Ekzekutimi i shtatë arabëve


“Foreign policy”



Arabia Saudite është më barbare nga ç’mendohet. Sistemi qesharak i drejtësisë në Arabinë Saudite ka dënuar 7 të rinj me vdekje këtë javë dhe bota hesht

Këtë artikull e kam shkruar më 12 mars në Uashington, në momentin kur 7 të rinjtë në moshën 20 vjeçare, ishin ende gjallë dhe i luteshin Zotit deri në minutën e fundit t’i ruante ata që të mos përballeshin me skuadrën e zjarrit jashtë zyrave luksoze në provincën Aseer të Arabisë Saudite, Faisal Ben Khalid, i cili urdhëroi ekzekutimin e tyre.
 Lutjet e tyre ranë në veshë të shurdhër.  Ata që ishte dënuar se kishte grabitur i armatosur u ekzekutuan më 13 mars. Ky akt u quajt ‘një akt brutaliteti’.
Qindra njerëz ekzekutohen në Arabinë Saudite çdo vit – ndërkohë që disa ekzekutime kryhen fshehurazi, askush nuk e di numrin e saktë.
Më 2007, gazeta Arab Neës raportoi se 400 persona kanë vdekur vetëm në provincën e Mekës.
Në mbretëri ka edhe 12 rajone të tjera, kështu që numri total i njerëzve që presin ekzekutimin mund të arrijë në disa mijëra.
Qeveria saudite drejton sistemin e drejtësisë më prapanik dhe më ksenofob në gjithë botën. Nuk ekziston kodi legal formal. Gjyqtarët duhet të përkrahin versionin qeveritar të miratuar nga Salafi i Islamit. Zezakët, të cilët përbëjnë 10% të popullsisë, si dhe gratë dhe myslimanët (nuk dënohen me ligj) dhe zbatojnë një version disi më ndryshe të besimit, sepse tradita fetare e monarkisë ende i sheh zezakët si skllevër, myslimanët e tjerë si heretikë dhe gratë si gjysma njerëz.
Ka vetëm një fjalë për të përshkruar një sistem të tillë: aparteidi.
Ana juridike është pjesë e qeverisjes – një konflikt zhurmëmadh me asnjanësinë e supozuar të gjyqtarëve.
Ministri i drejtësisë shërben gjithashtu edhe si president i Gjykatës së Lartë të Arabisë Saudite.
Që nga krijimi i Arabisë Saudite më 1932, nuk ka qenë asnjë ministër i vetëm nga jugu, që përbën 27% të popullsisë. Jugu banohet nga myslimanët sunitë që ndjekin doktrinën qeveritare të Salafit. Para vdekjes së tij, një nga të ekzekutuarit, Saeed al-Shahrani, refuzoi të jepte një foto për këtë artikull, sepse ai ndiqte fatvanë qeveritare ku fotot ndaloheshin të publikoheshin. Mund të thuhet edhe më shumë për anëtarët familjes sunduese: pjesëtarët e oborrit në Shtëpinë e Saudit janë të njohur për fotot që i bëjnë vetes dhe për shpërndarjen e tyre në çdo vend të mundshëm.
Trupi i njërit prej burrave, Sarhan al-Mashayekh mendohej të vendosej në një vend publik për 3 ditë rresht. Por meqë çdo gjë në Arabinë Saudite është politike, kjo nuk ndodhi. Qeveria me sa duket pati frikë se një veprim i tillë do të tërhiqte vëmendje ndërkombëtare dhe mund të shkaktonte ndonjë reagim të dhunshëm nga fiset e mëdha të jugut.
Të ekzekutuarit rridhnin nga 5 fise të mëdha dhe mijëra njerëz ishin mbledhur për të protestuar kur ata u vranë – fotot e realizuara nga një dëshmitar shfaqnin qindra ushtarë të armatosur dhe një dyzinë mjetesh ushtarake që mbronin skenën e ekzekutimit.
