Fotografi holandez, David Galjaard, ka fituar një çmim për fotot e tij në Paris Photo First Photobook Award. “Concresco” është projekti i tij me foto nga bunkerët në Shqipëri.
“Gjithkush e njeh Stalinin, por askush nuk e njeh Hoxhën. Është një histori sekrete, ndoshta për shkak se Shqipëria është kaq e vogël. Nëse sheh fotot, ky është një prezantim për një vend që shumë pak njerëz e njohin,” thotë fotografi.
“Po tregoj një histori për një vend dhe po përdor bunkerët si metaforë. Shqipëria është një vend lindor, por do të jetë pjesë e perëndimit. Ka një këmbë në secilin. Shqiptarët nuk e kanë gjetur akoma identitetin e tyre, ndërsa luftojnë me të kaluarën, por edhe me të ardhmen. Dhe e ardhmja e tyre është që ata të bëhen pjesë e Europës Perëndimore,” thekson fotografi.
Ai shprehet se shqiptarët janë fansa të çmendur të Amerikës.
“Njerëzit më pyesin nëse jam amerikan, duke shpresuar që të jem i tillë,” thotë ai.
Sipas tij, fotot janë vizioni i tij për Shqipërinë.





