra, në qendër të fesë islame është Guri i Zi, një meteor i rëndomtë që i sugjestionoi arabët paganë dikur dhe kulti i të cilit u trashëgua nga Islami. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë ndarë mendjen që të thyejnë kokën tek Guri i Zi. Ardian Ramadani, më tuttje, më drejtohet: “Mandej më etiketon si patriot maqedonas. Unë jam shqiptar i nderuar, dash beso e në mos dash mos beso.”
Por, derisa Ardian Ramadani na paraqitet si ithtar i patriotizmit francez atëherë ai duhet ta dijë se në Francë çdo shtetas (qytetar) francez quhet francez për nga identiteti nacional, etnik. Franca nuk i njeh minoritetet etnike. Për Francën korsikanët italianë janë francezë, dhe ai korsikan që e quan veten italian shpallet terrorist. Presidenti i sotëm francez Sarkozy, mori famë kur ishte ministër i Punëve të Brendshme se mori pjesë personalisht në një ndjekje me helikopterë të “terroristëve” korsikanë. Edhe gjermanët e Alzasë-Lorenës për Francën janë thjesht francezë. Po kështu edhe baskët dhe bretonët. Pra, sipas modelit të patriotizmit francez, Ardian Ramadani duhet të jetë patriot maqedon dhe ta quajë veten maqedon etnik. Kjo është konseguenca e idesë së tij. Sipas tezës së tij të patriotizmit francez, Ardian Ramadani del maqedon etnik i fesë islame. Se sipas modelit të kombit francez, prej të cilit derivon patriotizmi francez, cdo qytetar-shtetas francez është francez etnik, por mund të dallojë në fe. Pra, Ardian Ramadani, sipas tezës së vet, duhet të heqë dorë nga gjuha shqipe (këtë nuk e ka problem se ai është certefikuar për gjuhën maqedone), identiteti shqiptar, dhe të vetëdeklarohet maqedon etnik i fesë islame.
Ardian Ramadani më tutje shkruan për veten: “E di i tërë auditori se si jam shkolluar me mund e me djersë, si kam arritur rezultatet e larta me përkushtim dhe me punë të pandërprerë, si jam shkolluar me një rrogë të ulët prej ndihmës së babait tim dhe bursave që i kam merituar për shkak të notës së lartë mesatare, si jam punësuar në UEJL, në bazë të kriterit meritor, përmes notës mesatare dhe intervistës së suksesshme”.
Këtu unë nuk po them kurrgjë më tepër se ç’ kam thënë se të gjithë në UEJL do të qeshin me këto fjalë, pasiqë e dinë të vërtetën. Ardian Ramadani më përgjigjet kështu për kritikën që i bëj unë për temën e tij të masterit: “Tani zotrote pasi kam magjistruar në një doktrinë puro franceze tipike, të pengon se jam bërë magjistër apo çka? Unë nuk kam magjistruar nëpër laboratorët greke dhe sllave, e as të agjenturave të huaja, siç mëton të më paraqesësh ti, po magjistratura ime është publike, ka pasur komision recensues për këtë në përbërje me profesorë të shquar dhe përkatës të lëmisë, si dhe dy librat e mi janë publik dhe mund t`i marrësh në shqyrtim edhe ti. Mos harro, se tema për Risheljenë, ndoshta është e studiuar mjaft në Francë dhe Evropë, ndërsa tek shqiptarët është shumë pak. Është e trajtuar në librat e miqve të mi, profesorë të shquar, nga Shqipëria, z. Lisen Bashkurti (recensent i librit tim të dytë) dhe z. Gjon Boriçi, po për herë të parë shkoqitet si duhet në temën dhe hulumtimin tim”.
Ardian Ramadani nuk i jep përgjigje kritikës sime se është absurde që studiuesit shqiptarë të merren me tema të tilla për të cilat ekziston një literaturë shumë e gjerë e krijuar nga studiues të universiteteve më të njohura të botës. Një studim për një temë të caktuar, e cila është lëvruar shumë, bëhet me synimin për të sjellë një gjë të re. Asnjë studiues shqiptar nuk mund të sjellë një gjë të re, duke shkruar për këto lloj temash. Ja, le të përgjigjet Ardian Ramadani, çfarë të reje ka sjellë ai në studimin e vet për raison d’ etat dhe Richelieu? Kurrfarë gjëje të re natyrisht. As ai, as emrat e tjerë që përmend ai nuk mund të sjellin kurrfarë gjëje të re duke shkruar për këtë temë. Ashtu si Veton Latifi nuk mund të sjellë kurrfarë gjëje të re në librin “Politikologjia”. Prandaj e mira do të ishte që Ramadani të kishte zgjedhur një temë për marrëdhëniet shqiptaro-franceze, se atje ka ende shumë për të studiuar. Sa për çështjen e shefes së zyrës speciale të Francës për Shqipërinë, Nathalie Clayer-Popoviç, Ramadani më përgjigjet kështu: “Nathali Clayerin e kam lexuar. Ai libër i saj është personal i saji, nuk është mendim i politikës zyrtare shtetërore franceze.”
Ju këtu gënjeni me vetëdije Ardian Ramadani, se derisa ju e keni lexuar librin e Clayer nuk mund të mos keni parë në jetëshkrimin që ajo bën për veten, se punon si drejtuese në CNRS (Centre National dela Recherche scientifique), e cila në ëebsite zyrtar në internet (qe ku e ke linkun, të cilin ti e njeh mirë: http://www.cnrs.fr/) paraqitet si një qendër studimore e krijuar nga Presidenti i Francës për të furnizuar me të dhëna zyrat e ndryshme të shtetit francez. Ardiani Ramadani, si duket ngase Nathalie Clayer i ka premtuar ta bëjë bashkëpunëtor të CNRS, më drejtohet mua me arrogancë intelektuale të pavend për një njeri si ai, duke më thënë: “Ti ende nuk je koshient se sa i paditur që je, ngase mendon se e ke kokën të mbushur.”
Unë nuk gjej përgjigje më të mirë vec të them se tash që kam filluar të lexoj librat e Veton Latifit shpresoj se nuk do të vlejë kjo thënie për mua. Se kur lexon librat e Veton Latifit është njëlloj sikur ke lexuar pjesë nga libra të tjerë, se ai nuk bën gjë tjetër vecse monton fragmente librash.
Ardian Ramadani, për të treguar erudicion, sipas stilit të Veton Latifit, i cili tekstet që shkruan i mbush me citime për të fshehur mungesën e ideve, më jep edhe këshilla, duke më cituar njerëz të shquar: “Në fund, o Kastriot M.... e përmbyll reagimin tim, ndaj paloreagimit tënd me thënien e Pablo Nerudës ‘Dija e vogël i bën njerëzit kryeneçë (sikurse ti). Dija e madhe i bën njerëzit kryeulët. Andaj kalliri i zbrazët e ka kokën lart, e ai i mbushuri lakohet për tokë.”
Ardian Ramadani mund të gjente shumë njerëz të tjerë të njohur, të cilët kanë thënë dicka të ngjashme, por ai shkoi e gjeti Pablo Nerudën, i cili qe një stalinist ekstremist, që bënte poezi për Stalinin derisa vdiq në 1973, pra edhe rreth dy dekada pasi Khruschev (Hrushov) në Kongresin XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, në 1956 denoncoi krimet e Stalinit në raportin e famshëm. Duke përzgjedhur Pablo Nerudën, Ardian Ramadani konfirmon atë cka kam thënë unë në shkrimin tim “Ylli i Kuq i Moskës dhe Guri i Zi i Mekës” se Ylli i Kuq i Moskës dhe Guri i Zi i Mekës përbëjnë simbolet e dy të këqijave të ngjashme që e kanë msyrë kombin shqiptar gjatë historisë. Ylli i Kuq simbolizon Sllavizmin ortodoks, i cili me komunizmin nuk përbën gjë tjetër vecse sllavizmin ortodoks ashtu sikur përthyhej në prizmin ideologjik, ndërsa Guri i Zi është simboli i Arabizmit islamik. Pastaj Ardian Ramadani më jep këtë porosi, me një tjetër citat nga një njeri i shquar, i cili këtë herë e meriton emrin i shquar. “Një porosi për ty ‘Mos shkruaj sipas porosisë së ditës. Ngase shkenca jote është krejtësisht pa ndërgjegje, e shkenca pa ndërgjegje ta shkatërron shpirtin’. Këtë e ka thënë shkrimtari i madh francez Rable”.
Në fakt këto fjalë për shkencën që të shkatërron shpirtin i ka thënë Mbreti Solomon në Bibël dhe Rableais i ve në gojën e e personazhit të vet, Pantagruelit, në librin e vet të famshëm, “Gargantua dhe Pantagrueli”, duke e përmendur edhe se ato i ka thënë Mbreti Solomon. Por Ardiani nuk ka faj, se ai nuk e ka lexuar Rableais, i cili është përkthyer edhe në shqip, por thjesht i ka kapur veshi dicka prej tij në teatrot amatore në Francë.
Unë shkruaj sipas porosisë së shpirtit të nacionit shqiptar, sipas porosisë së njeriut me të cilin është i lidhur simboli nacional, flamuri kuqezi, pra sipas porosisë së Skënderbeut, i cili abandonoi fenë ku e ktheu dhunshëm Sulltani, atë islame dhe u kthye në fenë e atit, krishterimin perëndimor. Shkenca ime është shkenca nacionale shqiptare. Shkenca e Ardian Ramadanit është shkenca e Gurit të Zi të Mekës dhe ai shkruan sipas porosisë së Muhametit, i frymëzuar se së bashku me Veton Latifin kanë pirë ujin e “shenjtë” të pusit Zamzan në Mekë, kur kanë qenë atje për haxh intelektual.
Nëpërfundim të shkrimit Ramadani shkruan: “Detyra ime e radhës, do të jetë takimi im me ty, dhe njoftimi për së afërmi. Në Shqipëri vij shpesh që të vizitojë miqtë e mi, profesorët e mi, kolegët e mi. Pse mos të vij të të shoh surratin edhe ty?! Fundja do të bindë se e ke gabim fund e kryje, dhe se me tezat e tua shqiptarët nuk bashkohen po ndahen më shumë.”
Unë i përgjigjem se do të kishte bërë të kishte ardhur që në gusht, se kështu do të takonte në Tiranë dhe chere Nathalie, e cila vjen çdo vit në muajin gusht në Tiranë. Ajo është shumë e pasionuar pas studimit të Islamit shqiptar, aq sa një herë kur gjendej në Tiranë, vuri hixhabin në kokë dhe hyri në xhaminë e Dine Hoxhës, tek Rruga e Kavajës për të kqyrur se çka bëhej atje. Por me siguri që Ardiani ka raste të tjera për ta takuar chere Nathalie. Pas atyre që ka thënë Ardian Ramadani për mua, dëshirës së tij për të më takuar do t’ i përgjigjem me një thënie të Francois Rableais (Rable): “Unë inkurajoj të gjithë shpifësit djallëzorë që të shkojnë të varin vetveten para se hëna të jetë përgjysmuar. Unë do t’ u jap litarin”.





