FOTO REPORTAZH/ Pionierët e Kimit…


Zërave që i kërkojnë Koresë së Veriut të ulë tensionet dhe të shmangë retorikën luftarake iu bashkua edhe Kina.
Presidenti amerikan, Barack Obama ka folur po ashtu për këtë çështje, ndërsa në Seul ka mbërritur Sekretari i Shtetit, John Kerry.
Kurioziteti i mbarë botës për vendin më të izoluar në planet është shtuar ndjeshëm.
Ky fotoreportazh i publikuar nga Daily Mail tregon se si indoktrinohen fëmijët.
Ata janë pjesë e “Bashkimit të Fëmijëve Koreanë”. Si pionierët e dikurshëm në Shqipëri. Disa i krahasojnë me Rininë Hitleriane.
Në moshën 13 vjeçare ata bëhen pjesë e këtij grupimi dhe betohen për besnikëri ndaj liderit suprem, Kim Jong Un. Këtë të fundit e quajnë edhe ‘ati’.
Kurse lideri absolut i quan ata “e ardhmja e vendit më të fuqishëm në botë”.
Por jeta e tyre nuk është aspak si ajo në vendin më të fuqishëm në botë, por ndoshta si në vendin më të varfër në planet./ep
1
2
North Korea
4
5
6
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15