Libri që asgjëson Dick Marty dhe zbulon se ku synojnë akuzat e tij


Nga Kastriot Myftaraj
 

        Amerikani Gregg J. Rickman është një njeri i njohur në rang ndërkombëtar, edhe për faktin se në vitin 2006 ai u bë i pari I Dërguar i Posaçëm i Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Çështje të Jashtme të SHBA-ve për Monitorimin dhe Luftën kundër Antisemitizmit, një post ky i krijuar pikërisht në atë vit. Gregg J. Rickman e mori këtë post për shkak të emrit që kishte si studiues i çështjeve që kishin të bënin me bashkëpunimin e Zvicrës me Gjermaninë Naziste kundër hebrejve dhe më konkretisht me bashkëpunimin e bankave të Zvicrës me nazistët për fshehjen e pasurisë së viktimave të Holokaustit.
        Në vitin 1999 në SHBA-të u botua libri i Gregg J. Rickman “Swiss banks and Jewish Souls”, nga shtëpia botuese Transaction Publishers, New Brunswick, New Jersey. Libri ka 299 faqe. Në libër tregohet me fakte gjithë bashkëpunimi i bankave zvicerane me nazistët në dëm të hebrejve të asgjësuar gjatë Holokaustit, si dhe se si përfituan bankat zvicerane nga kjo gjë. Në libër tregohet edhe se si organizatat amerikane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe qeveria amerikane bënë përpjekje për ta detyruar shtetin zviceran dhe bankat zvicerane që ta njihnin përgjegjësinë për këto gjëra dhe t’ i dëmshpërblenin hebrejtë e dëmtuar që kishin mbetur gjallë dhe trashëgimtarët e të zhdukurve.
        Presioni amerikan ndaj Zvicrës u bë veçanërisht i fortë në vitin 1998, kur Zvicra reagoi në nivel politik. Reagimin politik të Zvicrës në mbrojtje të bankave zvicerane e udhëhoqi pikërisht deputeti Dick Marty. Në librin e Rickman tregohet se si deputeti Dick Marty, i mbështetur nga 37 prej 65 anëtarëve të Këshillit të Shtetit në Zvicër, që është dhoma e lartë e parlamentit zviceran, deklaroi me kërcënim se nëse SHBA-të insistonin që bankat zvicerane të pranonin fajësinë për Holokaustin dhe të dëmshpërblenin viktimat, atëherë ai (Dick Martin) do të ndërmerrte nisma legjislative për sanksione ndaj kompanive amerikane.
        Dick Marty shkoi deri atje sa në 19 mars 1998 në deklaronte në një intervistë për një televizion zviceran deklaroi me arrogancë se: “SHBA-të janë më të ndjeshme ndaj këtyre lloj argumenteve se ndaj diskutimeve diplomatike dhe kështu amerikanët do të jenë të vetëdijshëm se ne nuk do të tërhiqemi lehtë”.
        Pra, Dick Marty-t kërcënonte se do të bënte gjithçka që të mos zbulohej e vërteta e bashkëpunimit të bankave zvicerane me nazistët. Ky është njeriu që sot shtiret se kërkon që të bëhet një hetim i drejtë për akuzat e pabazuara që ka lëshuar  ai për kinse marrjen dhe trafikun e organeve të serbëve të rrëmbyer, nga UÇK në burgje dhe klinika të fshehta në Shqipëri. Dick Marty është i kompromentuar me qëndrimin e tij në çështjen e implikimit të bankave zvicerane me nazistët, ku ai vepronte qartësisht si lobist politik i paguar i bankave zvicerane. Edhe Dick Marty në pozitën e reporterit të Këshillit të Europës për çështjen e heqjes dhe trafikimit të organeve është qartësisht një lobist i paguar politik. Çështja nuk mund të mos politizohet se Dick Marty me rekordet e tij ka krijuar një precedent për këtë gjë.
