Trajneri humb kontrollin, sulmon futbollistin e tij (Video)

Humbja 2-1 në 5 minutat e fundit të ndeshjes nga ekipi Vibonese në divizionin e pestë italian dhe kartoni i kuq i dhënë për protesta bëri që trajneri i Cosenzas, Gianluca Gagliardi ta humbte kontrollin. Trajneri italian e sulmoi teksa po hynte në tunelin e dhomave të zhveshjes lojtarin e tij Franco Da Dalt, çka solli edhe kaos për disa çaste. Videoja u publikua në YouTube nga klubi i Viboneses për të treguar gjestin aspak sportiv të trajnerit. /Fish Media/

Related Posts: