Komisioneri i ri europian i zgjerimit, çeku Stefan Fule, ish-agjenti i KGB i riaktivizuar, ka konflikt interesi pёr Shqipёrinё



Nga Kastriot Myftaraj

      Ne shqiptarёt dёgjuam pёr pesё vjet, qё nga nёntori i vitit 2004, pra nga fundi i qeverisjes sё PS dhe deri mё sot, tё na flasё pёr hyrjen nё Bashkimin Europian njё ish-futbollist finlandez, qё mbante postin e komisionerit europian tё zgjerimit, zotin Olli Rehn (ai ka qenё futbollist i klubit tё qytetit tё tij tё lindjes “Mikkelin Pallolijat”). Me pёrfundimin e mandatit pesёvjeçar, Olli Rehn la postin e komisionerit tё zgjerimit pёr tё marrё atё tё çёshtjeve ekonomike dhe monetare pёr pesё vjetёt e ardhshmё. Vendin e komisionerit tё zgjerimit e mori çeku Stefan Fule, i cili me paraardhёsin e vet ka vetёm vitin e lindjes, 1962. Pёr pesё vitet e ardhshme do tё dёgjojmё çekun Stefan Fule tё na flaёs pёr zgjerimin e Bashkimit Europian dhe pёr hyrjen e Shqipёrisё atje, kur tё ketё pёrmbushur standardet, tё cilat tashmё ёshtё e qartё se janё bёrё evazive sa i pёrket Shqipёrisё.
      Gjithsesi, tё dёgjosh nga finlandezi Olli Rehn se Shqipёria nuk mund tё pёrfitojё nga zgjerimi i Bashkimit Europian pёr shkak tё mosplotёsimit tё standardeve, ёshtё nё fund tё fundit njё gjё qё mund tё durohet. Por t’ i dёgjosh kёto gjёra nga çeku Stefan Fule ёshtё krejt e padurueshme. Stefan Fule u bё anёtar i partisё komuniste nё Çekosllovaki nё vitin 1982, nё moshёn 20 vjeç kur ishte student nё Universitetin Karlovi tё Pragёs. Qё njё student tё bёhej komunist nё Pragёn e viteve tetёdhjetё,  kjo do tё thotё se ky student ka qenё njё njeri shumё i mbrapshtё. Regjimi komunist nё Çekosllovaki ishte ndjeshёm liberal dhe ndёrsa e shpёrblente devocionin e shprehur nga tё rinjtё, nuk e kёrkonte atё me detyrim. Kёshtu qё ata tё rinj qё tregoheshin tё zellshёm nё pёrkushtimin e tyre ndaj komunizmit qenё palaço falstafianё. I tillё ka qenё shoku Stefan Ful. Tё bёheshe anёtar i partisё komuniste, qё kur ishte student, nё Pragёn e vitit 1982, ku toleroheshin edhe disidentёt, kjo ishte baras sikur tё kishe qenё anёtar i Komitetit Qendror tё partisё nё Shqipёri.
      Shoku Stefan Fule, me zellin e tij prej komunisti qё nё moshёn studentore, tёrhoqi dhe vёmendjen e sovjetikёve dhe tё KGB, qё atёherё sundonin Çekosllovakinё pas pushtimit tё vitit 1968. Sovjetikёt vuanin pёr kolaboracionistё nё Çekosllovaki me tё cilёn kishin pasur gjithmonё marrёdhёnie tё vёshtira. Sovjetikёt e çuan shokun Stefan Fule tё vazhdonte studimet nё Institutin pёr Marrёdhёnie Ndёrkombёtare nё Moskё, shkolla mё elitare diplomatike nё gjithё kampin komunist. Tё gjithё studentёt qё vinin nё kёtё shkollё nga vendet e huaja firmosnin pёr KGB-nё duke u bёrё agjentё tё saj. Ky qe çmimi qё duhej paguar pёr ndjekjen e kёsaj shkolle. Shokun Stefan Fule e kanё quajtur agjent tё KGB nё Çekosllovaki, akuzё tё cilёn ai e ka mohuar. Sigurisht qё provat pёr kёtё gjenden nё Moskё, por Putin dhe Medvedev nuk ka gjasa qё t’ i bёjnё publike ato. Duke e çuar shokun Fule nё Institutin e Marrёdhёnieve Ndёrkombёtare nё Moskё, sovjetikёt treguan se e kishin shenjuar atё pёr tё qenё pjesё e udhёheqjes komuniste çekosllovake-kolaboracioniste tё tyre. Nё rast se nuk do tё ishte shpёrbёrё blloku sovjeto-komunist nё Lindje, shoku Fule sot me siguri qё do tё ishte anёtar i Byrosё Politike nё Pragё dhe ministёr i Punёve tё Jashtme. Shoku Fule sigurisht qё e kishte ёndёrruar kёtё gjё kur ndiqte studimet nё Moskё. Por ai as nё ёndёrr nuk e kishte shkuar se njё ditё do tё bёhej anёtar i qeverisё europiane nё Bruksel. Nё rast se dikush do t’ ia kishte thёnё kёtё gjё kur ndiqte studimet nё Moskё, shoku Fule me siguri qё do ta kishte denoncuar tek KGB kёtё njeri.
