Clarence Seedorf është ndëshkuar në mënyrë të çuditshme me karton të kuq mbrëmë në ndeshjen ndërmjet Medureiras dhe Botafogos.
Në fakt, ish futbollisti i Ajaxit, Real Madridit, Interit dhe Milanit ishte duke e lëshuar fushën në fund të takimit, për t’u zëvendësuar nga një bashkëlojtar dhe gjyqtari e udhëzoi të dilte nga fusha nga ana tjetër, për të mos humbur kohë.
Por, holandezi insistoi të dilte në pjesën tjetër të fushës dhe ai u ndëshkua së pari me karton të verdhë, e pastaj me të kuq.
Kjo ishte hera e dytë në karrierë që Seedorf merr karton të kuq, pas atij në vitin 2006 në ndeshjen Messina – Milan. /Fish Media/