Euro 2020 me konsensus


Mishel Platini thyen më në fund heshtjen dhe i përgjigjet sulmeve të presidentit të Fifa-s, Joseph Blatter. Numëri 1 i futbollit botëror, në dy intervista të ndryshme, i kishte hedhur poshtë projektet e presidentit të Uefa-s, lidhur me organizimin e Kampionatit Europian në disa vende të ndryshme dhe përdorimin e gjyqtarit pas porte. Kritikat e Blatter duket se nuk i kanë pëlqyer kreut të futbollit kontinental, që këtë herë ka dashur t’i bëjë të qartë zviceranit, se idetë e tij janë miratuar nga pothuajse të gjitha vendet anëtare të Uefa-s:
“Të gjitha programet tona kryesore, si organizimi i Euro 2020 apo fair play financiar, janë rezultatr i një dialogu të thellë dhe një vendimi kolegjial, marrë nga të gjitha vendet anëtare. Projekti i Euro 2012 mori ok e 52 nga 53 vendeve anëtare, ndaj kritikat e Blater më duken pa vend. Ndërkohë përsa i përket teknologjisë në futboll, nëse do ta përfshinim në Champions League ose Europa League, Uefa duhet të investojë 54 milion euro për pesë vjet. preferoj më shumë ti investoj këto para për zhvillimin e futbollit”.
Gjithsesi përsa i përket përdorimit të gjyqtarit pas porte, ka qënë vetë Blater I cili katër vjet më parë miratoi përdorimin e këtij sistemi, që aktualisht përdoret në kompeticionet e lojës në kontinent.