        Por Dick Marty nuk e ka vetëm me shqiptarët e Kosovës apo edhe me ata të Shqipërisë, por ai duket se më së pari e ka me SHBA-të. Dick Marty e di mirë se me akuzat e tij për heqjen dhe trafikimin e organeve të serbëve të rrëmbyer, ai në rradhë të parë akuzon SHBA-të. Se gjithë bota e kupton se me monitorimin që agjencitë e zbulimit të SHBA-ve i bënin Shqipërisë, posaçërisht asaj të veriut që ishte më pranë Kosovës, në vitet 1998-1999, nuk kishte gjasa që veprime të tilla të bëheshin pa dijeninë dhe lejen e SHBA-ve. Pra Dick Marty është duke akuzuar SHBA-të për këtë gjë. Dick Marty e bën këtë gjë se ai e mori si një fyerje personale që i bënin atij personalisht SHBA-të emërimin në 2006 të Gregg J. Rickman autorit të librit “Swiss banks and Jewish Souls” si i pari I Dërguar i Posaçëm i Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Çështje të Jashtme të SHBA-ve për Monitorimin dhe Luftën kundër Antisemitizmit. Kjo ishte ngjarja formative në jetën e Dick Marty.
        Dick Marty e shikonte Gregg J. Rickman si një armik personal se Rickman e kishte stigmatizuar Dick Marty-n si antisemit. Me emërimin e Rickman në këtë post, Dick Marty filloi t’ i kqyrte SHBA-të si armikun e tij personal. Pasi ishte stigmatizuar edhe nga zyrat qeveritare amerikane si antisemit, tashmë antiamerikanizmi do të bëhej kauza e jetës së Dick Marty. Fajësimi i SHBA-ve për gjithçka të imagjinueshme do të bëhej obsesioni i Marty. Marty e pa Kosovën si rastin e përshtatshëm për ta bërë këtë. Emërimi i Dick Marty si reporter i Këshillit të Europës për hetimin mbi pretendimet serbe për trafikun e organeve nga UÇK ishte një gjë po aq e pavend sa emërimi i Dick Marty si reporter për hetimin mbi ekzistencën ose jo të burgjeve sekrete ilegale amerikane në Europë. Nuk kishte kuptim që të emërohej si hetues i Këshillit të Europës për këtë çështje njeriu që në vitin 1998 kishte deklaruar hapur se do të luftonte kundër SHBA-ve për t’ i detyruar që të hiqnin dorë nga kërkesa që Zvicra të kompensonte viktimat e Holokaustit, me ç’ rast Dick Marty praktikisht pohoi se atij nuk i interesonte fare e vërteta por vetëm mbrojtja e bankave zvicerane.
        Nuk ishte për t’ u çuditur që ky njeri u soll ashtu siç u soll duke bërë një raport për burgjet sekrete, ku artikuloi patologjinë e tij antiamerikane. Pikërisht për këtë gjë e emëruan Dick Marty-n në këtë detyrë forcat patologjikisht antiamerikane në Këshillin e Europës. Të njëjtat qarqe e emëruan Dick Marty edhe në detyrën e reporterit për çështjen e pretendimeve për marrjen dhe trafikun e organeve. Edhe në këtë rast Marty e bëri të qartë se nuk i interesonte e vërteta. Kur Hashim Thaçi deklaroi se do ta padiste në gjykatë për shpifje, Marty deklaroi se padia e Thaçit nuk i bën dot gjë se ai është i mbrojtur nga imuniteti parlamentar. Pra, Marty praktikisht pohoi se ai ka mashtruar, duke abuzuar me mbrojtjen që i ofron statusi i tij.
        Por në këtë rast shqiptarët kanë të drejtë të zbatojnë atë sugjerimin që bënte Marty në 1998, kur mbronte në stil prej gangsteri politik bankat zvicerane, duke thënë  se me amerikanët duhet folur në një gjuhë që ta kuptojnë mirë. Shqipëria nuk i disponon ato instrumente që kishte Zvicra në raport me SHBA-të, që të mund t’ i përdorë në raport me Zvicrën që Marty të detyrohet t’ i nënshtrohet një gjyqi të drejtë, ku të vërtetojë akuzat e tij, ose të dalë i turpëruar dhe i dënuar. Prandaj, shqiptarët kanë të drejtë, gjithherë sipas sugjerimit të Marty, që t’ ia bëjnë gjyqin ndryshe këtij bastardi.
        Libri i Rickman ku del e vërteta e Marty duhet të përkthehet dhe botohet me urgjencë në Shqipëri ose në Kosovë. Le të angazhohen 100 përkthyes shqiptarë, të cilët të përkthejnë secili nga tre faqe, kështu që libri të përkthehet brenda një ditë. Pastaj nuk duhen më tepër se dy ditë për ta nxjerrë nga shtypshkronja. E drejta e autorit mund të merret me urgjencë, duke paguar disa herë më shumë agjencinë përkatëse, se për libra të tillë e drejta e autorit merret lehtë. Botimi le të bëhet me financimin e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
kastriotmyftaraj@sot.com.al