Nga Kastriot Myftaraj
22 qershor 2010
Mustafa Nano, në shkrimin e vet “Një film Hollywood-ian dhe përsosmëria e lënduar”, i botuar në këndin e tij “Zululand”, në gazetën “Shqip”, në 18 qershor 2010, ankohet se në filmin “Inside man” (2006), për të luajtur rolin e një prostitute shqiptare është zgjedhur një ruse, e cila në gjithçka të sajën nuk ngjan si shqiptare: “Thjesht të shpifet kur zbulon një gjë që nuk shkon në një makinë të përsosur, siç është makina Hollywood-iane. Mund të mendohet se ky cen nxjerr në pah e thekson më shumë vetë përsosmërinë, por kjo është një pesë me hiç. Përkundrazi– ky është alamet paradoksi – sa më i vogël të jetë një cen, që i inkorporohet përsosmërisë, aq më shumë lëndohet përsosmëria. Dhe kjo s’është e drejtë”.
Filmi ka vërtet një paradoks, siç thotë Muçi dhe paradoksi i i filmit qëndron diku tjetër, se në film ka disa gjëra të tjera, të cilat duket se mendja e Muçit është në gjendje t’ i kapë aq sa, të themi milingonat në oborrin ne Top Channel kapin ato që thuhen në emisionin e Muçit “Deja vu”. Paradoksi i filmit është i shumëfishtë dhe sëpari qëndron tek fakti, se megjithëse filmi është në fakt një film për Holokaustin e nazistëve ndaj çifutëve, kështu që supozohej se autorët e filmit do të kujdeseshin që të tregoheshin të vëmendshëm edhe me detajet e tjera, që interpretohen si fyerje ndaj kombeve të vogla, të margjinuara. Në film tregohet për një grabitje banke në Neë York, e cila shndërrohet befas në një histori që ka të bëjë me Holokaustin. Në film zbulohet se pronari i bankës është një ish-nazist, i cili ka grabitur gurët e çmuar të çifutëve të vrarë gjatë Holokaustit, dhe me këtë pasuri ka themeluar një bankë në SHBA-të. Këtë gjë e zbulon kreu i kriminelëve të cilët kanë hyrë në bankë dhe mbajnë peng personelin dhe klientët të cilët gjendeshin atje.
Në film dedektivi i ngarkuar për të ndjekur çështjen e grabitjes së bankës, hyn në bankë për të parë gjendjen e pengjeve, dhe atje bisedon me kreun e banditëve. Mes të dyve krijohet një lloj afrimi, deri atje sa dedektivi i pohon banditit se ai nuk mund të martohet me vajzën që do, për shkak se nuk ka para, ndërsa gangsteri i thotë se dashuria duhet të kapërcejë vështirësitë ekonomike, një aluzion i qartë ky kur thuhet nga një njeri si ai.
Pronari i bankës, ish-nazisti punëson një eksperte negociatore, që të hyjë në bankën e mbajtur nën kontroll nga banditët dhe të marrë sendet që gjenden në kasetën e tij personale të sigurisë. Negociatorja, ose fixer, sikur quhen në SHBA-të, e luajtur nga Jodie Foster, zgjidhet qëllimisht nga pronari ish-nazist që të jetë një femër e bukur, se ai kërkon të luajë kartën e femmë fatale, se e di që negociatorja, nisur nga shpërblimi i madh që e pret, do të bëjë gjithçka për të kryer misionin, deri edhe do ta joshë kryekriminelin.
Negociatorja arrin të hyjë në bankë dhe negocion me kryegangsterin, duke i premtuar atij se do të fitojë një pasuri të madhe nëse i jep sendet që gjenden në kasetën sekrete. Kryebanditi në ndërkohë ka gjetur dokumente naziste të pronarit të bankës dhe i tregon asaj një dokument nazist me simbolin e swastikës, në të cilin tregohej se pronari i bankës kishte marrë para nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, si shpërblim për pjesëmarrjen e tij në Holokaust.
Në këtë pikë njeriu nuk mund të mos pyesë se përse pronari i bankës kishte nevojë që t’ i ruante këto dokumente kompromentuese edhe pas kaq dekadash, për më tepër në bankën e vet? Nazistët qenë shumë të kujdesshëm, ata nuk qenë idiotë. Është e qartë se ky detaj e cenon, madje e shkatërron atë që Mustafa Nano e quan “përsosmëri hollywoodiane”, në rast se ekziston relaisht diçka e tillë. Por kjo nuk përbën një shqetësim për autorët e filmit, se ata në fakt kanë bërë një film PROPAGANDISTIK, dhe jo një film siç supozon Mustafa Nano. Ky është një film propagandistik për Holokaustin. Në film kryebanditi i thotë negociatores: “All lies they stink, you can cover them up for a ëhile but they don’ t go aëay”.
