Ky është versioni final i këngës sonë në Eurovision (VIDEO)

Është publikuar versioni final i këngës shqiptare, që do garojë sivjet në Eurovision. Po ashtu është publikuar edhe video zyrtare e këngës.
Yjet e muzikës rock, Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj do të performojnë këngën e tyre “Identitet”  në gjysmëfinalen e dytë në Malmo të Suedisë.
Bledari dhe Adriani fituan në dhjetor të vitit të shkuar Festivalin e 51-të të këngës në RTSH.
Kënga është ripërpunuar dhe regjistruar në studion Kingside në Suedi.