      Shoku Stefan Fule, ish-agjenti i KGB nё postin e komisionerit europian pёr zgjerimin ёshtё njё aset i vlefshёm pёr Moskёn. Nё rast se shoku Fule i ka ndёrprerё lidhjet me KGB dhe pasardhёsen e saj FSB pas vitit 1989, me siguri qё shёrbimi sekret rus do tё bёjё gjithcka qё ta riaktivizojё agjentin e vjetёr Stefan Fule. A e dinin nё kancelaritё europiane se Stefan Fule me tё shkuarёn e vet moskovite ishte njё njeri i shantazhueshёm. Sigurisht qё e dinin por duket se pikёrisht pёr kёtё arsye e sollёn nё kёtё post shokun Stefan Fule. Kancelaritё europiane qё pёrzgjodhёn shokun Fule pёr postin e komisionerit europian tё zgjerimit, presin pikёrisht qё ai tё rikrijojё lidhjet e veta me spiunazhin rus, nё rast se ndonjёherё i ka ndёrprerё ato.
      Ёshtё njё metodё e njohur qё pёrdoret shpesh nga shtetet e mёdha kur duan tё qetёsojnё njё tjetёr fuqi tё madhe, pёr njё çёshtje. Kёshtu, emёrojnё nё njё post-kyç njё agjent tё fuqisё sё huaj tё cilёn duan ta qetёsojnё, nё mёnyrё qё fuqia e huaj tё ketё akses me anё tё spiunazhit nё çёshtjen qё i intereson. Rusia ёshtё e shqetёsuar nga projektet perёndimore pёr zgjerimin e Bashkimit Europian nё Lindje, duke hyrё nё tё edhe Ukraina e Gjeorgjia, gjё qё dёshirohet nga SHBA. Rusia ia ka bёrё tё qartё Brukselit dhe posaçёrisht Francёs dhe Gjermanisё, se qёllimi i SHBA kur kёrkojnё hyrjen e Ukrainёs dhe Gjeorgjisё nё Bashkimin Europian ёshtё qё tё armiqёsojnё Bashkimin Europian me Rusinё.
      Francadhe Gjermania, dy fuqitё e mёdha qё kontrollojnё politikёn e Bashkimit Europian, kёrkojnё ta sigurojnё Rusinё se ato nuk do t’ i mbёshtesin planet amerikane pёr zgjerim tё Bashkimit Europian nё lindje. E ku ka mёnyrё mё tё mirё pёr ta siguruar Rusinё pёr kёtё gjё, se duke emёruar njё ish-agjent tё KGB (i cili do tё riaktivizohet nga pasardhёsja e KGB, FSB) nё postin e komisionerit europian pёr zgjerimin. Kёshtu, gjithё dokumentacioni sekret i zyrёs pёr zgjerimin e Bashkimit Europian do tё shkojё nё Moskё, nё kanalet e spiunazhit, nё njё mёnyrё qё kёnaq egon profesionale tё carit tё ri rus, Putin dhe tё vicecarit Medvedev.
      Shoku Stefan Fule, nё postin e komisionerit tё zgjerimit, do tё kryejё dhe ndonjё mision tjetёr pёr Moskёn, qё do t’ i kёrkohet asaj si nder nga Beogradi. Kёshtu shoku Fule do tё pengojё me sa tё mundё anёtarёsimin e Shqipёrisё nё Bashkimin Europian. Kjo gjё duhet pritur. Me shokun Fule, Shqipёria ka njё armik pёr vdekje nё Bruksel. Shoku Stefan Fule, pёr shkak tё sё shkuarёs sё vet moskovite, ka njё konflikt tё qartё interesi sa i pёrket Shqipёrisё, por edhe Ukrainёs dhe Gjeorgjisё, vende kёto hyrjen e tё cilave nё Bashkimin Europian nuk e dёshiron Rusia.
      Po c’ janё kёto teori konspiracioni, histori me agjentё, pёrralla nga koha e Luftёs sё Ftohtё do tё na thonё disa. Pyetja qё duhet t’ i pёrgjigjen kёta njerёz ёshtё se pёrse atёherё fuqitё e mёdha shpenzojnё shumё para pёr shёrbimet secrete, apo se udhёheqёsit e kёtyre vendeve janё maniakё tё teorive tё konspiracionit. Shёrbimet secrete vazhdojnё tё ekzistojnё dhe tё jenё aktive si nё kohёn e Luftёs sё Ftohtё dhe nuk mund tё jetё ndryshe, se spiunazhi dhe agjentura mbeten ёshtё njё aspekt i pёrjetshёm i marrёdhёnieve ndёrkombёtare. Sa pёr OJF-tё dhe analistёt mediatikё qё nuk pushojnё sё shpёrfilluri kёtё pikёpamje, ata. Me apo pa vetёdije, thjesht punojnё e paguhen qё tё kamuflojnё kёtё veprimtari.      
kmyftaraj@yahoo.com