Të rinjtë ishin dënuar se kishin vjedhur të armatosur disa dyqane argjendarish, 7 vjet më parë. Askush nuk u vra dhe ari i vjedhur iu kthye të zotit. Saeed, një nga të dënuarit, i cili bisedoi me mua që më 1 mars me anë të një telefoni celular  kontrabandë, më tha: “Isha 15 vjeç dhe nuk mbaja armë. Dua të shkoj pranë familjes sime”.
Varfëria ishte faktori kryesor pas këtij krimi. Të shtatë ishin të papunë dhe rridhnin nga familje të varfra. Pikërisht varfëria reflektonte mbi kushtet ekonomike me të cilat përballen sot shumë njerëz në Arabinë Saudite. Niveli i papunësisë në mbretërinë saudite është nga më të lartat në Lindjen e Mesme – shkon deri 40% te meshkujt dhe mbi 80% te femrat.
Kjo masakër tregon edhe njëherë se qeveritë perëndimore nuk humbin asnjëherë mundësinë për t’i thënë popullit saudit: “Nuk kujdesemi më pak për problemet tuaja”. Zyra e Komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara bëri thirrje mbi qeveritarët të mos i vrisnin të burgosurit.
Që kur mësova lidhur me ekzekutimet, m’u deshën 14 orë për të kontaktuar me disa qeveritarë për të nxitur monarkinë saudite që të bënin një rigjykim të çështjes. Po, ata e pranuan fajin – por ata u torturuan dhe nuk patën mundësi për ndonjë fazë tjetër gjyqi.
Në një nga letrat që i dërgova Lordit Nicholas Philips, ish presidentit të Gjykatës së Lartë Britanike, i kërkoja atij një peticion për qeverinë saudite për pezullim ose rigjykim të çështjes. Lordi Philips është i rëndësishëm, sepse ai ishte takuar me ministrin saudit të drejtësisë dhe sipas zyrës saudite të shtypit, e kishte lëvduar sistemin e drejtësisë së Arabisë Saudite prillin e kaluar, pasi priti një delegacion saudit. Kjo vizitë ishte një përpjekje në dukje për të bindur kreun britanik të drejtësisë që të lejonte firmosjen e një marrëveshje shkëmbimi mes të burgosurish me Arabinë Saudite.
Kjo marrëveshje do të lejojë kthimin e Saud bin Abdulaziz bin Nasir Al Saud, princit saudit i cili vrau të dashurën e tij dhe shërbëtorin në një hotel të Londrës.
Unë besoj se monarkia saudite, që bëri një marrëveshje me Britaninë për hir të princit të vet, do të kishte pranuar faljen e këtyre 7 djemve të rinj.
Mendoja se çështja e Philips do të shërbente për shpëtimin e jetëve të 7 djemve.
Gjithashtu u bëra thirrje zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, duke u shprehur se ishte në interes të tyre ndërhyrja për këta 7 persona. Ekzekutimi i 7 djemve ndodhi një ditë pas vizitës së sekretarit të shtetit amerikan John Kerry në Riad. Gjërat dukeshin sikur po ndryshonin shpejt pas kësaj – mbreti pranoi që ekzekutimin e të rinjve  të pezullohej për një javë, me sa duket për të evituar situatat e sikletshme pas vizitës së mikut amerikan të rangut të lartë.
Në kohën që mbarova bocetën e parë të kësaj historie, mora një telefonatë mirënjohjeje nga Saeed, por telefonata e tij u pre shpejt – mbase ngaqë rojet e armatosura u futën në dhomëzën e tij, që ai të përballej me vdekjen. Miku im, Saee, ti u kujtove të më telefonosh pak orë para se të ndaheshe nga kjo jetë. Lamtumirë Saeed! Më vjen keq që nuk pata mundësi të bëja më shumë!

Përktheu Rudina Dahri
...