![]() |
| Dani Rodrik |
Natyrisht, “qytetërimi global” gjithnjë do të jetë një metaforë, për shkak se kurrë nuk do të ekzistojë një qeveri botërore që e administron të gjithë komunitetin politik mbarëbotëror. Por sa më shumë që e shohim veten si qytetarë globalë dhe ia shprehim preferencat tona ashtu siç janë qeverive tona, aq më pak do të na duhet të ndjekim përbindëshin e qeverisjes globale
Asgjë nuk e rrezikon më shumë globalizimin se sa boshllëku i mërzitshëm i qeverisjes – një pabarazi e rrezikshme ndërmjet shtrirjes kombëtare të përgjegjësisë politike dhe natyrës globale të tregjeve të ushqimit, kapitalit dhe shërbimeve të shumta – që janë hapur gjatë dekadave të fundit. Kur tregjet i kapërcejnë rregullimet kombëtare, siç ndodh në rastet e sotme të globalizimit të financave, dështimi i tregjeve, jostabiliteti dhe kriza janë rezultatet pasuese. Mirëpo, lënia e vendimmarrjes burokracive superkombëtare, siç janë Organizata Botërore e Tregtisë apo Komisioni Evropian, mund të rezultojë me një deficit demokratik dhe humbje legjitimiteti. Si mund të mbyllet ky boshllëk qeverisjeje? Një opsion i mundshëm është rivendosja e kontrollit kombëtar demokratik mbi tregjet globale. Ky opsion është i vështirë dhe e rrezikon proteksionizmi, mirëpo nuk është as i pamundur e as domosdo armiqësor për globalizimin e shëndetshëm. Siç argumentoj në librin tim “Paradoksi i globalizimit”, zgjerimi i shtrirjes së qeverive kombëtare për të ruajtur diversitetin rregullator dhe rindërtuar pazaret e tensionuara sociale do të rrisë funksionimin e ekonomisë globale. Në vend të kësaj, elitat politike (dhe shumica e ekonomistëve) favorizojnë forcimin e asaj që me shumë entuziazëm quhet “qeverisje globale”. Sipas këtij këndvështrimi, reformat si ato që rrisin efektivitetin e G-20-s, shtojnë përfaqësuesshmërinë e bordit ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe i ashpërsojnë standardet kapitale të përcaktuara nga komisioni i mbikëqyrjes bankare me seli në Bazel do të ishin të mjaftueshme për të ofruar një mbështetje të shëndoshë institucionale për ekonominë globale. Mirëpo, telashi nuk është vetëm aty se këto institucione globale mbesin të dobëta. Por edhe për shkak se janë trupa ndërqeveritare – një koleksion i shteteve anëtare e jo pjesëtarë të qytetarëve globalë. Për shkak se përgjegjësia e tyre ndaj elektorateve kombëtare është jo e drejtpërdrejt dhe e paqartë, ato nuk gjenerojnë besnikëri politike – dhe njëherësh legjitimitet – në atë mënyrë që institucionet e vërteta përfaqësuese e kërkojnë. Në të vërtetë, peripecitë e Bashkimit Evropian i kanë zbuluar kufijtë e ndërtimit të komuniteteve politike transkombëtare, madje edhe në mesin e një numri relativisht të kufizuar dhe të ngjashëm të shteteve.
Në fund të fundit, hovi ndalet me parlamentet dhe ekzekutivët kombëtarë. Gjatë krizës financiare, ishin qeveritë kombëtare ato që i shpëtuan bankat dhe kompanitë, rikapitalizuan sistemin financiar, i garantuan borxhlinjtë, zbutën pabarazinë, e ngrin pompën fiskale dhe i paguan kostot e papunësisë dhe mirëqenies – ndërsa e morën përsipër fajin për gjithçka që shkoi gabim. Sipas fjalëve të paharrueshme të guvernatorit në largim të Bankës së Anglisë, Marvyn King, bankat globale janë “ndërkombëtare në jetë, por kombëtare në vdekje”.
Mirëpo, mbase ekziston një tjetër shteg, një shteg që e pranon autoritetin e qeverive kombëtare, por që synon të riorientojë interesat kombëtare në një drejtim më global. Progresi përgjatë një shtegu të tillë kërkon që qytetarët “kombëtarë” të fillojnë ta shohin veten gjithnjë e më shumë si qytetarë “globalë”, me interesat që u zgjaten përtej kufijve të shteteve të tyre. Qeveritë kombëtare janë përgjegjëse për qytetarët e tyre, të paktën në parim. Kështu që, sa më globalë që të bëhet sensi i këtyre qytetarëve, aq më globale do të jetë përgjegjësia e politikave të tyre kombëtare. Kjo mund të duket si një ëndërr e parealizueshme, mirëpo diçka në mes të këtyre rreshtave ka filluar të ndodhë tash e sa kohë. Fushata globale për zbutjen e borxhit shteteve të varfra është zhvilluar nga organizatat joqeveritare, të cilat me sukses i mobilizuan të rinjtë në shtetet e pasura që të ushtrojnë presion mbi qeveritë e tyre.
Kompanitë shumëkombëshe janë më se të vetëdijshme për fushatat e tilla qytetare, që detyrojnë rritjen e transparencës dhe që i ndryshojnë mënyrat e tyre në praktikat e punës përreth botës. Disa qeveri u janë qepur pas liderëve të jashtëm politikë, të cilët kanë kryer krime të shkeljes së të drejtave njerëzore, duke pasur një mbështetje të konsiderueshme të popullit. Nancy Birdsall, kryetare e Qendrës për Zhvillim Global, përmend shembullin e një qytetari ganez që ka dëshmuar në Kongresin amerikan në shpresë që të bindë zyrtarët amerikanë të ushtrojnë presion mbi Bankën Botërore që të ndryshojë qëndrimet e saj për tarifat e shfrytëzuesve në Afrikë. Përpjekjet e tilla pozitive për “globalizimin” e qeverive kombëtare kanë potencialin më të madh të ndikojnë në politikat ambientale, veçanërisht të atyre që synojnë të lehtësojnë ndryshimet klimatike – që është dhe problemi më i madh dhe më i vështir global nga të gjithë. Në mënyrë interesante, disa prej iniciativave më të rëndësishme për të ndalur gazrat e dëmshme serrë dhe promovuan rritjen e përdorimit të atyre të gjelbra janë produkt i presioneve lokale. Kryetari i institutit të burimeve botërore, Andrew Steer, thotë se më shumë se 50 shtete të zhvilluara tani po i implementojnë politikat e kushtueshme për të reduktuar ndryshimet klimatike. Nga perspektiva e interesit kombëtar, kjo gjë nuk ka kuptim fare, duke e pasur parasysh natyrën globale të problemit. Disa prej këtyre politikave janë të nxitura nga dëshira për të realizuar një avantazh konkurrues, si në rastin e mbështetjes së ofruar nga Kina për industritë e gjelbra. Mirëpo, kur votuesit janë globalisht të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm për ambientin, veprimet e mira klimatike mund të jenë po ashtu edhe politika të mira.
Merreni parasysh Kaliforninë, e cila në fillim të këtij viti lansoi një sistem “mbulo dhe tregto” që synon reduktimin e emetimit të karbonit në nivelet e vitit 1990 deri në vitin 2020. Derisa veprimet globale kanë mbetur të përqendruara në mbulimin e emetimit të gazrave, grupet ambientaliste dhe qytetarët e shqetësuar e nxitën me sukses realizimin e planit, me gjithë kundërshtimit të grupeve të biznesit, të cilin guvernatori republikan i asaj kohe, Arnold Schwarzenegger, e nënshkroi dhe e shndërroi në ligj më 2006. Nëse dëshmohet si i suksesshëm dhe vazhdon të jetë popullor, atëherë mund të bëhet model për të gjithë vendin. Anketat globale, siç është ajo e “World Values Survey”, sinjalizojnë se ka ende shumë fusha që duhet të mbulohen: qytetërimi i vetëshprehur global ka tendencë që të qëndrojë për 15-20 për qind të pikëve prapa qytetërimit kombëtar. Mirëpo, boshllëku është më i vogël për të rinjtë, më mirë të arsimuarit dhe shtresat profesionale. Ata që e konsiderojnë veten të jenë në majë të strukturës së shtresave janë dukshëm më globalistë sesa ata që e shohin veten si pjesëtarë të shtresave më të ulëta. Natyrisht, “qytetërimi global” gjithnjë do të jetë një metaforë, për shkak se kurrë nuk do të ekzistojë një qeveri botërore që e administron të gjithë komunitetin politik mbarëbotëror. Por sa më shumë që e shohim veten si qytetarë globalë dhe ia shprehim preferencat tona ashtu siç janë qeverive tona, aq më pak do të na duhet të ndjekim përbindëshin e qeverisjes globale.
Autori është profesor i ekonomisë ndërkombëtare politike në Universitetin e Harvardit. Marrë nga “Project Syndicate”