Pra, edhe gangsteri ka një përçmim të madh për nazistin. Në këtë film të llojit good versus evil, autorët e filmit janë kujdesur që edhe gangsterin t’ a venë në anën e së mirës, gjithsesi. Kurse për të tjerët, si në rastin e vajzës shqiptare, kanë ricikluar stereotipet më të këqija.
Pasi gangsteri zbulon dokumentet e nazistit, atyre qe e kanë konceptuar filmin si film propagandistik, nuk u duhet më historia e grabitjes së bankës, dhe për t’ i dhënë fund asaj sajojnë një gjë që ngjan shumë larg standardit të përsosmërisë Hollywoodiane. Grabitësit shpërthejnë bomba tymuese brenda bankës dhe i nxjerrin jashtë pengjet, duke hyrë dhe vetë në mes të turmës së tyre. Policia natyrisht që i kapi të gjithë ata që dolën nga banka dhe i pyeti hollësisht, por nuk arriti që të zbulonte se kush qenë banditët, për shkak se ata kishin hyrë të maskuar në bankë. Kjo duket qesharake, se nuk është nevoja të jesh ekspert kriminalist për të ditur se mënyra më e thjeshtë për identifikimin e kriminelëve ishte që të shikohej se cili ndër ata që dolën nga banka, nuk qe punonjës i saj, as nuk kishte një llogari në bankë, apo të kishte me vete dokumente që tregonin se do të bënte një lloj veprimi në bankë. Kuptohet se ata që mbeteshin qenë gangsterët. Është e pabesueshme që një ngjarje e tillë të ndodhë në një film të Hollywood, por ja që ndodhi se qëllimi i atyre të cilët bënë filmin ishte që të bënin një film propagandistik, të tjerat nuk kishin dhe aq rëndësi për ta. Në rast se dikush do t’ i vinte në dyshim këto detaje, do ta quanin natyrisht “Mohues të Holokaustit”.
Por autorëve të filmit nuk u ka mjaftuar kjo marrëzi, atyre për të zhvilluar formulat e tyre propagandistike u është dashur të bëjnë edhe një tjetër. Në film, gangsterët, në kohësh që kishin bankën nën kontroll ndërtojnë një mur të rremë, pas të cilit, në kohën kur të gjithë dalin nga banka, fshihet shefi i gangsterëve, së bashku me sendet e kasetës së sigurisë së nazistit, dokumentet e tij naziste dhe diamantet, të cilat u qenë grabitur çifutëve të vrarë gjatë Holokaustit. Të pyesësh se si ka mundësi që gangsterët të ndërtojnë një mur, apo paret brenda një banke ku kanë hyrë për të grabitur, dhe madje kjo gjë të mos zbulohet më pas, kjo është njëlloj sikur të pyesësh se si është e mundur që ish-nazisti mbante së bashku me diamantet, në të njëjtën kuti, edhe dokumentet që vërtetonin origjinën kriminale të tyre!
Në vazhdim të filmit, dedektivi Frazier, rolin e te cilit e luan Denzel Washington, pasi u urdhërua që ta mbyllte çështjen e grabitjes së bankës, vendosi të vazhdojë hetimet në mendjen e vet. Dedektivi Frazier kërkoi në regjistrat e bankës dhe zbuloi se një kuti e depozituar në bankë, nuk ishte hapur kurrë, që nga viti 1948, kur ishte krijuar banka. Atëherë dedektivi Frazier kërkoi një mandat nga gjykata për hapjen e kësaj kutie, e cila ishte kutia e pronarit ish-nazist, të cilën ai kishte dashur ta nxirrte nga banka me anë të negociatores, në kohën kur gangsterët morën bankën nën kontroll. Pas kësaj, negociatorja, si një femme fatale e vërtet, e shantazhon dedektivin Frazier duke i kujtuar se ajo e ka shpëtuar karrierën e tij në një rast kur ai kishte vjedhur para gjatë hetimit të një çështjeje.
Këtu autorët e filmit sajojnë një tjetër skenë krejt të pabesueshme për të zhvilluar klishetë e tyre propagandistike. Shefi i gangsterëve, i cili ka qendruar në bankë për një javë, i fshehur pas murit të fshehtë, del gjatë ditës dhe përzihet me njerëzit që lëvizin atje. Tek hyrja shefi i gangsterëve shikon dedektivin Frazier, i cili ka ardhur të kontrollojë kutinë e sigurisë. Frazier nuk e njeh gangsterin, i cili duke kaluar pranë tij, bën sikur përplaset me të dhe i fut në xhep një diamante, nga të kutisë.
Dedektivi e hap kastën e sigurisë dhe gjen në të një paketë me çamçakiz, të cilën gangsteri ia pati ofruar atij kur hyri në bankë në kohën e grabitjes së saj, për të parë gjendjen e pengjeve. Veç kësaj në kasetë gjendej dhe një mesazh i shkruar ku thuhej: “Ndiq unazën”, duke qenë fjala për unazën e nazistit, e cila është një provë për të shkuarën e tij kriminale. Dedektivi takon ish-nazistin dhe i thotë se do të hetojë për unazën, pastaj takon negociatoren e tij dhe i propozon që ajo vetë t’ i drejtohet zyrave federale që ndjekin krimet e luftës. Por kur dedektivi shkon në shtëpi, ai gjen në xhep diamantin dhe gjithçka përmbyset. Ai vendos që ta përdorë diamantin për t’ u martuar me të dashurën e tij. Kështu mbyllet filmi.
Kumti i autorëve të filmit është i qartë: Holokausti vazhdon në një farë mënyre. Trashëgimia e beneficeve të tij kalon nga një ish-nazist i cili ka hapur një bankë në SHBA-të, tek një dedektiv zezak amerikan, gjashtë dekada më pas. Pra, synimi është që të zgjerohet kompleksi i fajita për Holokaustin, sipas parimit të rrathëve koncentrikë, të cilët përhapen në një pellg kur hidhet një gur në mes të tij. Filmi “Inside man” u lëshua në qarkullim nga Universal Pictures, një nga gjashtë kompanitë më të mëdha të Hollywood, e themeluar në 1912, nga Carl Laemmle, një çifut i emigruar nga Gjermania. Çifutët që kontrollojnë Hollywood kujdesen që të mos kalojë një vit pa u bërë një film i këtij lloji, për Holokaustin. Fakti se këtë film e bëri kompania e produksionit “Imagine Entartainment”, e cila në të njëjtin vit me “Inside man”, 2006, prodhoi filmin “Da Vinçi Kode”. Kjo tregon se kjo kompani është në qendër të sistemit të manipulimit shoqëror të Hollywood.
Për këtë arsye mediat amerikane nuk e masakruan filmin ashtu siç e meritonte, por madje e vlerësuan si një arritje e mirë. Dhe filmi u quajt i sukseseshëm se ai nxorri mbi katër herë më tepër të ardhura se shpenzimet e bëra për të. Në këtë botë paska shumë njerëz që shpenzojnë paratë dhe kohën e tyre, për të parë klishe propagandistike, të cilat në regjimet totalitare duhet t’ u ofroheshin falas. Por ky është sekreti i Hollywood, magjia e tij si mjeti më i sofistikuar i propagandës. Tash lexuesi le të imagjinojë se çka do të kishte bërë media amerikane sikur në filmin “Inside man”, në vend të një ish-nazisti, të ishte një ish-zyrtar i shërbimeve sekrete nga vendet ish-komuniste, i cili kishte shkuar në SHBA-të, ku me paratë e fituara nga genocidi klasor, kishte hapur një bankë. Mediat amerikane me siguri që do të qenë tallur me filmin dhe do ta kishin shkatërruar atë.
Por Hollywood nuk ka ndërmend që të bëjë filma të tillë, me ish-komunistë. E shumta ish-komunistët shfaqen në filmat me nazistë, siç ndodh në filmin në fjalë ku gangsterët për të krijuar konfuzion tek policia vendosin një disk me një fjalim të Enver Hoxhës, diktatorit komunist shqiptar. Kjo është arsyeja që policia thërret prostitutën shqiptare. Mustafa Nano nuk shikon kurrgjë nga sa thashë më lart, se ai e shikon Holliëood-in me syrin e zullulandasit, kur supozohet që ta denoncojë këtë pikëpamje të gjerave, në traditën e Faik Konicës, të cilën shpall se kërkon ta ndjekë, duke e quajtur “Zululand” këndin e vet në gazetë.
Problemi më i madh i filmit pra, të cilin Mustafa Nano nuk e shikon, është se shqiptarët fyhen në një film për Holokaustin, ku autorët duhet të qenë veçanërisht të kujdesshëm. Po a është kjo pakujdesi apo arrogancë? Unë besoj se është arrogancë.





