Kryemyftiu: Nuk pranoj të vogla, jepni mbi 500 euro që të pastroni shpirtin (VIDEO)


Kryemyftiu i Komunitetit Mysliman në Serbi, u kërkonte boshnjakëve në Luksemburg që të dhuronin shuma të mëdha në euro në mënyrë që të pastrojnë shpirtin e tyre.
Sipas Balkan Insight, Muamer Zukorilic, në një takim me diasporën boshnjake, shprehej: “Nuk pranoj të vogla sonte. Jo 20, as 50, as 100 euro, por nga 500 euro e sipër. Nën 500 euro pranohen vetëm studentët dhe të papunët”.
Takimi ishte pjesë e një fushate të quajtur “Rëndësia e të qenit boshnjak”.
Zukorliç është drejtuesi fetar i popullsisë boshnjake në Serbi, që është e vendosur kryesisht në rajonin e Sanxhakut. Sipas censusit të vitit 2011, në Sanxhak jetojnë 142.373 boshnjakë, që përbëjnë rreth 60 përqind të popullsisë.
“Edhe të varfrit mund të japin nga 1 mijë euro,” deklaronte myftiu./ep

Related Posts: