Bill Klinton: Lufta në Kosovë nuk ishte e thjeshtë



Ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka porositur në Beçiq të Malit të Zi që i tërë rajoni i Ballkanit duhet të integrohet në Evropë nëpërmjet BE-së dhe NATO-s. Si pjesëmarrës i konferencës inauguruese të iniciativës ballkanike për forcimin e shoqërisë së Evropës Juglindore, tha se është e nevojshme të vazhdohet puna në integrimin intern të rajonit të Ballkanit. Klintoni përkujtoi se shembja e ish-Jugosllavisë e ka shtruar çështjen se çfarë do të jetë e ardhmja dhe nëse dallimet etnike, religjioze dhe politike të këtij rajoni do të sjellin deri te integrimi apo dezintegrimi.

Evropa, një kontinent unik

Sipas tij, e njëjta çështje shtrohet sot edhe në Lindjen e Afërt. "Kemi pasur luftë në Bosnjë dhe pas kësaj në Kosovë. Ka qenë e nevojshme të merren një numër vendimesh të cilat, tani kur i shikojmë, mund të duken se kanë qenë të thjeshta, por jo", ka thënë ish-presidenti amerikan. Ai tha se dëshiron të shprehë respektin e gjithë njerëzve, të cilët asokohe në mënyra të ndryshme të pajtohen me çështjen se si do të duket shekulli XXI. Ka pasur pyetje nëse kufijtë e rinj, të cilat më nuk janë të qarta, do të jenë të mira apo këqija, nëse siç tha do të mbizotërojnë forcat pozitive apo negative. Klinton tha se Evropën e sheh si kontinent unik, i cili do të jetojë në paqe dhe demokraci me qeveri funksionale, e cila do ta zhvillojë solidaritetin e saj.

Bashkëpunimi

Klintoni tha se pas largimit nga funksioni i presidentit amerikan ai ka vendosur ta formojë fondacionin, e cila do të merret me rrjetëzimin, që do të thotë shfrytëzimin e më të mirës në mënyrë që bashkërisht të funksionojmë më mirë, sepse rrjetet vetvetiu e forcojnë solidaritetin shoqëror. Ai në fjalimin njëorësh ka porositur se në jetë nuk ekzistojnë përgjigje të thjeshta dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Andaj, sipas tij, është e nevojshme rrjetëzimi, për shkak të bashkëpunimit të përbashkët për të ardhmen.
Duke folur për Bosnjën, Klintoni përkujtoi se ekziston Marrëveshja e Dejtonit, i cili lejon njerëzve të jenë në funksione, të fitojnë në zgjedhje. Njëkohësisht, ajo marrëveshje u mundëson t'i parandalojnë të tjerët të realizojnë aspiratat e tyre. "Ju lutem, Bosnja të kalojë nëpërmjet kësaj dhe të lëviz përpara", tha Klinton.