Ismail Kadare, në dhjetor, kur qe në Prishtinë për të marrë Çmimin “Rexhai Surroi” ishte i ftuar në emisionin televiziv “Rubicon” të Adriatik Kelmendit. Atë ditë Adriatik Kelmendi, ishte aq entuziast që e kishte të ftuar në emisionin e vet, saqë e njoftoi këtë gjë edhe në facebook, me disa pikëçuditëse pas. Por pikëçuditëset do të qenë më me vend sikur të vendoseshin (pas një rreshti pikëpyetjesh) pas pyetjes se ç’ kuptim ka metafora e kalimit të “Rubiconit” nga Kadareja.
Siç dihet, kalimi i “Rumbikonit” do të thotë në mënyrë metaforike që dikush bën një veprim të guximshëm sfidues, me të cilin ve në lojë gjithë fatin e vet, për të arritur një qëllim të madh, një veprim me të cilin tërheq mbi vete reagimin e ashpër të kundërshtarëve. Ismail Kadare nuk bëri asgjë të tillë gjatë jetës së vet si shkrimtar, si në kohën e komunizmit, ashtu dhe sot. Ikja e Kadaresë nga Shqipëria në fund të tetorit 1990, një vit pas rënies së Murit të Berlinit, nuk mund të quhet kapërcim i “Rubiconit”. Ismail Kadare Kadare edhe sot, njëzet vjet pas rënies së komunizmit, nuk e ka kapërcyer dot “Rubiconin” dhe të shkruajë së paku një roman voluminoz, si ato që bënte për Enver Hoxhën, ku të përshkruajë nga një pikëpamje tjetër regjimin komunist shqiptar.
Por, gjithsesi, mund të thuhet se në një sens Kadare e ka kapërcyer “Rubiconin”. Kadare e ka bërë këtë gjë kur kapërcente urën e madhe mbi Lumin e Lanës, në bulevardin e madh të Tiranës, për të shkuar nga shtëpia e vet, në shtëpinë e Enver Hoxhës, në bllokun e udhëheqjes. Enver Hoxha nuk duronte dot më tepër se një javë pa e parë shkrimtarin e parë të oborrit, apo Malon, siç e quante (gjirokastritët atij që quhet “Ismail” i thonë shkurt me përkëdheli “Malo”) dhe i thoshte Sulo Gradecit: “Ku është ki Maloja, pse nuk ka ardhur, më sillni Malon, shpejt!”
Por, gjithsesi, mund të thuhet se në një sens Kadare e ka kapërcyer “Rubiconin”. Kadare e ka bërë këtë gjë kur kapërcente urën e madhe mbi Lumin e Lanës, në bulevardin e madh të Tiranës, për të shkuar nga shtëpia e vet, në shtëpinë e Enver Hoxhës, në bllokun e udhëheqjes. Enver Hoxha nuk duronte dot më tepër se një javë pa e parë shkrimtarin e parë të oborrit, apo Malon, siç e quante (gjirokastritët atij që quhet “Ismail” i thonë shkurt me përkëdheli “Malo”) dhe i thoshte Sulo Gradecit: “Ku është ki Maloja, pse nuk ka ardhur, më sillni Malon, shpejt!”
Kjo ndodhte kur Ismail Kadareja gjendej në udhëtime jashtë vendit, në Perëndimin kapitalist. Se më të shumtën e herëve Maloja vinte vetë në shtëpinë e Enver Hoxhës, se gjente frymëzim, siç thoshte. Kur vdiq Enver Hoxha, Ismail Kadare kur shkoi të bënte homazhe tek arkivoli filloi të bërtasë: “Po tani ku do ta gjej frymëzimin unë o shoku Enver, të kisha si burim, kur nuk më ecte pena nisesha e vija tek ti dhe mbushesha me frymëzim, sikur kisha qenë në Parnas!”
Për gjëra si këto skena, të cilat janë të regjistruara, e ka fjalën Nexhmije Hoxha kur thotë në mënyrë kërcënuese, siç bëri parvjet në emisionin e Rudina Xhungës se ne kemi edhe shumë gjëra të tjera për Ismail Kadarenë.
Kur Kadare e kapërceu “Rubiconin” në rininë e vet për të shkuar në shtëpinë e Enver Hoxhës, ai zgjodhi të bëhet një letrarizues i formulave ideologjike të Enver Hoxhës, duke e humbur veten përgjithmonë si shkrimtar, pavarësisht se ç’ thonë apologjetët e tij brenda dhe jashtë vendit.
Të nesërmen e daljes së Kadaresë në emisionin “Rubicon” unë e pieta Adriatik Kelmendin se në ç’ sens e kaloi “Rubiconin” Kadareja. Adriatik Kelmendi m’ u përgjigj se kjo pyetje kërkon një shpjegim të gjatë dhe këtë bisedë do ta bëjmë një herë tjetër. Përgjigjia e Adriatik Kelmendit ishte megjithatë eksplicite. është ironi e madhe që drejtuesi i emisionit “Rubicon”, ku Kadare ishte për mbi një orë, nuk është në gjendje të thotë me pak fjalë kapërcimin e “Rubiconit” nga Kadareja, kur ky emision duhet të ketë si epitomë të folurën koncize, epigramatike, të njeriut që e kapërceu Rubiconin e njëmendët 2000 vjet më parë, Kaj Jul Cezarit.
Si mund të flaës Kadare si Cezari: Erdha, pashë, fitova… Çmimin “Rexhai Surroi”. Në të vërtetë Ismail Kadare e meriton Çmimin “Rexhai Surroi” se edhe Rexhai Surroi ka qenë një burokrat i Jugosllavisë komuniste (ai arriti deri në postin e zëvendësministrit të punëve të jashtme të Jugosllavisë), i cili për pasion, bënte dhe letrarizuesin e liturgjisë ideologjike të regjimit komunist jugosllav.
Një ditë Ismail Kadare mund të fitojë edhe Çmimin “Veton Surroi” për publicistikë politike, nëse do të krijohet një çmim i tillë, se Kadare është i vetmi shkrimtar në botë që po t’ i mblidhen artikujt dhe intervistat e gjata për çështje politike, në gazeta dhe televizione, atëherë me siguri që korpusi i veprës së tij prej 20 vëllimesh dyfishohet. Adriatik Kelmendi nuk e prishi këtë përpjestim të veprës së Kadaresë në emisionin e vet dhe kjo është simptomatike për të dy.
2010






