Nga Kastriot Myftaraj
“Nga të gjitha tiranitë, më e tmerrshmja është tirania në kulturë”, thotë Paul Johnson. Nga kjo pikëpamja unë jam dakord me Aurel Plasarin, kur thotë se greva e urisë e opozitës është një grevë e gabuar. Se shumë nga intelektualët që janë në atë grevë, duhet të kishin qenë më parë në një grevë urie poshtë dritareve të zyrës, së drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasarit. Duke kërkuar shkarkimin e këtij të fundit. Kjo grevë duhet të kishte qenë një grevë përtej së majtës dhe së djathtës, ku do të kisha qenë dhe unë. Kjo grevë duhet të kishte filluar kur Aurel Plasari u bë i vetmi drejtor i Bibliotekës Kombëtare të një vendi, i cili botoi një roman pornografik. Fjalën e kam për librin e Aurel Plasarit “Dhjetë ditë që nuk tronditën botën”, i botuar në vitin 2001. Aurel Plasari ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare prej tre vitesh kur e botoi këtë libër, dhe
që atëherë vazhdoi të jetë drejtor edhe për nëntë vite të tjera. Derisa është e sigurt se do të jetë edhe për vitin e dhjetë, më pas këto do të kujtohen si “Dhjetë vitet që tronditën kulturën shqiptar”.

Luan Omarin, të cilin e pamë të shkonte të vizitonte grevistët e urisë pra kryeministrisë, duhet ta kishim parë më parë në grevën e urisë poshtë dritareve të zyrës së Drejtorit të Bibliotekës Kombëtare. Se është pikërisht Luan Omari, i cili përktheu librin e Roberto Morozzo De La Roca “Kombësia dhe feja në Shqipëri: 1912-1944”, ku Aurel Plasari kishte vjedhur faqe të tëra për librecin e vet “Vija e Teodosit rishfaqet: nga do t’ ia mbajnë shqiptarët?”, madje kishte vjedhur edhe idenë e librecit. Ledi Shamkun ishte dashur që të ishte më parë tek greva e urisë poshtë dritareve të zyrës së drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, se ajo e di që Aurel Plasari, sipas vesit të vet pseudointelektual të plagjiaturës, ka vjedhur faqe të tëra nga Cvetan Todorovi, në librecin e vet për Mitrush Kutelin. Në grevën e urisë poshtë dritareve të zyrës së drejtor Plasarit, duhet të qe edhe Ardian Klosi, i cili tregohet shumë indulgjent me drejtor Plasarin, kur thotë se ky paska bërë një studim të çmuar për Voskopojën.
Klosi sigurisht që e di dallimin mes një artikulli gazete dhe një studimi, dhe ajo që ka bërë drejtor Plasari është një artikull gazete, i botuar tek “Shekulli” në dy numra, të cilin ai më pas e botoi si broshurë, apo si librec, nëse do të përdoret termi shpërfillës që Plasari përdor për të tjerët. Drejtor Plasari, në moshën 55 vjeç, nuk ka arritur që të botojë asnjë libër për të qenë, por vetëm broshura, ndryshe libreca. Nuk ka asnjë ide që mban markën e Aurel Plasarit, të vlefshme për të hyrë në fondin e artë të mendimit shqiptar. Nëse një njeri nuk i ka bërë këto deri në moshën 55 vjec, vështirë se ka për t’ i bërë më vonë. Ardian Klosi, në shkrimin e djeshëm tek “Shekulli” për Aurel Plasarin, pasi e kundërshtonte për kritikën që ky i fundit i bëri grevës së urisë të opozitës, thoshte se megjithatë Aurel Plasari ka merita se e ka drejtuar mirë Bibliotekën Kombëtare. Aurel Plasari as këtë punë nuk e ka bërë si duhet, se ai as që merret fare me këtë punë. Aurel Plasari është i pari drejtor i Bibliotekës Kombëtare, i cili emëroi një zëvendës, dhe këtë e bëri që ai të merret me gjithë punët e Bibliotekës, ndërsa Plasari merret me punët e veta.
Plasari, që kur ka marrë detyrën, nuk ka shkuar asnjë ditë në punë që në fillim të orarit zyrtar dhe të largohet kur mbaron ai. Plasari shkon kur i teket, andej nga dreka, për t’ u larguar pak më vonë, dhe për t’ u rikthyer në mbrëmje, kur merret me punët e veta në zyrën e shtetit, duke e përdorur atë si studion e vet. Të gjitha shërbimet në Bibliotekën Kombëtare janë në nivelin e vendeve më të këqija afrikane. Në vend që drejtor Plasari të merret me grevën e urisë, ai duhet të ngrejë zërin në media që Bibliotekës Kombëtare t’ i jepen mjediset që i mungojnë, gjithë pjesa e katit të sipërm që rri ende mbyllur pasi i ishte dhënë një televizioni që falimentoi, si dhe pjesën më të madhe të bodrumit, i cili është bër bar. Plasari nuk flet për këto, se atij as që i intereson mbarëvajtja e Bibliotekës Kombëtare.
