Withers, palaçoja negër i traditës së humorit amerikan, ambasador i denjë i Presidentit “Travis”


Nga Kastriot Myftaraj

3 mars 2009

    Në traditën e humorit amerikan, ka qenë dhe kllouni, palaçoja negër, i cili zbaviste të bardhët, duke vënë në lojë negrit. Të bardhët racistë amerikanë, të cilët nuk mund të lejonin që negri të bëhej polic, gjykatës, ambasador, ose senator, pranonin që të shikonin për t’ u zbavitur se si do të sillej negri nëse do t’ i merrte këto detyra. Kuptohet se ata pëlqenin ta shihnin atë si palaço. Kur ambasadori amerikan John Ëithers II u shfaq ditën e diel në “Portokalli” në Top Channel, ky ishte një episod në traditën e palaços negër të humorit racist amerikan. Ambasadori amerikan këtë herë me të vërtetë na ka befasuar. Këtë nuk e prisnim. Gjithsesi, John Ëithers II u tregua ambasador i denjë i Presidentit Obama, të cilit gazeta “Neë York Post”, ekuivalentja republikane e “Neë York Times”, para pak kohësh, me anë të një karikature i tha qartë se nuk është gjë tjetër veçse kllouni-negër i keqpërdorur i traditës së humorit amerikan, kur e paraqiti si majmun.
    Gazeta “Neë York Post”, duke marrë shkas nga një incident në një park zoologjik në SHBA, ku policia u detyrua që të vriste një shimpanze me emrin Travis, për shkak se u bë shumë i dhunshëm, duke sulmuar kafshët e tjera dhe policët, bëri një karikaturë ku vrasja e majmunit paraqitej me shënimin: “Tani duhet të gjejnë dikë tjetër për të shkruar ligjin tjetër për stimulusin”. Aluzioni ishte qartësisht për Presidentin Obama dhe për ligjin e tij për stimulusin financiar për ekonominë amerikane. Kjo shkaktoi një stuhi protestash kundër kësaj gazete, e cila për më tepër kishte mbështetur në fushatën zgjedhore presidenciale rivalin e Obamës, McCain. Ambasadori Ëithers, tashmë mund të quhet një ambasador i denjë i Presidentit “Travis”.
    Tashmë nuk mund të thuhet me siguri se ku mbaron “Portokallia” dhe ku fillon diplomacia e ambasadorit amerikan. Të nesërmen e daljes në “Portokalli” ambasadori amerikan u shfaq para gjyqtarëve duke pasur në krah nënkryetarin e KLD, Kreshnik Spahiu. Në këtë takim ambasadori Ëithers foli shumë për pavarësinë e gjyqtarëve, por çështja është se ambasadori tregoi vullnetin e qartë që gjyqtarët të varen nga ambasada amerikane, e cila pastaj t’ i përdorë për goditje në mënyrë selektive. Gjyqtarët që shkuan në takimin me ambasadorin amerikan kanë cënuar rëndë pavarësinë e tyre, se ata asistuan në një takim ku ambasadori amerikan ishte në pozitën e Jacomonit, mëkëmbësit italian në vitet 1939-1943 në Shqipëri.
    Ambasadori Ëithers foli në terma prej sfinksi kur u kërkoi gjyqtarëve që të merrnin vendime me kurajë, pa u trembur nga presionet e politikës dhe u tha se nuk do të ishin vetëm ndërsa i merrnin këto vendime, por do të kishin mbështetjen e SHBA. Mesazhi i ambasadorit Ëithers mund të përkthehet vetëm me atë se: penalizoni zyrtarët e lartë të mazhorancës në pushtet. Në rast se zyrtarët e lartë të mazhorancës kanë bërë faje ata duhet të dënohen nga gjykatat, por e gjithë kjo nuk duhet të jetë pjesë e një agjende për subversion rrënjësor në politikën shqiptare, siç u përdorën gjykatat në Itali në vitet nëntëdhjetë, për të shkatërruar demokracinë kristiane dhe të majtën jokomuniste dhe për t’ i dhënë mundësi që të dominonte politikën të majtës ish-komuniste, të cilën e simpatizonin shumica e prokurorëve dhe gjykatësve të angazhuar në këto procese.
    Në Itali, magjistratë si Falcone, Borselino, Di Pietro, nuk kanë qenë kalorës të drejtësisë, por pjesë të një agjende për subversion politik, ku kishin dorë edhe qendra të fuqishme në Perëndim, duke përfshirë dhe ekuivalentin në SHBA të së majtës europiane. Në rast se Falcone dhe Borselino do të kishin jetuar, ata do të qenë bërë deputetë të ish-partisë komuniste, si Antonio Di Pietro. Në rast se nuk do të kishte dalë Berlusconi, në politikën italiane do të ishte vendosur praktikisht diktatura e së majtës ish-komuniste. Kjo është arsyeja që Berlusconi u vu në shënjestër të magjistratëve militantë të majtë, qëkurse hyri në politikë, duke u bërë lider i së djathtës.
    E majta ish-komuniste në Itali donte të siguronte me anë të përdorimit të gjykatave si armë, qëndrimin afatgjatë në pushtet, duke e shkatërruar të djathtën. Koha tregoi se e djathta në Itali kishte më shumë mbështetje dhe se do të qëndronte gjatë në pushtet, sic po ndodh. Në rast se lufta e drejtësisë kundër së djathtës italiane do të kishte pasur sukses, sot në pushtet në Itali do të kishte qenë artificialisht e majta. Përndryshe, e majta italiane, e fuqizuar artificialisht nga lufta e magjistrëve kundër së djathtës, u shpërbë porsa nuk pati sukses lufta e magjistratëve kundër së djathtës.
    Unë nuk them se edhe në Shqipëri është e njëjta situatë politike, por kur ambasadori amerikan, tre muaj para zgjedhjeve parlamentare, e inkurajon drejtësinë që të penalizojë në mënyrë selective politikën, atëherë krijohet dyshimi i arsyeshëm se diplomacia amerikane parashikon se e majta nuk mund t’ i fitojë zgjedhjet, dhe kërkon ta përmbysë rezultatin e tyre me cdo mënyrë, deri edhe duke e përdorur drejtësinë si armë politike. Nuk kemi parë një ambasador amerikan që t’ i flasë drejtësisë shqiptare me këtë gjuhë para zgjedhjeve të vitit 2005.
    Në Itali, përdorimi i drejtësisë si armë politike, solli përplasje të dhunshme, madje të përgjakshme, mes politikës dhe drejtësisë. Një gjë e ngjashme mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Përdorimi selektiv i drejtësisë si armë kundër politikës rrerzikon jo thjesht demokracinë, por edhe pluralizmin politik në Shqipëri. Sigurisht që nga kjo do të dalë një regjim ku sundon frika dhe ku do të zhduket edhe liria e fjalës. Prandaj, në këtë pikë duhet hequr një vijë të kuqe, e cila nuk duhet toleruar të kapërcehet, dhe ai që e kapërcen duhet ta dijë se shkel në fushë të minuar, siç ndodhi me magjistratët “e ndershëm” italianë, Falcone dhe Borselino, apo me disa diplomatë amerikanë në Greqi.

kmyftaraj@yahoo.com