Ardian Klosi, në shkrimin e vet thotë se ai e njeh Aurel Plasarin që nga koha kur punonin në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe thotë se Plasari ka një kontribut të madh në shqipërimin e letërsisë së huaj dhe si autor parathëniesh të librave të përkthyer. Atëherë Klosi duhet ta dijë mirë atë historinë e ardhjes së Aurel Plasarit në shtëpinë botuese, në fund të viteve shtatëdhjetë. Aurel Plasari atëherë porsa kishte mbaruar ushtrinë, dhe u emërua në një vend pune ku shkonin vetëm njerëz me shkollë të lartë. Sot Aurel Plasari, kur kërkon të shtiret si i persekutuar nga regjimi komunist, thotë se atij nuk ia dhanë të drejtën e studimit për në shkollën e lartë, pas përfundimit të shkollës së mesme, se kishte pasur babain në burg politik. Por si shpjegohet që megjithatë të atin e Aurel Plasarit, Anastas Plasarin, jo vetëm e lejuan të banonte në qytetin e Tiranës, por edhe i dhanë apartament në qendër të Tiranës, në një nga pallatet e para të ndërtuara në Tiranë, në fillim të rrugës së Durrësit, fill pas vilës ku sot është ambasada e Vatikanit, dhe ku atëherë ishte ambasada e Kubës. Në ato pallate banonin vetëm njerëzit e nomenklaturës. Kuptohet se një ish-i dënuar politik mund të shkonte në një pallat të tillë vetëm i ngarkuar me mision nga regjimi. Derisa Aurel Plasari banonte në qendër të Tiranës, në një pallat të nomenklaturës komuniste, atëherë ai duhet të kishte pengesa të tjera që nuk i doli e drejta e studimit për shkollën e lartë, dhe që nuk kishin të bënin me biografinë e të atit.

Kur Aurel Plasari shkoi në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” përkthyesit e vjetër e quanin ndërmjet tyre, Gomari i Babatasit, sipas satirës së famshme të Fishtës. Satira e Fishtës i përshtatej Aurelit, se të atin e tij, Anastasin e thërrisnin shkurt “Tasi”, ndërsa Aureli, në biseda me të tjerët, e quante Baba Tasi. Aurelin e quanin “Gomari i Babatasit” se ai kur erdhi në shtëpinë botuese nuk kishte diplomë shkolle të lartë për asnjë nga gjuhët në të cilat pretendonte të përkthente, as në rumanisht, as në spanjisht. Por ai kishte Baba Tasin. Në mitologji njihet Gomari i Buridanit, të cilit i dhanë dy grumbuj me tagji, dhe i vunë si kusht se mund të hante vetëm njërin. I shkreti Gomar i Buridanit ngordhi nga uria për shkak të dilemës. Gomari i Baba Tasit, nuk ka dilema të tilla. Ai ka mësuar se si të hajë në të gjitha regjimet. Gomari i Baba Tasit u bë drejtor i Bibliotekës Kombëtare në 1998, nga ministri i Kulturës i kohës, Edi Rama. Gomari i Baba Tasit atëherë kishte mbetur keq, se do ta largonin edhe nga fakulteti i filologjisë, ku jepte estetikë, dhe ku kishte neglizhuar me detyrën, duke mos bërë as një cikël leksionesh, që të mbanin emrin e tij.
Nëse Edi Rama nuk do ta kishte bërë drejtor të Bibliotekës Kombëtare, Gomari i Babatasit do të ishte bërë kryeredaktor i Gazetës “55” të Fahri Balliut. Ardian Klosi në shkrimin e djeshëm thotë se gjithmonë e ka habitur miqësia e Gomarit të Babatasit me Fahri Balliun. Por përse duhet të habitet Klosi që gomari ka miqësi me çakallin? Pastaj pse u kujtua Klosi për këtë gjë tani kur Gomari i Babatasit ia Plas (ari) kundër grevës së urisë? Kjo miqësi ekzistonte prej shumë vitesh. Kur Klosi përmend miqësinë e Fahri Balliu me ministrat e Punëve të Brendshme të kohës së diktaturës komuniste, ai duhet ta dijë se miqësia e Gomarit të Babatasit me Fahriun ze fill që nga koha kur Gomari i Baba Tasit bënte ushtrinë në zbulim dhe më pas tek “shtëpia me gjethe”, mjedise këto që Fahriu i frekuentonte shpesh për shkak të detyrave speciale që kishte. Miqësia e Plasarit me Balliun vazhdoi edhe pas vitit 1990, për shkak të huqit të Gomarit të Babatasit për të kullotur gjithandej nëpër plehra.
Gomari i Baba Tasit ia Plasa (ri) kundër grevës së urisë se ai kërkon që të dalë në pension si drejtor i Bibliotekës Kombëtare, duke thyer rekordin që ka vendosur një militante komuniste në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, e cila e mbajti për 17 vite këtë post. Gomarit të Babatasit iu bënë 12 vite në këtë post. Nëse Berisha rri në pushtet deri në 2013, Gomari i Babatasit, me shkrimin e vet të djeshëm, siguroi edhe tre vite në postin e tij dhe i bëhen 15 vite në post. Kur të vijë Edi Rama në pushtet, Gomarit të Baba Tasit i mbeten edhe shtatë vite derisa të dalë në pension. Atëherë ai do t’ i rikthehet zakonit të vjetër duke iu lëpirë Edi Ramës, i cili e solli në këtë post dikur. Dhe kështu shpreson që të qëndrojë 22 vite në postin që ka sot. Por nëse Gomari i Baba Tasit e shikon se Edi Rama është zemëruar aq shumë me të, sa që ka ndërmend ta presë me shkelma, ai do të hyjë
në listën e deputetëve të PD, ku Berisha e pret me krahë hapur pas shkrimit të fundit kundër grevës së urisë. Madje Fahri Balliu i ka premtuar Gomarit të Baba Tasit se kur të bëhen ndryshime në qeveri, Gomari i Babatasit do të marrë postin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kështu që Gomari i Babatasit duhet të mprehë penën... jo për libra, por për fejtone politike.